E enjte, 28.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Linditë Ramushi

E hene, 04.07.2011, 06:30 PM


Linditë RAMUSHI

 

 

Më lër të psherëtijë…

 

Jam bërë si frymë

Si grimcë oksigjeni që mban gjallë qelizat

Ta mbaj gjallë dhe vijën e qafës tek lakohet

Ta fashit dhe tymin e zi rreth syve të jeshiltë

Më lër

 

Ma lër lotin të prek faqen deri tek buza

Le të rrjedh sikur rrjedh në fletë vesa e ftohtë

Mos e fshij me dorë

Ma lër të ma qaj dhe lëkurën si valë e ngrohtë vullkani.

 

Ma lërë të vijëzoj fytyrën një pikë e njelmtë

Se ajo shije vjen nga një burim i verbër tymi

Oh ma lërë dhe ajrin të më hyjë ne mushëkri

Të më këputën  këmbët vrapimit maratonik.

 

Ma fik dhe fijën e plotë të dritës

Tek po e shtrëngoj në gjoks me grusht

Veç mos më lër si pishë rrëzë malit puthitur

Se ngjyrë e sajë humbet  kur i shkulet  rrënja.

 

Më lër të psherëtijë dënesjen në shi

Se rruzat e gjakut  marrin ngjyrë të ndezur në diell

Atëherë do të ngjallem dhe njehërë nga ajo ngjizje

Në mes zjarrit dhe frymës

Sikur lindë një dashuri.

 

 

Netëve qerëshori…

 

Në mos më shoh syri luginen përtej hapave

Atë pamje preje mes vargjeve

Të lidhura germëzimi pritjesh

Gufuar si hark shigjetash pikësimi.

 

Në mos e preksha

Ja, këtë vorbull që kam para mendjes

I ngjanë kutizës me vallen tradicionale të nuses

Zërin e pllakës tek rrotullohet do ta dëgjoj.

 

As nëse shkëmbinjtë e asaj kodre të krehur nën lisa

Nuk krehen dot nga rreze të forta agimesh

Përtej skajeve prap do të kulloj liqeni im rreth këmbëve.

 

Eh, prap në mos kafshofsha afshin e plasaritur prej rrufeve

Zjarrin mbi vatrat e pa shkelura do ta kem ndezur

Për ditë të ftohta dimri

Si stufë drunjësh që plasaritin dhe dyert si medaljona fati kthyer.

 

Por këtu do të jem

Mbi arren me trung të fortë nënë rrënjët e pa lëkundura

Do të vijëzoj si hënë e plotë portretin e saj në natë qerëshori.

 

 

Ka disa ditë

 

Shtegëtuan gropëzat e ëndërrallave

Ka disa ditë dritat e natës nuk hapen

S’hapen as mëngjeseve rrathët e liqenit hermetik.

 

Dhe zëri m’u ndal atyre gurëve të thërmuar

Më kujtohet kur i preva format e tyre me thepa.

 

Disa ditë se pash hënën tek më flet se si e njeh fytyrën time

Thot që i ngjaj hijes së argjendtë me dritë të verbuar dielli

Disa ditë mërgova në ëndërr

Thash se aty të kam në kutizë të stolisur.

 

Vallja me shami mëndafshi mbi një kub hipur me këmbë

Ka disa ditë dhe malli ka mërguar këmbë pas këmbe

Asgje s’është ndryshe edhe pse ka disa ditë…

Sërish gjoksi gufon.

 

Ku t’i lë mbrëmjet e mërguara që janë bërë porte pritjesh

Atëbotë sa shumë rrathë kishte vallja e liqenit për tek bregu

Ai breg deri në përqafim të lotit me faqen

Rreth e rrotull shtyhej që t’i prekte koha krahët e pushuar

Mbi qafën e gjatë.

 

Ka disa ditë ëndërrat kanë shtegëtuar të të gjejnë

Mbase je strukur nën hijen ku po pushon

Mbase ke marr dhe aromen e gushës sime nën atë hije

Mbase po m’i ruan

Ditë të vetme prehur me këmbana gëzimi.

 

 

Bri i rilindjes

 

Le të bëhem bri i dhimbjes tënde të rilindjes

Edhe peshën do ta mbaj në kurrizin me fije të sheshta

Të të rrjedh gjaku si verë e vluar në zjarr vullkani

Atë vend do ta njomë hukama e psherëtimës në zjarrë.

 

Ec po deshe dhe mbi plagën time

S'je më i rëndë se malli i dy stinëve të rrahura me erën

Gjersa ti ec

bri i rilindjes tënde jam.

 

Mund të të tremb tufan i thatë

Të ta marr në gjoks ushtimen e zemrës

Aty ndër tokën e kulluar me ujë ku njomë buzët

Do të jem bri i dhimbjes së rilindjes.

 

Ti ec

Gjersa unë do të bëhem bri i rilindjes

Rilindjës së jetës tënde.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora