E premte, 29.03.2024, 08:53 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: "Korrikët" e një nobelisti

E diele, 03.07.2011, 05:11 PM


"Korrikët" e një nobelisti

 

50-vjet pa Heminguejin...

 

(esse)

 

Nga Përparim Hysi

 

Nesër,më 2 korrik,mbushen plot 50-vjet kur nobelisti i madh,Ernest Heminguej,bëri vetvrasje. Në, korrik dhe ka lindur,më 21,në Oukspark të Ilinojsit,në rrethinat e Çikagos.Kishte një familje që,për kohën,nuk i mungonte gjë.Edhe kur familja u zmadhua,ata u mbartën në një shtëpi të madhe me 15 dhoma ku nuk mungonte dhe një studio muzikore.I ati i tij,qe mjek.Por Ernesti qe nën "tutelën" e së ëmës,e cila,siç tregojnë,sikur e mbante prej duarësh.Qe i madh gëzimi i tij,kur një xhaxhaj i tij,e ftoi që të punonte për një gazetë në "Kanzas-sitistar".Kur gjeti rastin,me një grup të rinjësh,i hipi vaporit në New-JOrk dhe e mbajti frymën në Bordo.Prej aty në Paris.Pas Parisit,frymën në Itali(vazhdonte lufta e parë botërore) dhe kërkoi  të hynte në ushtri.Komisioni e nxori të paaftë (se nga syri i majtë e kish të dobtë shikimin),atëherë,me krahë marrje kërkoi ta regjistroni si vullnetar tek Kryqi i kuq.Jo vetëm e pranuan,por me që kish atë trup vigan,si një lis,e bën dhe si shef;se si shef i këtyre trupave vullnetare bëri paradë që u zhvillua në Aveny-pesë përpara të Presidentit të atëhershmë:Woodrov Wilson.Po atje,ndërsa qe vullnetar,u plagos në një llogore.Ca cifla predhe e goditën dhe,pasi e mjekuan,e dërguan me tren në spiatlin e Milanos që qe nja dhjetë çapa larg nga La_Skala e famshme.Të gjitha këto i tregon tek libri:Lamturmirë armë,ku veç tjerash,tregon dhe për dashurinë e tij të parë:atë me Ketrinën.Megjithatë,kur vjen puna për dashuritë e tij,do flas pak më vonë.Po kur jemi,tek plagosja;rrëfimet etij janë pak euforike.Këto dhe ca pasazhe nga gjuetia,janë pak të stër zmadhuara.Thotë,mes tjerash: 227 cefla predhash,por,megihtë dhëmbjen e e madhe,ai(gjoja,pra!!!),doli zvarrë nga llogorja dhe shpëtoi dhe një ushtar italian!!! Në një letër,dërguar familjes,tërë krenari pohonte.-Unë jam amerikani i  parë i plagosur në Itali.  Dhe për këtë kish të drejtë.

 

*     *   *

Si shkrimtar,Heminguej,rreshtohet tek"Brezi i humbur" ku,sipas meje,është rruaza më e madhe,së bashku me Remarkun.Sidoqoftë,ai,pasi u kthye në Amerikë,në vitin 1919,u prit me nderime të mëdha në vëndin e tij të lindjes.Tani qe burrëruar më  shumë,por,përsëri,ai kish një energji që nuk mund ta supertonte.Pas ca kohe e gjejmë në luftën e Spanjës.Mandej o drejt Afrikës,o drejt Kubës,o drejt Majamit.Kish një prodhimtari të bujshme për kohën.Kudo që shkelte,do pasqyrohej me një vepër;kështu dolën:Vdekje pasdite,Në kodrat e gjelbëra të Afrikës,Për kë bien kambanat;Dëborërat e Kilimanxharos dhe si,mbi të gjitha këto që shkroi, ja dhe tregimi"Plaku dhe deti".Studjuesit janë ndarë  në grupe dhe s'dinë ku ta futin këtë shkrim kaq me vlerë të Heminguejit:tregim,novelë apo roman?Po në fund të fundit,çfarë rëndësi ka se ç'është?Ai qe një rrëfim aq brilant(u botua në vitin 1952),sa në vitin 1953 fitoi çmimin "Pulitzer" dhe në vitin 1954,çmimin  "Nobel".Dhe me të vërtetë ky tregim brilant,mund të interpertohet si një luftë midis të kundërtave dhe çdo specialist,i çfarëdo fushe,mund të  gjej veten atje.Plaku Santiago nuk është shpikje e Heminguejit.Jo.Ai është një peshkatar i vjetër kuban nga fshati Koxhimar i Kubës,quhej   Gregori Fuentes,rrojti 103 vjeçësh dhe vdiq pak para ca vjetësh.Merita e Heminguejit qe se me këtë tregim fitoi pavdekësinë.

 

Nuk mori dot pjesë në cermoninë e Nobelit dhe këtë e bëri ambasadori i SHBA në Suedi,Xhon Kebot,por,mes tjerash,janë për t'u shënuar,fjalët me vlere:

 

"...pranonte me përulje çmimin dhe shprehte mendimin  se"shkrimtari,në kulmin e prodhimit të vet,është në vetmi"/ . Dhe,pas çmimit,filluan t'i shpeshoheshin simptomat e depresionit.Një herë,e shoqja,Mary(Meri) e gjeti me një revole në dorë që përpiqej ta mbushte.Ia hoqi nga dora.Sado që u shtrua në një klinikë,ai nuk e mori veten.Depresioni qe si një re e zezë që do t'i rrinte varur si shpata e Damokleut mbi kokë.

 

*    *   *

 

THoshte se kish mësuar shumë nga Ezra Paund dhe Ftixheraldi.Me simpati fliste për piktorët Miro e Pikaso.Kur fliste për letërsinë ruse,thoshte.

Shikoni Turgenievein a nuk është artist i vërtetë,sikur këndon.Provojeni dhe do ta gjeni këtë tek "Kujtimet e një gjahtari" tek pjesa e dytë.Po"Lufta e Paqa?  Po Tolstoi është profet.Çehovi është ndryshe.Ka shkruar nja "pesë" tregime të mira.

 

Ka qenë gjuetar në zë.Shkoi deri në Afrikë dhe kur fliste për gjahun( po dhe për dashuritë-për këto do flas në fund)) qe pak  euforik.Si gjahtarr të kujton figurën simpatike të "Tartarinit nga Taraskoni" të Alfons Dodes,mejgithëse,në fakt,kish me se mburrej:tre luanë,një buall dhe rreth 27 kafshë të ndryshme.Sado,nuk dilte dot nga lëkura e gjahtarit.Mbi këtë"prehë"  shtont me mburrje, dhe një harem me zezake!!!

 

*   *  *

Gratë?!Po ku ka kuptim jeta e tij pa to.Lista,pak me rezerva,është e gjatë.Të çudit,kjo"galeri" e tij dhe për një fakt:ka qenë tip i mbyllur,i druajtur,dhe,shpesh,femrat kanë bërë"liderin" në këto mradhënie intime.Dashuria e parë,e madhe ka qenë Agnesa fon Kurovski,ajo infermierja,tek"Lamtumirë armë!" me emrin Ketrina.Me këtë Ketrinën kanë bërë një lojë si ajo e maces me miun.Ajo qe më e madhe,e pagatshme  se donte të bënte një jetë të lirë.Nuk pati ndonjë zhvillim kushedi se sa të"nxehtë" në këto mardhënie.Në janar 1919 u  njoh me Hendli Riçardsonin dhe u martua në shtator.Por më 1926 hyri në jetën etij Polina Prejfer.Hendli u dorëzua,mbasi mori njësiguracion sëbashku me djalin që kishte me Ernestin.Më vonë,Shkrimtari,e ka quajtur "mëkatin më të madh,"ndarjen me Hedlin.Për gruan tjetër:Marta Gelhorni,,shkroi tek "Për kë bien kamabanat".Pastaj si tagent,kaluan Adriana Ivançiç,Daf Tuizdeni e tje. e të tjera.Po Heminguej ngulmonte që kish patur deri Mata Harin dashnore.Sidoqoftë,duhet thënë,dasguria më e bukur ka qenë ajo me Marelen Deitrich dhe,pas saj,me gruan që jetoi më gjatë me Heminguejin:Mary WALSH(Meri Velsh).Meri Velsh qe ajo që e shoëroi deri në ditët e fundit të jetës:Qe ajo që dhe"mbyllte sytë" para dashuriçkave të  këtij lisi gjithë gjelbërim.Pse them që dashuria më e bukur,është ajo për Marelen.E quante"Gjibraltari im....Zbraztësia që la,nuk do të mbushte kurrë.Dashuria ime për të(Për Heminguejin),nuk qe aventurë.Në se do të kishte një jetë pas vdekjes,do të ngrihej dhe do fliste me të.Këto  letra unë nuk do t'i jap për asgjë në botë.se janë të miat dhe vetëm për mua.Dhe çudia është se kjo mike kaq intime e heminguejit kur e pa të mërzitur  ashikun e saj në Paris.Pyeti pse ishte në atë gjëndje.Dua të pushtoj një "afërditë",po nuk po mundem.Dhe Afërdita qe Mary Welsh.Qe  ndërhyrja e Marelenit që "Afërdita" u dorëzua.Me të ai bëri dhe dy djem:Gjonin dhe Patrikun.Kur banonte në Mejami,në Key West,erdhi dhe djali i madh Gregori që kish qenë ron gjatë luftës së dytë botërore dhe familja jetonte në harmoni.

 

*    *   *

Qe ngritur heret(të tjerët flinin në shtëpi dhe qe e djelë),pati veshur robdeshambrin e kuq(perandorakun,siç e quante),qe futur në bodrum ,kish marrë çiften,e kish mbushur,kish hyrë tek kabineti i tij;kish vën grykën e armës në kokë dhe e shkrepi.Ka qenë 2 korrik 1961.Pas 6-ditësh e varrosën mu tek "Lëndina e diellit.".Nesër mbushen 50-vjet.Ky shkrimi im modest si një qiri mbi varr apo si një lule.

 

 

1 korrik 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora