Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Tradhëtari Enver Hoxha dekorohet ''Hero i Popujve të Jugosllavisë''

| E shtune, 02.07.2011, 08:02 PM |


TRADHETARI  ENVER  HOXHA  DEKOROHET

“HERO  I  POPUJVE    JUGOSLLAVISË”

Në 65 vjetorin e dekorimit nga “druzhe” Tito…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Plot 65 vjet ma parë, me 1 korrik 1946, tradhetari terrorist i Popullit Shqiptar dhe i të gjitha Trojeve tona Shqiptare, Enver Hoxha, dekorohej në Beograd, në kryeqytetin e Jugosllavisë komuniste, nga vetë udhëheqësi bolshevik “druzhe” Tito, me dekoraten e naltë të atij shteti: “Hero i Popujve të Jugosllavisë”. Sigurisht kjo ishte një fitore e madhe e Partisë komuniste, që drejtonte ky sharlatan që nga viti 1941, kur Tito me emisarët e vet Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, themeloi këte parti vasale në Tiranë, e cila edhe sot vazhdon me kenë sherbëtore besnike e të gjitha pikpamjeve, ideve, programeve dhe vendimeve të marruna që në diten e krijimit të saj, ndaj partisë dhe qeverisë shoveniste të Jugosllavisë, parti që gjithnjë vazhdon me kenë edhe ajo besnike e parimeve marksiste.

            Mbas konferencës së Mukjes, tradhëtari Enver Hoxha zbuloi ftyren e vertetë të tij në sherbim të Jugosllavisë, ku ruejti të paprekuna qellimet e tyne ndaj territoreve tona, ku përfshihej edhe Kosova, tue mos u zanë fare me gojë Hoti, Gruda, Tivari, Maqedonia  shqiptare etj., ndonse ndër ato krahina ka edhe sot pasues të asaj tradhëtije të madhe të Enver Hoxhës, që edhe kremtojnë festa të humbjes së Pavarësisë së tyne nga marrveshjet e tij në damin e Atdheut me Titon. Sigurisht, kjo u ba për interesin e kolltukut personal.

            Në Konferencen e Jaltës, Ruzvelti njohu zyrtarisht okupacionin jugosllav e të gjitha territoreve tona tue përfshi edhe Shqipninë nanë. Mbas vitit 1944 Shqipnia drejtohej dhe kontrollohej nga shteti komunist jugosllav. Kjo u arrit me pelqimin e komunistëve tonë, të cilët i drejtonte tradhetari Enver Hoxha, i cili, si

Tiranë 1941…
Tiranë 1941…
masë fillestare sherbimi ndaj komunistëve jugosllavë, shtypi me gjakderdhje kryengritjet e Kelmendit, Koplikut, Berdicës dhe Anës së Malit në Veri, i mbështetun nga forcat ushtarake jugosllave. Ai zhduku krejt aparatin e vjetër shtetnor me etiketimin “armiqë të popullit” që në vitin 1945, tue shtrue edhe terrenin për zgjedhjet e para antidemokratike të dhjetorit, ku partia komuniste mëshehej nën masken e frontit demokratik dhe disa organizatave të tjera terroriste që drejtoheshin nga elementët e shitun e tradhetarë, si vetë drejtuesi i partisë së tyne. Ata që guxuen me ngritë zanin dhe me kerkue zgjedhje Demokratike në Shqipni u pushkatuen, tue fillue nga Heroi i Organizatës Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” Mark Çuni me shokë...Shpronsimet dhe plaçkitjet e tregtarëve, tue i dhunue e torturue ndër burgje, e mbasi ua moren rezervat e arit dhe mallin e magazinave të tyne për me mbushë dyqanet e Beogradit e deri në Moskë, vazhduen me gjyqet e montueme politike, që shpartalluen ekonominë kombëtare. Veprat kriminale të kryeme tue përfshi edhe vrasjet e kosovarëve në Tivar nga ushtarakët komunistë me spaleta jugosllave, apo rroba të marruna prej ndihmave të anglezëve në mal që nga Enver Hoxha, Omer Nishani, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Ramiz Alia, Rahman Parllaku, Shefqet Peçi, Tuk Jakova, Qamil Gavoçi, Gjin Marku e sa të tjerë kriminelë, që i kanë sherbye qellimit të pushtimit të Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk ishin tjeter veç një shtrimje e pushtimit sllavokomunist të Bashkimit Sovjetik, që udhëhiqej nga diktatori bolshevik krimineli Stalin, i cili, me pushtimin e Ballkanit, realizoj një anderr të vjeter të Rusisë, e cila e ka dishrue me kohë daljen e saj në detin Adriatik. Realizimi i saj u ba i mujtun me dhunen dhe terrorin që ushtruen vasalët e tij, tradhetarë të vendeve të veta në sherbim të diktaturës komuniste të proletariatit, që drejtonte Stalini i “math”...nga Moska.

            Vetë “druzhe” Tito, udhëheqës i PK Jugosllave dhe i shteti të ri të Jugosllavisë, që arriti me pushtue dhe aneksue përveç shteteve të tjera të Ballkanit, Kroaci, Slloveni, Malin e Zi, Maqedoninë, edhe Tokat tona, Hotin, Gruden, Tivarin, Kosoven etj., dhe me i vue edhe emnin Republikat Federative të Jugosllavisë,

1946…E. Hoxha në aeroportin e Beogradit
1946…E. Hoxha në aeroportin e Beogradit
ku “de facto” përfshihej edhe shteti shqiptar, për këte ndihmë të madhe të dhanun nga tradhëtari terrorist Enver Hoxha në këte “fitore” të kampit komunist; me që Shqipnia e Lirë nuk ekzistonte ma, me daten 1 korrik 1946 Tito dekoron në Beograd Enver Hoxhen “Hero i Popujve të Jugosllavisë”.

            Aprovimi i pelqimit të kësaj dekorate tradhëtije nga Enver Hoxha u ba e njohun edhe për Europën nga vetë ky spijun jugosllav, në mbledhjen plenare të Konferences së Paqës në Paris, me daten 21 gusht 1946, ku pohoi botnisht si kryetar i delegacionit, se: “Shqipëria dhe Jugosllavia nuk kanë asnjë mosmarrveshje në mes të tyre...”.

            Tradhetari i Atdheut dhe i Popullit Shqiptar, pranon një dekoratë që me të vertetë ai e meritonte, sepse tue u quejtë “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, ai verteton edhe sot se nuk ishte asnjëherë as shtetas shqiptar. Ai nuk i ka perkitë kurrë as gjakut, as fisit, as ndonjë krahine shqiptare, se Popullit Shqiptar jo se jo!

            Dhe, për me ditë se kush ishte Enver Hoxha, fondacini i tij duhet të shpërndajnë sot falas ashtu si ka shpërnda “veprat” e tija nëpër botë, librin e autorit amerikan Simon Sebag Montefiore, me bashk’autorë Zz.John Bew si edhe Martyn Frampton, të cilët kanë botue vëllimin “HISTORY’S MONSTERS” ose “PËRBINDSHAT E HISTORISË” ku në faqen 261 ka nderin me u paraqitë edhe “heroi” Enver Hoxha, Perbindsh i Popullit dhe i Shteti Shqiptar, i dekoruem edhe nga Kuvendi Popullor me dekorata të paprekëshme!

 

            Jam tue persëritë për të gjithë Shqiptarët kushedi sa herë: “Deri kur ky tradhetar i shitun e terrorist do të vazhdojë me pasë titujt e dekoratat e dhanuna nga ju bashkpuntorët e tij spijun komunistë në Kuvendin Popullor të RPS të Shqipnisë?”

            Nëse vazhdoni me heshtë, o deputet “demokratë”, bani mirë neser me daten 1 korrik 2011 me mbajtë “një minut zi”, në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipnisë!

Melbourne, 30 Qershor 2011.