E premte, 19.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Flasin për veprën e poetit Ali Asllani, Reshat Arbana, Bujar Asqeriu, Ardian Klosi

E hene, 04.07.2011, 07:32 PM


Ali Asllani, ky poet Kapedan i heshtur me vargje drithëruese

 

Nga Albert ZHOLI

 

Para disa ditësh në ambientet e teatrit “Metropol” u përurua përmbledhja e veprës poetike të Ali Asllanit. Në këtë përrurim merrnin pjesë, poet, shkrimtarë, intelektualë, kritikë arti, miq dhe të afërm të poetit të madh vlonjat. Aktiviteti i një lloji të veccantë, përcolli tek të pranishmit në sallë interpretimin me mjeshtëri të poezive të Asllanit nga “Artisti i Popullit” Reshat Arbana dhe “Artisti i Merituar” Bujar Asqeriu. Interpretimet e tyre u shoqëruan me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

 

Ardian Klosi (botues)

 

Cila ishte shtysa për realizimin e veprës poetike të AliAsllanit?

 

Ishte pak rëstësore shtysa për veprën e plotë të Aslli Asllanit. Unë kam  miqësi më nipin e Asllanit, Adrian Asllani dhe ai më tha që kam dëshirë të bëj një botim për veprën e pa botuar. I them që bëj një botim të plotë, sepse shumë poezi të tij janë të pabotuara duke zgjedhur dhe ato më të mirat. Ishte një punë disa mujore. Ju përvesha punës me dëshirë dhe passion. Fillova të këkroj në bibliotekë shtypin e kohës ku kishte botuar Ali Asllani. Zgjodhëm si primare për botim poezitë më pikante dhe poezitë e pabotuara.

 

Cila ishte vështirësia më e madhe për realzimin e kësaj vepre.?

 

Vështirësia më e madhe ishte të gjendej poezia primare sepse mbas viteve 60, deri  në 1964 ai ka botuar 3 vëllime ku dihet se redaktorët një numër vargjesh i kanë hequr

 

apo tjetërsuar. Kështu që këmbngulëm shumë në shtypin e vjetër sidomos atë para dhe gjatë luftës Nacional Çlirimtare ku ai ishte original dhe i pa censuruar. Aty ai ishte me të vërtetë vetvetja. Shumë dorëshkrime të tij kanë humbur, por megjithatë ne kemi mundur të gjejmë shumë poezi të pabotuara më parë.

 

Mendoni se me këtë vepër është ekspoluar tërësisht vepra e Ali Asllanit?

 

Besoj se po. Jemi munduar të mos lemë asgjë mangut. Por për rëndësinë e këtij botimi le ta thotë fjalën publiku, lexuesi. Ne kemi punuar me mjaft përgjegjësi.

 

Reshat Arbana (Artist i Popullit)

 

Kam qenë dhe mbetem një nga admiruesit e poezive të Asllanit. Që kur kam interpretuar poezin e parë të tij thuajse para dy dekadave, s’u jam ndarë poezive të tij. Ai është një poet sqimatar, plot ndjenja, i veccantë, me një stil të gjallë. Poezia e tij të mbështjell, të bën për vete. Edhe të mos duash të interpretosh kur i lexon poezitë e tij ai të fut në një botë tjetër. Ai të fut në botën e jetës së vërtetë, lakuriqe. Pa zbukurime. Edhe jeta e tij i ngjan një ëndrre. Ndoshta kjo jetë e ka bërë atë që të jetë mjaft i vëmëndshëm ndaj poezisë. Sa herë interpretoj vargjet e tij, aq shumë më merr malli që të interpretoj përsëri. Dhe së fundi dua të theksoj se poezitë e Asllanit janë aktuale dhe do të mbeten aktuale. Besoj se sot nuk ka ndonjë poet që të jetë kaq aktual si ai. Në poezit e tij janë problemet e sotme të shoqërisë shqiptare të shkruara prej tij 60 vjet më parë. Ky është Ali Asllani ose më mirë të themi Asllan Kapedani. Sepse për poezinë shqipe ai mbetet kapedan.

 

Bujar Asqeriu (Artist i Merituar)

 

Ali Asllani është një nga poetët më të mëdhenj të popullit shqiptar, një nga poetët më të mirë të peozisë shqipe, ku sa më shumë njihesh me këtë poet aq më shumë befasoshesh dhe lidhesh me të. Kjo vepër përmbledhëse e poezive të Ali Asllanit është një testament artistik për gjithë shqiptarët. Aty kushdo gjen poezinë e dashurisë, poezinë e shpirtit njerëzor, poezin e atdhedashurisë. Ajo që të bën më teër përshypje është se vargu i Ali Asllanit është vargu i një burimi të pashtershëm që nuk ka lindur tani apo disa dekada më parë, por që i ka rrënjët në shekuj, pasi  sa më shumë kalon koha aq më të bukur aq më ndriccues bëhën vargjet e tij që ndrisin si xhevairë poshtë këtij burimi magjik, si vetë vargjet e poetit. Ai i ka kënduar aq bukur vashës shqiptare, vlerësimit të femrës shqiptare, dashurisë së, ku vargjet për të janë vargje që të mbërthejnë dhe të thonë interpretoji, se aty janë ato virtyte që i ka vetëm femra shqiptare. Këto vargje për femrën shqiptarë s’mund të kalojnë pa lënë gjurmë në ccdo shpirt njerëzor. Jeta ime në Vlorë më ka bërë që ta leoj, rileoj dhe ta interpretoj disa herë këtë visar të inteligjencës shqiptare. Thelbin, tharmin e krijimtarisë ai e ka marrë nga Vlora e bukur, magjepëse ku ai është lindur dhe rritur. Te Vlora e poetëve të mëdhenj, Vlora e bukurisë së madhe. Tek Vlora labe e trimërisë ku unë vet kam kaluar vitet më të bukura të jetës time. Në Vlorë duket sikur dhe zogjtë këndojnë, edhe drurët sikur flasin. Kështu e ka hedhur në vargje Labërinë dhe Vlorën, Asllani i madh. Ali Asllani ka marrë shumë nga ky vend i begatë, por dhe Vlora tashmë po i jep atë nderim që i takon atij. Kur interpretoj vargjet e Aliut (sa pak Ali ka Shqipëria), zemra në fillim i ngjan një zogu të vogël që dalëngadalë bëhet zemër shqiponje, dhe nis fluturimin drejt hapësirave të paana të qiellit të bukur shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora