Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Deo Graciani: Avni Avdiu dhe gënjeshtrat e tij për Pjetër Bogdanin

| E shtune, 02.07.2011, 08:05 PM |


Avni Avdiu dhe gënjeshtrat e tij për Pjetër Bogdanin

 

Nga Deo Graciani

 

E quaj fatkeqësi, që sot në shekullin e 21-të, viti 2011, kur gjithë fqinjët tanë i kanë qartësuar problemet me identitetin e tyre, në aspektin etnik, fetar, gjuhësor e kulturor, ne si shqiptarë megjithëse jemi shumicë etnike në trojet tona, na duhet edhe sot e kësaj dite të mbrojmë heronjtë dhe viganët e historisë sonë nga sulmet e disa pinjollëve të kolonëve tartarë, arabë, turq, dhe egjiptjanë, të cilët e kanë mësuar shqipen dhe e përdorin këtë gjuhë të shenjtë për të hedhur baltë mbi shtyllat që përbëjnë identitetin tonë kombëtar. Këtyre anti-shqiptarëve shqipfolës u janë shtuar kohët e fundit edhe disa shqiptarë të shitur, të cilët janë gati të mohojnë kombin e tyre dhe të shesin shpirtin e tyre tek serbët, turqit e arabët për disa lekë më tepër apo për premtimin se pas vdekjes do të takojnë hyritë e premtuara në xhehnetin arab.    

 

Një nga këto anti-shqiptarë shqipfolës është edhe skllavo-maqedonasi Avni Avdiu. Prej disa kohësh ky individ, i cili me sa duket është një skllav shqipfolës nga Maqedonia, ka ndërmarrë një sulm të ulët ndaj viganit shqiptar, Pjetër Bogdani. Këtë person e pata përmendur përciptazi edhe tek shkrimi im i mëparshëm “Kosova e mbërthyer në kthetrat e radikalizmit islamik.” Në artikullin e tij të para pak ditëve, “Pse kundër Pjetër Bogdanit?” Avni Avdiu shkruante ndër të tjera se “Pjetër Bogdani nuk është figurë që i bën nder kulturës sonë. Është obligim i Bashkësisë Islame në Maqedoni, i myftinive, i Forumit Rinor Islam dhe i çdo besimtari që të organizojnë peticione (nëpër xhami) dhe protesta paqësore për kundërshtimin e vënies së bustit të Pjetër Bogdanit dhe shfuqizimin e vendimit naiv të PDSH-së për pagëzimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore Shqiptare me emrin e tij. E quaj naiv sepse shqiptarët nuk i lidh asgjë shpirtërisht ky emër. Prandaj është momenti që shqiptarët muslimanë në Maqedoni të tregojnë e dëshmojnë se janë gjallë dhe se nuk kanë vdekur (moralisht).”

 

Kaluan vetëm disa ditë dhe ky individ boton një artikull të dytë me titull “Pjetro Bogdano Macedono” duke vjellur përsëri vrer kundër Pjetër Bogdanit, dhe duke sjellur këtë herë fakte të tjera për “anti-shqiptarizmin” e Pjetër Bogdanit,” që sipas tij qenkan paraqitur nga autori britanik Noel Malcolm, në librin e tij “Një Histori e Shkurtër e Kosovës.” Avdiu shkruan: “Siç përcjell nga dokumentet autentike origjinale studiuesi e historiani i shquar anglez, më i njohur dhe i gjithëpranuar i çështjes shqiptare, Noel Robert Malcolm, Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë. Për këtë edhe u angazhua dhe luftoi. Iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë. Kush nuk beson, le të lexojë gjerësisht në: Malcom, Noel, ‘A Short History’. New York: New York University Press, 1998, Kapitulli: ‘Pushtimi Austriak’ dhe 'Migrimi i Madh' 1689 -1690, f.149.

 

Kur e lexova këtë informacion që paraqet autori, u habita jashtë mase dhe pyeta veten, sesi është e mundur që një individ të gënjejë dhe të shpifë publikisht, dhe madje të botojë në shtyp gënjeshtra të tilla monstruoze pa iu dridhur aspak qerpiku. Sikur ky pseudo-shqiptar ta kishte thënë këtë gënjeshtër me gojën e vet pa cituar njeri ndoshta edhe nuk do t’i kushtoja shumë vëmendje por të citojë historianin britanik Noel Malcolm duke i shtrembëruar plotësisht thëniet e tij, kjo sjellje kapërcen edhe kufijtë e paturpësisë, dhe si rrjedhojë gënjeshtrat e tij duhen ekspozuar. Për fatin e keq të këtij farë Avni Avdiu, libri i mësipërm i historianit Noel Malcolm është një libër që ka qarkulluar mjaft në duart e shqiptarëve. Prandaj sapo e lexova pjesën që kishte cituar në artikullin e tij, megjithëse e dija se ishte e pavërtetë, vrapova të gjeja librin dhe ta rilexoja atë faqe, ku përmendej Pjetër Bogdani.

 

Individët si Avni Avdiu e shumë të tjerë të sojit të tij, janë mësuar të ushqejnë rregullisht me gënjeshtra ca myslimanë shqipfolës syleshë dhe të gjorë, të cilët jargaviten sa herë që hapin gojën Avdiu, Jazexhiu apo ndonjë tjetër, duke menduar se po marrin prej tyre ndonjë zbulesë hyjnore, e duke mos ditur që këta gënjejnë edhe më shumë kur betohen në emër të Allahut e të padishahut, sepse ose kanë lindur gënjeshtarë ose janë trajnuar që të sillen si të tillë. Prandaj Avni Avdiu do të më krijonte më shumë habi sikur të nxirrte papritur nga goja e tij ndonjë të vërtetë.

 

Pasi mora librin e historianit Noel Malcolm dhe lexova faqen e cituar nga Avni Avdiu, ky shërbëtor i xhehenemit, vura re se asgjë nga ato që kishte thënë nuk ishte e vërtetë. Madje, faqja 149 dhe dhjetëra faqe të tjera të këtij libri, e lartësojnë viganin Pjetër Bogdani, duke nxjerrë në pah patriotizimin dhe sakrificat e tij për të shpëtuar atdheun e shkelur dhe të shkretuar nga thundra osmane. Madje Pjetër Bogdani është edhe një nga burimet e pakta që asokohe informonte opinionin ndërkombëtar për atë çfarë po ndodhte në trojet shqiptare.

 

Deklaratat e Avni Avdiut se “Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë” nuk qëndrojnë. Për ta mbështetur arsyetimin e tij, Avni Avdiu ka gjetur një fjali të vetme në gjithë librin, të cilën e merr dhe na e servir sipas qejfit të tij dhe interpretimit të tij, plotësisht jashtë kontekstit, duke u përpjekur ta shpallë Pjetër Bogdanin si armik të shqiptarëve. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm përmendet se “në vitin 1685, Pjetër Bogdani e përshkruante Drinin e Bardhë si kufirin që ndante Serbinë dhe Shqipërinë.” Në bazë të fjalisë së mësipërme, mendja e sëmurë e Avdiut pjell tre deklarata që Bogdani nuk i ka thënë dhe as menduar ndonjëherë. Asnjëherë Bogdani nuk ka thënë që Kosova është Serbi, Kosova i përket Serbisë, apo Kosova është pjesë e Serbisë siç përpiqet të na gënjejë Avdiu. Arsyetimi i Bogdanit se Drini i Bardhë ndan Shqipërinë nga Serbia, nuk vjen nga fakti se Bogdani mendonte që Kosova i përkiste Serbisë, por siç thotë historiani britanik “në Ballkanin e pushtuar prej turqve nuk kishte kufij të përcaktuar qartë midis etnive. Kategorizimet (etnike) më të zakonshme bazoheshin pjesërisht mbi kujtesën e mbretërive para-otomane, dhe pjesërisht në provincat kishtare katolike.” Historiani Noel Malcolm na shpjegon përfundimisht pak më poshtë në të njëjtën faqe se çfarë nënkuptonte Bogdani kur thoshte “Shqipëri.” Pra cila ishte ‘Shqipëria’ për Bogdanin në atë periudhë? Arsyetimi i mëposhtëm e zbardh përfundimisht atë që ka thënë Bogdani, duke hedhur poshtë gënjeshtrat e qëllimshme të Avni Avdiut për viganin tonë. “Shqipëria” në atë kohë quhej jo vetëm Malësia por edhe malet më në veri, deri në Mal të Zi, shpjegon autori. “Gjithë ky territor i klaneve që jetonin në zonat malore, përbënte atë që quhej akoma “Shqipëria e lirë.”  është gjithashtu e qartë, se në dokumente të ndryshme austriake të asaj kohe, për arsye gjeografike, përcaktoheshin si ‘shqiptarë’ edhe disa klane ortodokse të Malit të Zi.” “Gjithë kjo bëhej,” thotë autori, “për ta dalluar ‘Shqipërinë’ nga ‘Shqipëria turke,’ e cila ishte zonë nën administrimin e plotë osman.” Siç shihet qartë, nuk ishte kurrësesi e mundur që një atdhetar si Bogdani ta shihte Kosovën si pjesë të Serbisë kur ai vetë përmend shpeshherë presionin e madh që iu bëhej katolikëve në Kosovë që të braktisnin fenë katolike dhe të përqafonin fenë e turkut apo atë ortodokse serbe. është pikërisht libri i historianit britanik Noel Malcolm, mbi të cilin mbështetet fantazia e Avdiut, që e hedh poshtë orvatjen e dështuar të tij për të njollosur Pjetër Bogdanin. Noel Malcolm shton më tej në librin e tij: “Megjithëse arkidioqeza e Pjetër Bogdanit ishte pjesë e ‘Serbisë,’ ai thirrej shpesh nga austriakët si ‘kryepeshkop i Shqipërisë (f149).” Vetë Pjetër Bogdani shkruan se gjatë vizitave ipeshkvnore në gjithë Kosovën perëndimore, ai kishte përdorur vetëm gjuhën shqipe (f126). “Gjendja e kishës katolike në Kosovë nuk është e mirë dhe shqiptarët katolikë janë nën presion jo vetëm të autoriteteve turke por edhe nga kisha ortodokse serbe që përpiqet t’i detyrojë ata që t’i paguajnë asaj taksat kishtare, shkruan Noel Malcolm. Më tej Malcolm shton: “Nëse e krahasojmë gjendjen e Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kjo e fundit, ishte më e madhe, më e pasur, më e stabilizuar dhe më e privilegjuar''. Pra lind pyetja, pse duhej vjellur gjithë ky vrer ndaj viganit tonë Pjetër Bogdani, pa asnjë lloj shkaku? Pse duheshin sajuar gënjeshtra kaq të ulëta, për të ndezur qëllimisht urrejtjen e komunitetit msyliman ndaj Pjetër Bogdanit? Këtë mund ta dijë vetëm mendja e sëmurë e anti-shqiptarit shqipfolës Avni Avdiu.

 

Më poshtë Avni Avdiu vazhdon plot krenari shpalosjen e gënjeshtrave të tjera. Ai thotë se “Pjetër Bogdani iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë. Kush nuk beson, le të lexojë gjerësisht në librin e Noel Malcolm.” Marrëzia e Avni Avdiut është e tillë, saqë ai na thotë se ofensiva serbe ndaj shqiptarëve dhe turqve qenka zhvilluar diku rreth vitit 1690. Ky individ mendon se shqiptarët janë të gjithë analfabetë dhe nuk kanë lexuar kurrë histori, dhe gabimisht mendon se duke gënjyer e gënjyer sa më shumë diçka do të mbetet. Fatkeqësisht për Avdiun nuk do të mbetet asgjë nga gënjeshtrat e tij, sepse është pikërisht ky libër i cituar prej tij, i cili vazhdon t’ia ekspozojë plotësisht gënjeshtrat e tij. Nga faqja 149 e deri në faqen 151 të librit, paraqiten fakte mbi etapat përgatitore të ofensivës austriake kundër forcave turke në Ballkan, përfshirë Kosovën. Këto faqe dhe të tjera tregojnë për trupa vullnetare ku ishin përfshirë edhe shumë shqiptare, të organizuara dhe në pritje të ardhjes së austriakëve. Nuk dihet në mënyrë specifike se nga cilat krahina kishin ardhur vullnetarët, por një burim italian thotë se kur Piccolomini arriti në Prizren me 6 Nëntor, atje po e prisnin më shumë se 6 mijë vullnetarë shqiptarë të udhëhequr nga Pjetër Bogdani. Shumë prej tyre ishin edhe shqiptarë që deri atëherë paguheshin nga turqit, dhe thirreshin “arnautë.” Ndërsa një burim gjerman paraqet një situate të ngjashme por thotë më tej se në Prizren ishin mbledhur rreth 5 mijë arnautë, të krishterë dhe myslimanë. Gjithashtu, në vitin 1689 i dërguari i Papës informonte Vienën se shqiptarët, arnautët, dhe banorë të krahinave të tjera, përfshirë myslimanë dhe të krishterë po negocionin me gjeneral Piccolominin. Arnautë, quheshin shqipfolësit që përdoreshin si luftëtarë nga Otomanët (f150). Edhe një fakt tjetër interesant që paraqitet në këtë libër është pushtimi i Prishtinës nga trupat austriake. “Prishtina, e cila në atë kohë kishte rreth 15 mijë banorë, shumica e të cilëve ishin të besimit mysliman, u pushtua nga austriakët pa hasur në asnjë rezistencë. Kur trupat austriake hynë në Prishtinë, rreth 5 mijë arnautë iu bashkuan ushtrisë austriake për të luftuar kundër turqve (f145).

 

“Pas vdekjes së Piccolominit nga mortaja, komandën e ushtrisë e mori gjenerali Holstein, i cili nuk pati aq suksese sa Piccolomini. Pasi kishte zmbrapsur nga Prizreni një ushtri osmane që përparonte nga krahina e Lumës, ai u përpoq të siguronte përkrahjen e banorëve sllavo-ortodoksë të asaj zone. Kur ata deklaruan se mbështesnin akoma osmanët, dhe pasi hapën zjarr ndaj trupave të tij, Holstein i vuri flakën 30 fshtarave (f151-152). Me kalimin e kohës, sjellja arrogante e oficerëve austriakë dhe shkelja e marrëveshjes që kishte bërë Piccolomini me arnautët, bëri që nga 20 mijë arnautë që luftonin në ushtrinë austriake, pas një viti të mbeteshin vetëm 3 mijë. Tashmë trupat austriake ishin në tërheqje. Osmanët kishin sjellur nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh nën e udhëheqjen e Nuredinit, njëri nga bijtë e Kanit. Rreth 3 mijë tartarë hynë në Kosovë duke shkretuar dhe shkatërruar shumë fshatra në krahinat jug-lindore (f152). Pas disfatës përfundimtare të austriakëve dhe tërheqjes së tyre, popullsia vendase e gjeti veten të pambrojtur, dhe në të gjithë Kosovën filloi një eksod i madh i popullsisë për të shpëtuar nga hakmarrja osmane (f158). Por njerëzit nuk patën kohë të largoheshin sidomos nga Kosova perëndimore. Në vitin 1690, Raspasani shkruan se banorët e Pejës dhe Prizrenit nuk patën mundësi të largoheshin dhe t’u shpëtonin barbarëve. Pjesa me e madhe e tyre u masakruan, dhe të mbeturit gjallë u morën si skllevër. Me 18 Janar, përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Në Shkurt, i dërguari i Papës në Vjenë, raportonte se ushtritë osmane dhe tartare i kishin masakruar banorët në mënyrën më barbare, dhe një numër të madh i kishin marrë skllevër. Në Prill, një oficer venedikas raportonte se Kosova ishte bërë shkrumb e hi, nga ushtritë osmane dhe tartare, dhe nëpër fshtara e qytete nuk gjeje një njeri të vetëm. Rreth 360 fshtara në Vuçiternë dhe Trepçë kishin mbetur të boshatisura (f158-159). Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e fshatrave të Prishtinës ishin shkretuar. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do ta rimerrnin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrinte përsëri në nivelet e para viteve 1690 (f177).  

 

Siç lexohet qartë, fragmentet e mësipërme hedhin poshtë pretendimet e turpshme të shqipfolësit Avni Avdiu i cili deklaronte se: “Pjetër Bogdani iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.” Dhe madje ky gënjeshtar arrinte deri aty sa të thoshte se “Kush nuk beson, le të lexojë gjerësisht në librin e Noel Malcolm.”

 

Fragmentet e mësipërme janë marrë nga libri i Noel Malcolm. Të gjithë paragrafët me shkronja korsive janë marrë nga ky libër. Ky është edhe libri të cilin e kishte përmendur Avni Avdiu për të mbështetur gënjeshtrat e tij. E përshëndes shqipfolësin Avni Avdiu me një thënie të Abraham Lincoln: “Ju mund të mashtroni gjithë popullin për një periudhë kohë, madje ju mund të mashtroni një pjesë të popullit gjatë gjithë kohës, por jo të mashtroni gjithë popullin përgjithmonë.”