E enjte, 22.08.2019, 11:25 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island dhe Brooklyn festuan përfundimin e vitit shkollor

E shtune, 02.07.2011, 08:04 PM


 

Nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island dhe Brooklyn festuan përfundimin e vitit shkollor në ditën e baballarëve

 

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Muaji Qershor gjithmonë ka dy ditë të bukura gati–gati si të dhuruara prej Zotit, festën shqiptare 1 Qershorin, ditën e fëmijëve dhe festën amerikane ditën e baballarëve.  Eshtë e bukur kur këto dy ditë kombinohen së bashku dhe festohen me dashurinë më të madhe nga fëmijet dhe Diaspora shqiptare.

 

Më datën 19 Qershor në qytetin e bukur të Bruklinit që njihet në botë me mrekullinë botërore Ura e Bruklinit, u festua me dashuri dhe respektin më të madh mbyllja e vitit shkollor 2010-2011 dhe u nderuan të gjithë baballarët në ditën e tyre.  Zërat e bukur të fëmijëve që cicëronin shqip në një nga sallat komode të restorantit Bay Ridge Manor, të ngazëllenin shpirtin dhe të bënin që të rijetoje herë pas here me emocion copëza bisedash midis fëmijëve shqiptarë, të cilët janë lidhur aq miqësisht si rezultat i ardhjes së tyre në shkollën shqipe.

Ndonëse kishte dhe fëmijë që mungonin ngase prindërit e tyre për arsye ftesash në dasma të cilët nuk kishin mundësi që të vinin, përsëri salla gumëzhinte dhe shkëlqente nga sytë e fëmijëve gjithë dritë. 

Se c’kanë një dritë të magjishme fëmijët, veçanërisht kur flasin shqip, të amblën gjuhën tonë!

Ndërsa prindër-fëmijë uleshin grupe-grupe, orkestra e drejtuar nga muzikantët e mirënjohur Dashnor Cene dhe Odise Salillari përhapte tingujt e hymnit të gjuhës shqipe, këngë që është bërë aq e dashur nga fëmijët e shkollës.  Nxënësit së bashku me orkestrën këndonin hymnin të shoqëruar me fjalët si: Eshtë gjuhë e Ilirisë/ që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!

Sikur vetem këto fjalë të këtij hymni të më dijë fëmija im do të thoshte një prind nga Ulqini jam shumë i kënaqur pasi ato japin qartë mesazhin për këtë gjuhë hyjnore.

Programin e drejtoi mësuesja e talentuar znj.Blerina Bejleri e cila ftoi të gjithë të pranishmit të çoheshin në këmbë dhe të këndonin himnin shqiptar dhe atë amerikan.  Programi për fëmijë ishte përgatitur profesionalisht nga të gjitha mësueset e apasionuara të shkollës shqipe si: Mira Racanelli, Lavdie Misto dhe Bruna Osmani.

Nxënësit recitonin vjersha të bukura plot frymëzim, ku prindërit e tyre shpesh lotonin kur dëgjonin nga fëmijët e tyre që flisnin aq bukur shqip.  Mësuesja veterane znj.Violeta Likollari që gjithmonë me bashkëshortin e saj Përparimin na kanë mbështetur u shpreh se sa herë që vi në aktivitetin e shkollës tuaj ndjej se nxënësit kanë bërë shumë përparime të dukshme.  Midis vjershave kishte dhe gjëagjëza të bukura ku vogëlushët e shkathët si Dëbora, Oresti, Ema i interpretuan plot pasion.  Me duartrokitje të zjarrta u mirëprit dhe vjersha e pavdekshme e Asdrenit: Me vite jam larguar/ I dashur Atdhe/ Por nuk tëkam harruar/ Se shumë i ëmbël je...! 

Ndërkohë Xhymert Nuro babai i Deboras së bukur dhe mësuesi veteran Guri Gegprifti nga Pogradeci dëgjonin me lot në sy këto vargje aq prekëse për zemrat e emigrantëve që janë larguar nga Atdheu vetëm fizikisht.

Themeluesi i shkollës Shqipe dhe TV Alba Life New York, z.Qemal Zylo pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi mësueset dhe bashkëpunëtoret e tij pasi siç u shpreh ai pa ndihmën e tyre nuk do të kishim këtë sukses të merituar.  Z.Zylo iu uroi nxënësve pushime të mbara dhe iu ndau çertifikata të gjithë studentëve si Ejona Gashi, Edon Greva, Fiona Shaba, Arian dhe Arlind Kallaba, Edona, Adriana dhe Adelina Gjeloshi, Orest Salillari, Albi dhe Keltin Kaso, Sibora Boba, Ema Janko, Debora Nuro, Angela Osmanaj, Kejsi Kola, Kevin Gryka, Ardit Koxha, Marvin, David, Eni dhe Joe Shyti, që mbaruan programin përkatës të gjuhës shqipe për vitin shkollor 2010-2011.  Dy çmime speciale u ndanë për nxënësen e vitit Dea Bejleri dhe artisten e vitit Kristina Melo, të cilat u dhanë nga z.Mishto dhe z.Zajmi.

Po ashtu në mes të nje entuziazmi u ndanë dhe çertifikatat e mirënjohjes për punën dhe bashkëpunimin e palodhur me shkollën, gjyshit Gazmor Salillari dhe prindërve Neritan Bejleri, Petrika Melo, Dritan Gashi, Osman Greva, dhe Ismail Kazani. Për një punë të devotshme dhe për një mbështetjete të pakursyer u vlerësuan dhe z.Dritan Mishto Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në New York, dhe z. Fatmir Zajmi diplomat pranë Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York.  Falënderimi dhe fjalët e tyre të ngrohta për shkollën u pritën me duartrokitje nga të pranishmit.
M
ësueseve të shkollës si: Blerina Bejleri, Ermira Racanelli dhe Lavdie Misto iu dhanë nga një buqetë me lule të freskëta.  Një tufë me lule iu dhurua dhe zonjës Diana Karamuca e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj së bashku me bashkëshortin dhe të afërmit e familjes së saj, si çiftet Uljana dhe Fredi Isak, Vera dhe Ladi Hoxha, Akelina dhe piktori i talentuar Arian Fejzullai etj…Znj.Diana lulet i mori me emocion dhe lot në sy nga shkolla shqipe, e cila vinte për herë të parë në aktikvitet qysh nga viti i kaluar e cila mori pjesë në një festë bamirësie që u organizua për fëmijët me autizëm, ku paprimtas duke vallëzuar pësoi një një atak masiv. Pjesëmarrësit vallëzonin dhe kërcenin me dashurinë më të madhe për këtë festë të bukur të shkollës dhe të baballarëve, midis tyre dhe motrat e bukura Anita dhe Linda Jonif të cilat kërcenin me elegancë aq bukur serenatat e Korcës dhe vallet popullore shqiptare nga të gjitha trevat.
Edhe djaloshi shqiptar q
ë është bërë i mirenjohur në Amerikë Taulant Hoxha i cili ka shpikur këmishën antiplumb kundra rrezeve per femije kishte ardhur me kënaqesi së bashku me prindërit e tij Manushaqen dhe Kujtimin të cilët vazhdimisht kanë mbështetur mësimin e gjuhës shqipe. 

Znj.Vera Kurti tregoi me humor copëza nga jeta e fëmijëve dhe gjithashtu foli për autizmin ku ftoi prindërit shqiptarë për një bashkëpunim më të ngushtë me fëmijët që kanë nevojë për ndihmën profesionale.

Festa e mbylljes së shkollës kaloi në një atmosferë të gëzuar dhe mbresëlënëse.  Nxënësit e shkollës shqipe u ndanë duke u përqafuar dhe përshëndetur në shqip me njeri tjetrin ku nuk munguan dhe lotët e ndarjes midis tyre.

Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV Alba Life z.Todd Watkins dhe do të transmetohet në kanalet televizive në Amerikë.

 

Qershor, 2011

Brooklyn, New York

Prinder dhe aktiviste te dekoruar
Prinder dhe aktiviste te dekoruar
Z Dritan Mishto me certifikaten e mirenjohjes
Z Dritan Mishto me certifikaten e mirenjohjes
Diplomati z Fatmir Zajmi dhe artistja e vitit Kristina Melo
Diplomati z Fatmir Zajmi dhe artistja e vitit Kristina Melo
 



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT