E premte, 19.04.2024, 03:18 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: O Qose, hiq ''mjekrren fallso''...! (III)

E diele, 03.07.2011, 07:58 PM


O  QOSE, TË JANË NGATRRUE MENDIMET PËR MJEKERR...

 

Pjesa e III dhe e fundit

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Po këto pyetje, o Qose, a ua ke drejtue Shqiptarëve, apo “shokëve” tuej të “dijshëm”...!?

            “2. A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër? Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.

A mund të thuhet e të faktohet se dhuna shtetërore në Shqipërinë komuniste ka sjellë gjenocid ndaj shqiptarëve, ndaj ndonjë bashkësie tjetër racore, ndaj ndonjë bashkësie tjetër etnike, ndaj ndonjë bashkësie fetare, ndaj pjesëtarëve të ndonjë shtrese shoqërore a të ndonjë përkatësie tjetër? Jo. Kurrë. Në Shqipërinë komuniste ushtrohej dhunë ndaj vetjeve të ndryshme, të cilët më pak a më shumë shkelnin ligjet shtetërore, mohonin ideologjinë, politikën a rendin në fuqi, por dhunë masive për dëbim a zhdukje ndaj çfarëdo bashkësie a grupi etnik, racor, fetar, klasor e të tjera nuk kishte.”

            Ka pasë thanë një plakë në Lezhë: “Më dhimbset djali i dytë se nuk asht aq i squet, se atë të  madhin gabova dhe e çova në universitet dhe ma prishi shkolla..!” Kam frikë se edhe ty, o Qose, të ka ba dam e të ka prishë në tru shkolla!... Me t’ ardhë keq për gjithë ata vite shkollë me shkue bosh e në fund edhe me shkrue edhe perçartë një “akademik” ashtu si ti...

            Do t’i referohem vepres së “akademikëve” të vitit 1985, botue në Tiranë, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, për me ju tregue se sa të pakarakter e të pakulturë jeni ju që dje keni shkrue tjeter gja e sot prap tjeter gja nga e djeshmja e, me siguri prap tjeter gja keni me shkrue edhe neser...sigurisht, ashtu si ju urdhnon edhe sot tradhëtari i Shqiptarëve Ramiz Alia!

            Në faqe 381 thoni: “Enver Hoxha është krijues e drejtues i pushtetit të ri të diktaturës së proletariatit.” Vetë përkufizimi juej asht saktësisht i përputhun me termin e Gjenocidit komunist që ka zhvillue që nga krijimi i PKSh në vitin 1941, si agjent i PKJ, në damin dhe shkatrrimin e Shtetit Shqiptar dhe si drejtues i “pushtetit të ri”, që ishte dhe mbetet “shtet i diktaturës së proletariatit”, gja që shkencërisht vërteton se shteti komunist i krijuem dhe i drejtuem nga jugosllavët, me anadollakun Enver Hoxha, asht kenë “shtet i dhunës shtetnore”, që u ka sjellë të gjithë Shqiptarëve të vërtetë, pa përjashtim, epoken 47 vjeçare të Gjenocidit komunist, Gjenocid të pashembullt ndaj Popullit të vet dhe të gjithë Atdhetarëve që nuk u pajtuen me ideologjinë përçarëse dhe shkatrruese të vlerave kombëtare, kulturore dhe njerzore, që ushtroi PKSh (PPSh) dhe diktatorët drejtues të saj, tradhëtarët e Popullit dhe të Atdheut, Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

Gjenocidin komunist këta tradhëtarë e kanë fillue njëherit me “Luftën Nacional  Çlirimtare” në vitin 1941, tue eleminue elementin e grupeve të para komuniste, të gjithë  bashkluftëtarët për Liri të Atdheut të “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit” dhe grupeve të tjera Atdhetare të Mukjes, të luftëtarëve të Kosovës në 1945, të luftëtarëve të Kelmendit, të Dukagjinit, të Dibres, Pukës, Mirditës dhe Shqipnisë së Mesme, të pushkatimit dhe shfarosjes së elites së vjeter shtetnore e kulturore Shqiptare, që luftuen dhe punuen për Lirinë dhe formimin e Shtetit Demokratik në të gjitha Trojet tona. Komunistët janë autorë të shpronsimit dhe grabitjes së mallit dhe të kapitaleve monetare, bibliotekave, muzeumeve dhe veprave të artit dhe kulturës, ku përfshihen dorshkrimet dhe aktet tjera me vlera historike kombëtare, tue fillue nga “Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në vitin 1912”, të cilin edhe ate e keni fallsifikue! E gjithë Historia e Shqipnisë dhe e Popullit Martir Shqiptar e shkrueme nga ju që në 1944 asht fallso dhe e rremë!

            Ju shkrueni: “Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.” Dhe ja fakti mohues e fallsifikues:

Enver Hoxha shkruen vetë: “Mëqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri ishin pëngesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.” (Enver Hoxha: Selected Works, Vellimi i I-rë, fq.438, Tiranë 1974)

            Fjalët “katoliçizmi shqiptar”, o Qose, nuk tregojnë “bashkësi fetare” simbas jush?

            Po kur flitet për “klerin katolik” në veçanti, nuk kemi të bajmë me një bashkësi “fetare” ku vehet theksi nga vet diktatori për me zbatue programin e PKSh, që i diktohej nga PKJ “qeverisë komuniste” të Tiranës të kryesume prej vetë atij, Parti e cila “nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata..”? E kush ishin ATA? Ata ishin gati 200 Klerikë Katolikë Shqiptarë, prej të cilëve 131 Klerikë e përveç Tyne edhe të gjithë “Ata” intelektualë laikë Shqiptarë, të cilët janë pushkatue, vra, torturue, masakrue, zhdukë me gjyqe edhe pa gjyqe “me mjetet të hapta dhe të fshehta”, të “pakursyeme” nga Enver Hoxha. Gjenocidi komunist ndaj inteligjencës laike katolike fillon me 15 shtator të vitit 1943 me vrasjen e Ingj. Ludovik Zojzit në Tiranë dhe vazhdon me Prof. Filip Fishten në 1945... Prof. Simon Deden, Simon  Darragjatin, Kolec Deden, Prenkë Kaçinarin, Kol Parubin, Gjergj Martinin, Kol Margjinin, Gjon Frano Lleshin, Sebastjan Daberdakun, Ndrekë Kakarriqin, Zef Leken, Guljelm Deden, Mark Temalin, Pjerin Guraziun, Injac Baqlin e sa intelektualë të tjerë...që janë zhdukë, vra, mbytë dhunisht në hetuesi, burgosë e interrnue me vite e vite të tana edhe familjet e tyne vetem se ishin Katolikë.

            As ky nuk asht Gjenocid komunist kundër “bashkësisë fetare dhe degës katolike”, e cila asht e para bashkësi Atdhetare që ka organizue Luften për Liri kundër Turqve, kundër shitjes së Trojeve nga Esad Pashë Toptani dhe nipi i tij në 1925, Ahmet Zogu, kundër pushtuesëve italianë dhe gjermanë, të cilëve mbas vitit 1944, si shperblim u keni dhanë “plumbin  ballit”, edhe pse ndër qelat e tyne “komunistët tuej”, të cilët, ATA i kujtuen si “vëllazën”, ndër Ta gjeten strehë me ruejtë kokat e veta kur ishin ngusht dhe të rrezikuem nga okupatorët!

            E çka u ba me inteligjencen Shqiptare, Katolike dhe Muslimane që studjoi në të gjitha shkollat Katolike të Shkodrës, pa asnje dallim feje apo krahine dhe ideje, tue fillue nga dëshmori Qemal Stafa, Muzafer e Arshi Pipa, Qemal Draçini, Osman Kazazi, Myfit Q. Bushati, Xhevat Gjyrezi etj.? As ky veprim ndaj ish studentave të atyne shkollave nuk ishte Gjenocid komunist?

            E çka u ba me veprat e tyne, letrare, kulturore, artistike, etnografike, bibliotekat, muzeumet dhe Gjuhën e Tyne, Gegënishte, o Qose deshtaku i Serbisë plakë komuniste?

            Ajo që u ba në Shqipni me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” në vitin 1967, a nuk ishte vazhdimsi e veprës së shovenistëve sllavë të vitit 1929, kur tradhëtisht vranë kolosin e Ligjit dhe të Drejtësisë Shqiptare, historianin dhe gjurmuesin e Trojeve Ilire, At Shtjefen Gjeçovin? A nuk ishin forcat serbe me mercenarët e shitun të Esad Pashës tuej ata që me 24 Shtator 1915 vranë Atdhetarin Dedë Gjo’ Luli me far’ e fis, deri tek Gjelosh Luli i gjakut të tij në vitin 1946, e në Janar të 1945 krimineli Mehmet Shehu bashkë me forcat jugosllave vret pa gjyq 118 Burra të Kelmendit dhe ua plaçkitë kullat vetem se donin me shpirt Shqipninë dhe Lirinë e Trojeve tona?

