E enjte, 23.09.2021, 06:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Ballkani pa përgjigje!

E marte, 05.07.2011, 07:57 PM


Ballkani pa përgjigje!

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Vështirë është të kuptohet politika dhe esenca e zhvillimeve të Ballkanit. Ballkani është si një lule me aromë baruti, e pa kuptuar për botën, por e shpjeguar nëpër histori si territor ku çdo pesëdhjetë vjet shpërthejnë luftërat, ndoshta për shkak lashtësisë së popujve të cilët nuk mund të notojnë kthjellët në të kaluarën. Ose kujtimi i së kaluarës është shtrembëruar dhe ngulitur paradoksi i vullnetit për pushtet! Po, pikërisht kjo është arsyeja e vullnetit dhe lashtësisë si pretendim për ta treguar vetën sa më antik.  Artistja Majlinda Kelmendi nëpërmjet një përformanse të prezantuar ditë më parë në Galerinë e saj private “Ekspoart .40” është përpjekur të deshifroj problemin madhështor botëror , politikën e Ballkanit dhe funksionimin e saj. Çdo gjë është e pazgjidhur, Kelmendi këtë me plotë arsye e vërteton duke ngritur zërin përmes postmodernes se Ballkani (aromë baruti) është një copë toke e zhurmshme, enigmatike, kuptohet për të tjerët, negociata, kontakte miqësore, arsyetime, të gjitha pa ndonjë rezultat pozitiv. Si duket e kaluara e ka kafshuar të ardhmen, ka lënë gjurmë të thella, dhe shenjat ekzistojnë, për të na treguar se e kaluara ekziston, ajo qëndron në kufij, vetëm një gabim i vogël dhe e tëra do ndizet si një llavë vullkani, është si një fije floku, që shumë lehtë këputet, dhe rrëmuja sfidon arsyen. Artistja, nëpërmjet një përformanse simbolike, me  “gjestikulacione”  të përsëritura në formë pasqyre, përgjigjen për kaosin ballkanik e kthen prapë në pikëpyetje. Nganjëherë përmofrmansa tregon gjeste fisnike, të një duke të madh që ishte dikur, por , ai Dukë shpejt do lidhet me litar të gjatë saqë do i afrohet vdekjes, por jo, besueshmëria, vendosmëria, sinqeriteti, e këput litarin dhe lirohet, pa ndonjë përgjigje të qartë. Muzika, me tinguj të lehtë, të thellë, shoqëron përformansën me pantomimë, pa tekst sepse kemi folur mjaftë, dhe asgjë nuk ka sjellë diçka pozitive, arrin të deshifroj atë lidhshmërinë, gërshetimin, lojën nëpërmjet ritmit muzikor dhe mesazhit nën kornizën e konceptit të artistes.

Foto: Majlinda Kelmendi
Foto: Majlinda Kelmendi
Ndriçimi, po ashtu ka filozofinë e vet. Bluja, e mbështetur mbi trupin e tyre, na përfaqëson atë ftohtësinë, thellësinë, derisa e kuqja, nxehtësinë, dhe shpërthimin e lehtë ballkanik. E verdha, këtu shpërfaq depresionin, por jo të Holandezit Van Gogh, por ballkanik, që duhet të shërohemi, por shërimi është i ngadaltë, me një ritëm të dirigjuar nga shtypësit e qëllimshëm të tjerë, që janë të njohur për tërë botën. Grija, kompozon në heshtje atë natyralizmin estetikë dhe mikpritës të popujve të Ballkanit. Ballkani është i gjelbëruar dhe i kapluar nga ngjyra gri, por shumë shpejtë digjet dhe vyshket. Lëvizjet e ngadalësuara të përformansës, tregojnë atë se, hapat e kohës nuk janë të njëjta me kohën e perëndimit. Dinamizmi ballkanik, është tejet i ngadalësuar, por qëndrimi i Dukës vazhdon të jetë stoik. Koka gjithnjë është përpjetë, edhe pse rrëmuja, rregullimi pickon heshtjen.

 

Artistja ka arritur me një gjuhë postmoderne, të protestoj për përgjigjen e humbur, ajo heq vellon e Ballkanit, tregon lakuriqësinë e pastër të  këtij territori antik dhe fajin kryesor e bartë lashtësia për modernizmin, sepse të dyja nuk puqen njëra me tjetrën dhe krijojnë çrregullimin.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora