E marte, 16.04.2024, 08:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Skender Maci: Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (I)

E shtune, 02.07.2011, 08:00 PM


Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi

 

Nga Skender Maci

 

Origjina e popullit shqiptar

Banoret e lashte te shqiperise

Ceshtja e origjines se shqiptareve eshte akoma nje teme diskutimesh ndermjet etnologeve.

Nje numer i madh teorishe jane prezantuar ne funksion te te dhenit zgjidhje te problemit se nga kane ardhur shqiptaret.

Eksistenca e nje shqiperie tjeter ne kaukaz, misteri i se ciles eshte mbeshtjelle nga derivati i emrit "albania", emer i cili eshte i panjohur per banoret e saj dhe fakti qe historia dhe legjenda nuk kane regjistruar azgje per ardhje te shqiptareve ne gadishullin ballkanik e kane bere ceshtjen e origjines se tyre nje ceshtje vecanerisht te veshtire.

Por sidoqofte ne ditet tona tashme eshte pergjithesisht e pranuar qe shqiptaret jane raca me e vjeter ne europen jug-lindore.

Te gjithe indikatoret tregojne ne drejtim te faktit qe ata jane pasardhes te emigranteve te vjeter ariane te cilet jane prezantuar/shfaqur ne histori nepermjet popujve te te njejtit lloj/fare, ilireve, maqedonesve dhe epirioteve.

Duke patur parasysh opinionin e Dr. Hanit, e etnologistit dhe linguistit te famshem gjerman, i cili ka kryer studimet me te thella/me te gjera ne lidhje me origjinen e shqiptareve, maqedonasit dhe epiriotet formonin berthamen e popullates para-helenike tyrrheno-pellazge e cila popullonte pjesen jugore te gadishullit dhe kufijte e tyre shtriheshin deri ne itali dhe ne traki.

Edhe iliret gjithashtu ishin pellazge por ne nje kuptim me te gjere.

 

Per me teper Hani gjithashtu mendon, qe nga keto raca te te njejtit lloj/fare, te cilat jane te pershkruara nga shkrimtaret e vjeter greke si „barbare dhe „jo helene", iliret kane qene paraardhesit e gegeve, ose shqiptaret veriore, dhe epiriotet paraardhesit e toskeve, ose te shqipetareve te jugut.

Ky opinion i Dr. Hanit e ka burimin tek deklarata e strobos qe thote qe via egnatia ose egitana, te cilen ai e pershkruan si kufi-formuese midis ilireve dhe epirioteve, praktikisht perputhet/korespondon me rrjedhen e lumit shkumbin i cili tani ndan geget nga tosket.

Gjithashtu gjeografet deklarojne/thone qe epiri quhej gjithashtu edhe pellazgji.

Zeusi pellazgian kujtimi i te cilit ka mbijetuar bile edhe ne ditet tona ne thirrjen e zotit si „zot" tek shqiptaret modern, adhurohej ne dodone, ku ishte vendosur orakulli me i famshem i koheve te vjetra/te lashta.

Vendi rreth e rrotull ketij vendi te shenjte quhej pelazgjia.

Po ti bejme nje eksaminim te thjeshte fjales „geg" dhe „tosk" do tju shfaqet qe emri „tosk" eshte shume e mundur qe te jete identik me „truskus, etruscus" , ndersa forma „tyrrhenus" ndoshta ka mbijetuar ne emrin tirana, qytet i rendesishem i shqiperise qendrore, emer per te cilin nuk eksistojne spjegime te tjera ne qarkullim.

Keto gjetje/zbulime te etnologisteve jane te perforcuara akoma me shume nga tradita e panderprere/ne vijim e vendalinjve qe e shikojne veten e tyre, me shume krenari, si pasardhes te banoreve autoktone te gadishullit ballkanik.

Pikerisht ketu ne kete tradite e ka bazen te shikuarit perposhte qe shqiptaret i bejne nacionaliteteve te tjera te ballkanit, si te futur me zor/si te ardhur, qe i kane shpronesuar ata nga ajo qe ka qene e tyre.

Ketu e ka burimin edhe lufta e vazhdueshme per kufijte e cila vazhdon prej shekujsh midis shqiptareve dhe fqinjeve te tyre.

  

Gjuha shqipe.

Nje deshmi akoma me evidente e origjines iliro-pellazge te shqipetareve na ofrohet nga studimi i gjuhes shqipe.

Me perjashtim te disa pikave ngjashmerie ne strukture dhe ne fonetike, gjuha shqipe eshte krejtesisht e ndryshme nga gjuhet e folura nga nacionolitetet e tyre fqinje.

Kjo gjuhe, eshte vecanerisht interesante, eshte e vetmja perfaqesuese e mbijetuar e grupit te gjuheve te ashtuquajtura trako-ilire, te cilat formonin te foluren primitive te banoreve te gadishullit ballkanik.

Analiza paraqet sidoqofte veshtiresi te medha, se per shkak te mungeses se monumenteve letrare te vjetra nuk mund te arrijme te flasim me siguri te plote ne lidhje me format e saj te vjetra dhe zhvillimin e saj te metejshem.

Prezenca e nje numri te madh fjalesh te huaja e ben te veshtire punen per te percaktuar nese format e gjymtuara dhe te shkurtuara, aktualisht ne perdorim, paraqesin/prezantojne fjale te adoptuara apo i perkasin fjalorit/zhargonit origjinal.

Themeli i saj, sidoqofte, sa eshte e mundur qe te studiohet, dhe gramatika jane fare qartesisht indio-europiane.

Ne rrjedhen e kohes ne gjuhen shqipe jane zhytur/derdhur/jane futur, sikurse e thame tashme, nje numer i madh fjalesh te huaja, kryesisht greke dhe latine, gjuhe te cilat jane shume me te reja se gjuha shqipe, por po ashtu shikohen/verehen edhe disa indikatore/tregues qe deshmojne qe gjuha primitive ilire ka ushtruar ndikim deri ne nje fare shkalle/grade mbi zhvillimin gramatikal te gjuheve qe fliten sot ne gadishullin ballkanik.

Por sidoqofte, nje gje bie shume ne sy/spikat ne tere kete pune/ceshtje/histori:

qe gjuha shqipe eshte e vetmja qe posedon mjetet/aftesine/mekanizmin per ti dhene nje spjegim racional kuptimit te emrave te zotave te vjeter greke, sikurse edhe restit te krijesave mitologjike, aq mire, sa ato korespondojne me qualitetet/karakteristikat qe i atribuohen ketyre zotave/krijesave magjike/krijesave hyjnore nga njerezit e atyre koherave.

Spjegimet jane kaq shume bindese sa per te konfirmuar opinionin qe mitologjia e vjeter greke eshte huazuar ne te gjithe teresine e saj nga iliro-pellazget.

  

Ne e kemi deklaruar/pohuar tashme qe zeusi ka mbijetuar si „zot" ne gjuhen shqipe.

Lutjet/thirrjet ne emer te tij jane forme e zakonshme betimi midis shqiptareve moderne/shqiptareve te sotem.

Athena (latinisht minerva), perendia e mencurise sikurse del/shfaqet ne shkrime, duhet me siguri tja dedikoje rrjedhjen/derivatin e saj fjales shqipe "e thena", qe do te thote thjeshte „me fol".

Thetis, perendija e ujerave dhe e deterave duket te jete asgje tjeter vecse „det" ne gjuhen shqipe qe do te thote „det".

Eshte e rendesishme te theksojme qe fjala „ulysses", edhe pse ne formen latine ose greke „odysseus" do te thote „udhetar" ne gjuhen shqipe po te kemi parasysh fjalen „udhe" e cila i ka te dy kuptimet „rruge" dhe „udhetim" eshte e shkruar me „d" ose „l", te dyja format jane ne perdorim ne shqiperi.

Shembuj te tille mund te sjellim ad libitum(pa hesap, sa te duam-shen.im)

Por nje lehtesi spjegimi e tille , sidoqofte, nuk na ofrohet nga gjuha greke, vetem neqoftese mundohemi te japim spjegime te sforcuara dhe te deformuara fare.

Por bile deri ne njefare instance/pike edhe keto spjegime te tilla te sforcuara nuk jane aspak fare e mundur qe te behen.

Poemat homerike nga ana tjeter jane te mbushura plot e perplot/gelojne me fjale te cilat kane mbijetuar vetem ne gjuhen aktuale te folur shqipe.

Jo, shprehje te tera bile mund te merren/mund te shikohen tek homeri, si shprehje tipike shqiptare.

Eshte per te ardhur keq vertet, qe nuk eshte bere asnje perpjekje akoma, per ta interpretuar homerin nen driten qe mund te hidhet mbi kuptimin e shkrimeve te tij me ndihmen e gjuhes shqipe.

Nje studim i tille krahasues mund te japi ndihmese shume te madhe per te kapercyer shume veshtiresi interpretimi, dhe meqe gjuha shqipe eshte shume me e vjeter se sa gjuha greke, shume gjera te medhaja/te rendesishme mund te arrihen te mesohen,

si per shembull: se sa ka qene ndikimi i kesaj te pares/i gjuhes shqipe mbi gjuhen homerike dhe ne vijim/me vone edhe mbi gjuhen greke.

  

Ne vazhdim nuk duhet te harrojme faktin qe zeusi ishte nje zot pellazg, par exellence, vendi origjinal i adhurimit te te cilit ka qene dodona.

Akoma edhe nje tipar/karakteristike tjeter interesant eshte, qe legjendat e vjetra greke jane akoma gjalle ne mitet popullore te shqiptareve.

Ciklopet jane po aq te fuqishem sa ckane qene gjithmone ne historite e nenave dhe gjysheve shqiptare qe i tregojne femijeve te tyre perpara se ti vene ne gjume.

Eshte vleresuar, qe ne fondin aktual te gjuhes shqipe, me shume se nje e treta e fjaleve eshte me origjine te padiskutueshme ilire,

dhe resti eshte i diskutueshem, iliro-pellazg, greqishte e vjeter dhe latine, me nje perzierje te vogel sllave, italiane(nga koha e pushtimit venecian te bregdetit), turk dhe pak/disa fjale kelte, po ashtu.

Pervec kesaj autori ka zbuluar nje numer fjalesh teutonike, te cilat datohen ndoshta nga koha e pushtimit gotik te shqiperise.

Antikiteti.

Shqiperia eshte e mbushur tumllas/plot me mbetje/rrenoja antike te cilat kane ngelur te paeksploruara deri me sot.

Prandaj, si rrjedhim, historia e shqiperise nuk mund te shkruhet sic duhet dhe ne menyre/forme perfundimtare pa ju referuar relikteve te cmuara qe toka shqiptare i ruan me xhelozi ne gjirin e saj prej shekujsh.

Vetem atehere kur keto thesare arkeologjike te dalin ne drite mund te shkruhet nje histori vertet shkencore e shqiperise.

Fragmente te strukturave ciklopjane, te periudhes ciklopo-pellazge, jane zbuluar nga hani ne kretsunitsa, arinishta, dhe ne vende te tjera ne zonen e gjirokastres, zone e cila ka qene quajtur ne kohet e lashta/antike pellazgji.

Muret, pjeserisht ciklopjane te nje qyteti antik(ndoshta bullis ose byllis) jane te dukshme ne gradisht, ne peisazhin e lumit te vjoses.

Pak gjurme kane ngelur nga durrakiumi i famshem dikur, (aktualisht durrazzo, ose epidamnus per greket).

Por mbetjet me te rendesishme dhe interesante, sidoqofte, jane ato te dodones ku ishte i vendosur/ku kishte seline e tij orakulli i famshem i koherave antike.

Nga periudha mesjetare kemi rrenojat/mbetjet e krujes ose croia, ku rrenojat e keshtjelles se skenderbeut jane nga me interesantet.

Shqiperia qendore dhe veriore gelon nga mbetje/rrenoja te paeksploruara te periudhes ilire.

Gjurmet e civilizimit te hershem ilir gjenden/ndodhen akoma te mbuluara nen pruhurin dhe hirin e pothuajse 30 shekujve.

Ka gjithashtu edhe mbetje te bollshme te periudhes romake dhe greke, por, ne pergjithesi, mbetjet e epokes klasike deshmojne me teper per influencen romake sesa per influencen e civilizimit grek.
Ne gjurmet e influences greke mund te biem vetem ne ato pak koloni greke, qe u vendosen pergjate bregut te detit kryesisht nga korintasit.

  

Kapitulli i dyte

Shqiperia
Periudha e hershme.

Ne rrjedhen/rrugen e historise se saj shume te gjate, shqiperia eshte pushtuar nga raca te ndryshme, te civilizuarish, gjysem te civilizuarish dhe barbaresh.

Gaulsat, romaket, gotet, sllavet, normanet, venecianet, dhe me ne fund fare turqit, te gjithe njeri pas tjetrit, i kane vene kemben shqiperise dhe kane qene perkohesisht zoter mbi territoret e saj.

Por me kalimin e kohes autoktonet/vendasit i kane perzene ose i kane asimiluar keta pushtues.

Kaq shume pushtime, dhe influenca e tyre ka lene kaq shume pak gjurme me vlere/gjurme qe ja vlen te permenden,

dhe me e paket se kudo ka qene kjo influence/ky ndikim ne karakteristikat nacionale/kombetare, traditat, zakonet dhe gjuhen e popullit shqiptar.

Ato cfare kane shkruar shkrimtaret romake dhe greke per shqiptaret shekuj perpara mund te aplikohen ne kushtet aktuale te tyre ne nje menyre te tille/deri ne ate grade sa njeriut i duket sikur shkrimet antike bejne fjale per historine bashkohore.

Nje varg ngjarjesh historike, te nje rendesie shume te madhe dhe shkaqe/aresye superiore qe ishin jashte ndikimit te vullnetit te tij e izoluan/e rrethuan dhe e ngrine shqipetarin brenda maleve te tij te pakalueshme dhe e detyruan ate te shtrengohet/te kapet/te mbahet me kembengulje/me egersi/me vendosmeri tek traditat e tij kombetare, tek gjuha dhe zakonet e tij larg nga prekja dhe larg nga kontakti me gradet/shkallet e larta te civilizimit, qe e ndanin ate nga armiqte e rradhes dhe nga fqinjet.

Dhe pikerisht ne keto kushte populli shqiptar prezantoi atehere fenomenin unik dhe imposant/qe te imponon respekt te vazhdimesise se eksistences se tij kombetare e cila shrihet qe prej koheve me te lashta/antike deri ne ditet tona.

Fillesa e eksistences se tij mund te gjurmohet/ndiqet vecse neqoftese shkojme aq mbrapa ne kohe sa c`eshte periudha pellazge dhe ilire.

Nga periudha e hershme ilire dhe vecanerisht nga periudha e hershme pellazge ne nuk dime pothuajse asnje gje.

Prandaj historia jone do te filloje detyrimisht me lindjen/ngritjen e mbreterise se ilirise dhe te molosise, periudhe ne te cilen perfaqesohen/prezantohen respektivisht gjate epokes historike te fjale, iliret dhe pellazget.

 

Mbreteria e ilirise
(1225-167 para eres sone/para krishtit)

Ne fillimet e saj mbreteria e ilirise perfshinte ne vetvete/permblidhte/kapte territoret aktuale te dalmacise, kroacise, bosnjes dhe herzegovines, malit te zi dhe territoret e shqiperise veriore dhe qendrore se bashku me pjesen me te madhe te serbise se sotme moderne.

Por ne rrugen/rrjedhen e zhvillimit te saj kjo mbreteri u zgjerua/shtri pergjate gjithe bregdetit lindor te detit adriatik.

Scutari ishte kryeqyteti i saj, pikerisht sikurse eshte edhe sot kryeqyteti i shqiperise veriore dhe qendrore.

Mbreti me i hershem i njohur i ilirise ishte hyllus(ylli) I cili regjistrohet te kete vdekur ne vitin 1225 para eres sone/para krishtit.

Por mbreteria sidoqofte e arriti zenitin e ekspansionit/zgjerimit dhe te zhvillimit te saj ne shekullin e katert para krishtit, kur bardhyllus(ylli i bardhe) nje nga mbreterit ilir me prominent/me te famshem/me me emer, bashkoi nen skeptrin e mbreterise se ilirise, molosine ose epirin dhe nje pjese mjaft te madhe te maqedonise, keshtu qe mbreteria/zoterimet e saj shtriheshin, qe prej portit te triestes („vendi i tregut" ne shqip) dhe deri ne gjirin e ambracikut.

 

Por renia e saj filloi kur mbreteria ndodhej nen po te njejtin sundimtar, si rezultat i sulmeve qe ju bene asaj nga philipi i macedonise, babai i aleksandrit te madh.

Pas daljes fitimtar ne lufte kunder athines, gjenerali macedon parmenion sulmoi dhe mundi forcat ilire midis liqenit te prespes dhe te ohrid, per te rimarre pjesen e macedonise qe ishte aneksuar nga bardhyllus.

Duke ecur ne gjurmet e te jatit/duke ndjekur gjurmet e te jatit aleksandri i madh vendosi qe te vazhdonte luften kunder mbreterve ilire.

Trupat ilire ishin pozicionuar ne pelion, afer qytetit te sotem te koritzes (korca ne shqip), nen komanden e mbretit kleitos, birit te bardhylit.

Aleksandri i sulmoi dhe korri nje fitore te plote mbi ta.
Si rezultat mbreterit ilire pranuan te ndjekin njeriun e madh te farefisit te tyre/fares se tyre ne ekspeditat e tij kunder perseve.

Trupat ilire formonin/perbenin nje pjese te konsiderueshme te forcave te pushtuesit/mposhtesit te perandorise perse dhe ishin pjese e triumfit te tij.

Pas vdekjes se aleksandrit, mbreterit ilire rifituan lirine e tyre te veprimit mbi territoret e tyre.

Ne vitin 232 para krishtit/para eres sone froni i ilirise ishte i kapur/i zene nga shume e afta/nga shume e zonja teuta, mbreteresha e famshme te cilen historianet e kane quajtur „katerina e madhe e ilirise"

Ajo ishte, qe shkaktoi hyrjen ne kontakt te romakeve me ballkanin.

Pirateria/grabitjet e flotes se saj gjithnje e me te zhvilluar/gjithnje e me ne rritje, ndaj tregetise dhe rritjes ekonomike te republikes i detyroi senatoret romake qe ti shpallnin lufte mbretereshes.

Nje ushtri gjigande dhe flote detare nen drejtimin e konsujve romake, gaius fulvius santumalus dhe lucius postumius alvinus sulmoi shqiperine e mesme/qendrore dhe pas dy vjetesh luftimesh te gjata teuta vendosi/kerkoi te bente bisedime per paqe(227 para krishtit).

Mbreti i fundit i ilirise ishte gentius, me nje fund per te ardhur keq/per te keputur shpirtin.
Ne vitin 165 para krishtit ai u mund nga romaket dhe u cua ne rome si rob per te stolisur triumfin e fitimtareve.

Qe prej ketij momenti iliria u be vasale e romes.

Ajo/iliria u skalit/u gdhend/u kristalizua ne vetvete ne tre republika te pavarura, kryeqytetet e te cilave ishin respektivisht: scutari, durrazzo dhe dulcigno.



Mbreteria e molosise
(1270-168 para krishtit.)

Shqiperia e jugut e diteve tona eshte quajtur nga shrimtaret antike greke „epirus" dhe ishte e banuar nga pellazget ose epiriotet.

Theopompus deklaronte/thonte/pohonte qe epirus ka qene i banuar nga chaonians, thesprotians dhe molossians, dhe te gjithe keta, thote ai, nuk jane helene.

Thuhet tashme qe emri „epirus" do te thote „kontinent" ne gjuhen greke, dhe ne fillim ky emer ka qene aplikuar per te gjithe bregdetin ne veri te gjirit te corinthian, ne dallim/per te bere dallimin nga ishujt fqinje te corkyra(korfuzi), leucas etj... etj....) Si rrjedhin nuk ka asnje lloj kuptimi etnik sikurse duan te na mbushin mendjen dhe sikurse proklamojne greket moderne.

Emri epir i aplikuar per shqiperine e jugut eshte per ti hedhur njerezve hi syve/eshte nje dallavere ne menyre qe tingellimi grek i ketij emri ti krijoje pershtypjen njerezve qe eshte fjala per territor greke.

Kjo gje i dedikohet faktit te tersit(faktit te mutit-shen.im) qe burimet kryesore te historise, per kete pjese te shqiperise, jane shkrime te historianeve greke,

mania e te cileve per te helenizuar emrat e huaj eshte nje mani e semure/psikopate.

Megjithate te gjithe shkrimtaret antike greke, duke perfshire ketu edhe theopompusin, dhe thucydidesin, qe thuhet qe ishte nje njeri qe e kishte fiksim te verteten, dhe edhe te tjeret me moderne si plutarku, perputhen krejtesisht/plotesisht me njeri tjetrin kur deklarojne/pohojne qe epiri ka qene ekskluzivisht i banuar nga popullsi barbare jo helenike.

Mbreterit e degeve te fundit te moloseve te cilet ne fund fare e shtrine pushtetin e tyre mbi te gjithe epirin, pohojne/thone, sipas plutarkut, qe jane pasardhes te pyrrhusit, birit te akilit, i cili u vendos aty pas renies se trojes dhe ja kaloi/transmetoi mbreterine djalit te tij molossus.

I njejti biograf pohon faktin kuptimplote/shume te rendesishen qe akili ishte i njohur ne vendin e tij nen emrin/me emrin „aspetus" i cili ne shqip do te thote „i shpejte".

 

Karakteristike shume interesante e institucionit te mbretit e perdorur/aplikuar ne molosi eshte forma zgjedhore e tij.

Asambleja/kuvendi i „burrave te mencur/i pleqve" zgjidhte per vit mbretin/mbreterat sipas modes/tradites se vjeter te fiseve gjermane.

Mbreteria e molosise na shfaq/tregon nje liste te gjate sundimtaresh , por nga te gjithe keta mbreter te panumert ne do te permendim vetem me te ndriturin nga te gjithe ata, pyrrhusin e famshem te epirit(295-272), aventurave te te cilit ju dha fund nga nje tulle me te cilen nje grua e ve e vjeter greke e goditi ate ne koke.

Ai ishte i pari qe e solli luften kunder romakeve mbrenda tokes italiane ku ai korri „fitoren pyrrhike " te famshme.

Tradita shqiptare pohon qe emri „shqypetar" (bijte e shqipes), sikurse e quajne veten e tyre shqiptaret, emri alban eshte komplet/krejtesisht i panjohur per ta, e ka te lidhur origjinen/prejardhjen me nje deklarate te bere nga pyrrhusi.

Kur dikush cmoi shpejtesine e levizjes se trupave te tij, pirro ju pergjigj me krenari qe kjo gje eshte dicka shume e natyrshme, duke patur parasysh qe ushtaret e tij jane bijte e shqipes dhe si rrjedhim levizjet e tyre i ngjajne fluturimit te mbretit te zogjve.

Nje personazh tjeter i rendesishem qe duhet permendur ne lidhje me epirin eshte olympia krenare, motra e aleksandrit, mbretit te molosise dhe nena e aleksandrit te madh.

Kur djali i saj u nis per ne fushaten e tij kunder perseve, moloset u ndjene te shtrenguar/detyruar tju bashkengjitnin atij, duke bere qe trupat e bashkuara iliro-molose te perbenin/formonin nje pjese te konsiderueshme te ushtrise triumfatore.

Hapesira e ketij libri nuk na lejon qe te futemi dicka me thelle dhe me gjate ne tregimin e veprimeve/arritjeve te ndryshme luftarake dhe te sukseseve te arritura me paqe nga ana e mbreterve molose, disa prej te cileve bene me shume per tja ngritur emrin vendit te tyre se sa ckane bere iliret.

Pas vdekjes se aleksandrit te madh sundimtaret e molosise u bene akoma dhe me shume te shpenguar/clire, por fati i mbreterise u vendos ne betejen e pydnas(168 para krishtit), kur pauls emilius mundi forcat aleate molosiane-macedone.

Vendi u be objekt i nje shkaterrimi/rrenimi te pameshirshem nga ana e romakeve, per shkak te karakterit te paperkulshem/te panenshtrueshem te popullates se saj, dhe, pasi u paqesua/qetesua ne kete menyre, u tkurr/u katandis ne pozicionin e nje province romake me veteqeverisje.

Shqiperia nen dominimin romak.

Periudha e bindjes/vasalitetit ndaj Romes sidoqofte nuk kaloi pa luftera/perpjekje te forta/te ashpra per pavaresi.

Nje nenshtrim i plote/total ndaj pushtuesit ka qene gjithmone nje gje e panjohur per karakterin e shqiptarit.

Romes ju desh te paguante shtrenjte per aneksimin e kesaj race te pazbuteshme duke bere ekspedita te shpeshta pergjate adriatikut per te mbytur kryengritjet qe ishin bere dicka kronike.

Por kur romaket arrinin qe ti shtypnin keto kryegritje ndeshkimet e zbatuara/kryera mbi kryengritesit ishin eksemplare/te tmerrshme/te pashembullta.

Deshmohet per shkaterrim total te shqiperise se jugut, nje pjese e madhe e popullsise te se ciles eshte shperngulur neper vende te tjera.

pavaresisht nga gjithshka, vendi ne fjale ka qene i afte te ruaj te paprekura karakteristikat e tij etnike, dhe te dyja gjuhet romakja po ashtu sikurse edhe ilirishtja kane qene ne perdorim ne aktet publike/ne sherbimin publik.

Gjate luftes civile midis cesarit dhe pompeit shqiperia sherbeu si fushe beteje per luften per supremacy/per pushtet ne rome, dhe ne shume raste shqiptaret vazhdonin te luftonin/te perpiqeshin per pavaresi duke u munduar ta kthenin situaten ne favour te tyre.

Beteja vendimtare midis octaviusit dhe antonit per fronin perandorak eshte zhvilluar /eshte luftuar ne bregdetin shqiptar dhe ne kujtim te fitores se tij detare ne actium augustiusi i ardhshem ndertoi qytetin e ri te nikopolisit ne piken /pjesen me jugore te bregdetit shqiptar.

Rrenojat e ketij qyteti mund te shihen bile edhe sot, por ky vend/territor nuk i perket me akoma shqiperise.

Shqiperia me tej u be tani rruge kalimi per legjionet romake drejt rruges se tyre per ne azi. Ata I hipnin anijeve ne brindizi I cili ishte fundi/mbarimi I rruges apiane. Pastaj pasi transportoheshin per ne durres ata vazhdonin neper rrugen egitana ose egnatia traseja/gjurmet e se ciles jane te ruajtuara deri ne ditet tona.

Gjate domonitit te gjate turk kjo rruge ka sherbyer si rruga e vetme per tu lidhur me shqiperine qendrore/shqiperine e mesme.

Gjithe e gjithe influenca romake nuk ka qene e ndonje rendesie shume te madhe.
Mbetjet e civilizimit romak dhe arkitektura e tyre mund te shihen kudo ne shqiperi por influenca e tyre mbi banoret e saj ishte shume e dobet.

Megjithate sidoqofte ka dy vecantira qe bien ne sy nga influenca romake:

Ne rradhe te pare gjuha shqipe huazoi nje numer te madh fjalesh, shumica terma fetar dhe liturgjik, per shkak te faktit qe Shqiperia ishte me e aferta qe ishte e lidhur nepermjet detit me Romen, megjithese feja/religjioni i Jesuit ju eshte predikuar shqiptareve nga shen Pali personalisht gjate vizites se tij te bere ne Durres.

Se dyti , romaket kane lene edhe nje deshmi tjeter te kalimit dhe dominimit te tyre neper shqiperi, kane lene nje race te re te ashtuquajtur kutso-valachians, ose shqiptaro-valachians sikurse quhen ata zakonisht ne vendet ku banojne.

Ata jane rezultat/ata kane dale/ata kane buruar nga martesat romako-shqiptare, dhe ata jane mbajtur gjithmone te vecuar nga pjesa kryesore e trungut te kombit.

Pozicioni i tyre i vecante na ofron nje tjeter prove te forte per ndjenjen e krenarise se races ndermjet/midis shqiptareve.

Shqiptaro-valachiansat , qe jane kusherinj te pare te rumuneve, jane te shperndare ne te gjithe shqiperine.

Nga ana tjeter dominimi i romes i lejoi shqiptaret ti benin/jepnin shume kontribute shume te rendesishme perandorise boterore.

Perandori diolectian, organizatori i talentuar/i shkelqyer i perandorise romake dhe promotori i efikasitetit te centralizimit ishte i lindur ne dalmaci, e cila ka qene gjithmone pjese e ilirise dhe e shqiperise se madhe.

Perandorise se re kristiane te sapokrijuar shqiperia i kontribuoji duke i dhene njeriun qe e intitucionalizoi ate/krishterimin, konstandinin e madh, i kontribuoje duke i dhene bashkekohesin e konstandinit, pape silvesterin, dhe shen jeromin perkthyesin e shkrimeve te shenjeta nga greqishtja ne latinisht.

Konstandini ishte i lindur ne qytetin e nishit , qytet i cili ne ate kohe ishte shqiperi, sikurse ishte pjesa me e madhe e serbise aktuale.

Akoma me shume, shqiptaret kishin me teper ne dore se sa vetem vendosjen e zgjedhjes se perandoreve romake gjate periudhes me turbulente/me te trazuar te perandorise, per faktin, se garda e famshme pretoriane, qe ishte fuqia e perandorit konsistonte/perbehej kryesisht/ne shumicen e tyre nga trupa ilire.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora