Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Atdheu i zogjve shtegtarë

| E hene, 04.07.2011, 07:03 PM |


ATDHEU I ZOGJVE SHTEGTARE

 

Në prag të 4 korrikut

 

- Amerikë = emigrantë -

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

Statuja e lirisë – USA

Zoti ,gjithkujt ja ban çaren,

Ashtu si miliardave ,edhe ne,

Zogjtë shtegtarë të Globit,

Sot,Amerikën kanë At’dhe !

…!

Përplasjet e emigrantëve,

Krijuan ,male e kanjonë,

Jo termetet as vullkanet,

Siç ,gjeografët e thonë.

 

Misisipi…,deri në Misuri,

Për mua,më shumë se lumë,

…Një kolonë shumë e gjatë,

Mizëri e paprerë-refugjatë !

 

Katarakti i Niagarës.

Me shkumën e bardhë,

E zhurmën që përcjell,

Lot emigrantësh sjell.

 

Atllantiku e Paqësori,

Gjigandët,në dy anë,

Sa dijnë,për emigrantët,

Shumë,kanë për të thanë!

…!

Gradaçelat gjigande,

Las Vegas e Nju Jork,

Që diellit, i bajnë sfidë,

Gjak,fukarenjësh i ka ngritë.

 

Autostradat e hekurudhat,

Airoportet,minierat,metrotë,

Përveç mundit e djersës,

Kanë në themele mijëra kokë.

 

Mall i paanë,emigrantësh,

Djersë e patharë dhe lot,

Urime e mallkime,poliglote,

Gatuan,Amerikën që kemi sot.

 

Koka dhëmb,këmbët na dridhen,

Emigrantëve,nga të katër anët,

Kur deklarohen triliona boxhe !!

Kaq shume,he dreqi e hangërt !

 

Sot e mot,ky vend i nevojtarit,

I duarve me kallo,ooor mik (!)

Mendove ndryshe? Ke gabuar:

-Merr biletën kthyese…,Dhe,ik !

…!

Zoti,gjithkujt ja ban çaren,

Ashtu si miliardave,edhe ne,

Zogjtë shtegtarë të Globit,

Sot,Amerikën kanë At’dhe !

            ./.

USA,pranverë,2011