            As ky nuk ishte Gjenocid shfarosës i një bashkësije që luftoi për një Shqipni Etnike?

            Dhe ja si shprehet “qosja” tjeter i KQ të PPSh, turkoshaku Ramiz Alia, po në prill të 1985, ato ditë të lumtuna për Shqiptarë kur pat ngordhë mësuesi i tij Enver Hoxha, dhe ky erdhi në Shkoder në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me 7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve, ku dha porosi: “… Shoku Enver na la... duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnë për të prishur unitetin tonë. Ata në këtë kohë, si gjithënjë, do të kërkojnë të gjejnë mundësinë për të realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë... Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë...

 Ata në këtë situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” Në Shqipni “qoset” pasojnë Qosen tjeter...edhe sot!

            Asht pikrisht ky kriminel Ramiz Ali, që tue i sherbye atij Gjenocidi komunist në vitin 1967, ndihmoi në realizimin e përkufizimit të “akademikëve” tanë, ku përfshiheni edhe ju, o Qose, dhe ja se çfarë vazhdoni me shkrue në vitin 1985, po në Fjalorin tuej, fq. 416:  

“...Me punën e gjithanëshme e ideopolitike të Partisë u krijuan kushtet për likujdimin në vendin tonë të institucioneve fatare dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit të klerikëve.” E, as ky nuk asht Gjenocid komunist kur ATA që nuk u pajtuen me këte “Program të PPSh” u pushkatuen dhe u burgosen e vdiqen në kampet e shfarosjes komuniste deri në vitin 1989? E asnjeni ndër ju nuk ka pikë nderi e guximi me pranue se në Shtetin komunist Shqiptar, Partia Komuniste (Partia e Punës) e drejtueme nga tradhëtarët Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, janë pasues besnikë të diktaturës staliniane bolshevike sllave që dhunoi popujt e që për 47 vjet:

 

Terrorizmin në masë komunistët e kanë pasë si mjet qeverisje të mbarë Popullit!

 

E ti nuk ke guximin me thanë të vërteten as sot se dhuna shtetnore në Shqipni asht ushtrue nga tradhëtarët Enver Hoxha dhe Ramiz Alia me të gjithë pasuesit e tyne, që për 47 vjet i kanë sherbye shovenistëve sllavë: jugosllavë, rusë; aziatikë e kujdo tjetër që ka synue zhdukjen e Shtetit dhe të Popullit Shqiptar, gja të cilen e vërtetojnë sot ma së miri “akademikët” me fëmijtë e paligjshëm të “dr...prof”, shokëve të Jup Kastratit, Vebi Balës, e Klosëve me Godoviçët e Baletat, që kërkojnë me shlye nga Historia e Shqipnisë Gjergj Kastriotin, At Gjergj Fishten, e deri tek agjentët e sotëm serbo anadollakë të Prishtinës, që nën “udhëheqjen” tande, heqin nga zyret shtetnore portretet e themeluesit të shtetit të pavarun të Kosovës, Atdhetarit të flaktë Ibrahim Rugova, dhe Shqiptaren ma të Madhe të Botës së qytetnueme, Nanë Terezen! As heqja e portreteve të tyne nga institucionet e nalta shtetnore të Kosovës dhe heshtja juej me surrat “Jude” në Kalvarin e Popullit të Kosovës, nuk janë Gjenocid komunist i Shekullit XXI?

Ju shkrueni se: “..Do të shohim se dhuna në Jugosllavi, sidomos, në njëzet vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, ishte shumë më e përshtrirë dhe më e madhe se në Shqipërinë shtetërore...”...Nuk e ke mësue në histori se Shqipnia nga viti 1944 dhe deri në vitin 1960, ishte satelit i Jugosllavisë dhe Rusisë komuniste...Ndërsa, në anën tjeter thue “se nuk ka shifra të sakta endè...”po si flet një “akademik” me hamendje dhe pa shifra të sakta në vitin 2011,  plot 65 vjet mbasi Qeveria komuniste e Tiranës ka ushtrue  47 vjet Gjenocid mbi Popullin Shqiptar?.. Unë po të kujtoj pak shifra nga Buletini yt fq. 516: “Në Kongresin e IV të PPSh që zhvilloi punimet në Tiranë nga 1 – 8 nandor 1966  morën pjesë 834 delegat që përfaqësonin 66.327 komunistë Ndersa  në Kongresin e VIII të PPSh që zhvilloi punimet  në Tiranë nga 1 – 7 nandor 1981 moren pjesë 814 delegatë që përfaqësonin 122.600 komunistë në Shqipni. Në vitin 1984 Popullsia e Shqipnisë ishte 2.869.430 banorë. Nuk janë të mjaftueshme këto shifra që keni shkrue ju “akademikët” në Buletinin tuej me dashtë me tregue ate që kerkoni me msheh, se kush ishin terroristët dhe sa ishin ata si përqindje popullsije që e zhvilluen Gjenocidin komunist në Shtetin Nanë deri në vitin 1991, mbi të gjithë Popullin e pambrojtun Shqiptar?

E nuk të vjen turp me thirrë “O tempora! O mores!” (po ku i mësove këto dy fjalë o halabak rrugash?) A e di sa të shkojnë ty ato fjalë, bash si asht thanë nga shkodranët dikur, “si shala gomarit”...e di se ke alergji ndaj Gegënishtes, po nuk thuhet në gjuhën e “njësuar”,  “tenden”; e madje shkruen edhe “o Zot!” Po kur e kuptove se ka Zot, o Qose? Për ty e shokët tuej “akademikë” tashti paska edhe Zot! Po a jeni ju  që mohoni luftën dhe Gjenocidin që komunistët kanë ba kundër të gjithë Atyne Shqiptarëve që besonin në Zotin?...Harrove që i kanë pushkatue njerzit vetem se ishin klerikë katolikë, i kanë vra pse pagëzonin një fëmijë, i kanë dënue me nga 10 vjet burg “vetem se pranonin se besojnë në Zotin”, i kanë interrnue se kishin një pjestar të familjes prift, i kanë ridënue dhe zhdukë ndër burgje e kampe shfarosje vetëm se nuk mohonin Zotin... kanë interrnue me nga 45 vjet sa vajza e gra se nuk pranonin me dishmue në rrenë për moralin e priftit... kanë torturue malësorët si kafshët me vra priftin e katundit... janë masakrue hoxhallarët e sa Motra gra e vajza Muslimane për me u dalë dishmitarë priftënve ... janë zhdukë Shehlerët se pohonin Atdhetarizmin e Klerit Katolik... janë mbytë Popat Ortodoksë se kërkonin me unifikue Kishat me katolikët...janë nxjerrë nga vorret Klerikët Atdhetarë që banë Shqipninë dhe u janë tretë eshtnat,.. jane masakrue 47 vjet nipa e sternipa klerikësh pse nuk pranonin me bashkpunue me sigurimin ndër burgje e kampe pune...u janë marrë libra, biblioteka, vepra arti ndër shtëpia e Kisha e janë ba prona te komunistëve... e nuk ua kthejnë as sot... E ti, o pjellë e keqe, o rracë e ardhun prej pushtuesëve ndër Trojet e përgjakuna Shqiptare, edhe guxon e mohon Martirizimin dhe Gjakun e të Parëve tanë Atdhetarë...që vazhdon me skuqë Tokën...

 

            Edhe vepra juej o “akademikë” asht vrasje, edhe ky asht  Gjenocidi komunist!

 

            Edhe ju jeni vazhdues i Gjenocidit komunist të tradhëtarëve Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Edhe ju jeni “vëlla gjakut” i pushtuesëve gjakatarë, o rracë fallxhorësh... Edhe ju vendin e keni ndër shpellat e hijet e barbarëve të malit të Kaukazit...jo larg prej aty ku para pak vitesh naltohej shtatorje e Babës Tuej, “Stalinit të Math” ... e ku sot organizohen luftat vëllavrasëse me të cilat fillon “historia” juej... Asht ai vend i mallkuem të cilit i përket ti dhe Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo nuk  do me thanë kurrë se Shqiptarët, por ju e shokët tuej komunistë kanë ba Gjenocid ndaj Shqiptarëve e ai Gjenocid nuk ishte “marrëzi”, siç e quen ti, por ishte tradhëti kombëtare e pashlyeshme dhe e pafaëlshme, e këte do ta vërtetojnë koha e ardhëshme, kur mbi pllakat e mermerit në vorret  tueja, Shqiptarët  do të daltojnë “Ky ishte tradhetar i Atdheut!”

 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora