E premte, 29.03.2024, 07:19 AM (GMT)

Kulturë

Luan Çipi: ''Kryeplaku'' nga Petraq Pali

E premte, 01.07.2011, 06:50 PM


MBRESA E MENDIME PAS LEXIMIT TË RRËFIMIT, “KRYEPLAKU”

TË SHKRIMTARIT PETRAQ PALI

 

Nga Luan Çipi

 

Duke lexuar me vëmendje rrëfimin e këndshëm KRYEPLAKU, të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Petraq Janko Pali, hedhur në sitet internetike të Diasporës Shqiptare, natyrshëm nxjerr disa përfundime:

 

Petraq Pali  është një shkrimtar tashmë i konfirmuar me përvojën e tij të botimit

deri tani të 17 librave me romane, novela, tregime dhe poezi, e publicistikë prej të cilave në 5 libra është bashkautor. Me iniciativën e tij janë botuar edhe katër vepra me poezi e monografi të babait të vet të nderuar, Mësuesit të Merituar Janko Pali. Këto të gjitha janë shpërndarë te shokët dhe miqtë e tij falas.

 

Petraq Pali është lexues i kujdesshëm  i historisë dhe përsërit e përshkruan me kujdes ngjarje të lexuara apo të dëgjuara gjatë viteve, duke përgjithësuar përvojat e vlefshme pozitive.

Model për të gjithë është qëndrimi ndaj babait të tij, mësuesit të palodhur dhe njeriut euridit e patriot Janko Pali. Po ai arrin edhe deri te vlerësimi e evidentimi i çdo personi të nderuar të fshatit të tij të kapedanëve, Qeparoit emërmadh  e më tej, duke shkruar, kujtuar e nderuar shpesh, sa gjen rastin, për shumë nga himarjotët e shquar, trima dhe krenarë.

 

Petraqi është përherë i dashur dhe njerëzor dhe evidenton sistematikisht ç’është më e mirë në këtë jallane dhe qep me atë fill të artë që i bashkon njerëzit, duke theksuar atë çka është njerëzore e humane dhe jo atë çka i  largon, i diferencon dhe i ndanë ata.

 

Petraqi, publicist korrekt, si shkrimtar dhe qytetar, nuk është partizan i një kaheje ekstreme politike, por politika më e dashur e tij është bashkimi dhe përparimi i  shqiptareve e deri i botës mbarë, sipas përvojës së më të mirëve, më të pasurve dhe më të diturve. Këtu qëndron dhe sekreti i marrëdhënieve të mira të tij me të gjithë njerëzit dashamirës, pavarësisht nga idetë e secilit, qoftë politike, fetare apo krahinore, që i përkrah dhe inkurajon pa dallim.

 

Petraq Pali, si një Qeparotas tradicional, është njeri human deri në shenjtëri dhe dorëdhënës bujar, i predispozuar për të ndihmuar këdo, duke u vendosur këmbëkryq për midis shoqërisë, me modestinë, optimizmin  dhe energjitë e tij të pashtershme. Kjo vërtetohet në të gjithë veprimtarinë e tij, por spikat me faqen internetike, “Qeparoin”, ketë vatër të përbashkët të shqiptareve në Amerikë, ku merr nder të jesh anëtar. Ai u thur kurora lavdie çdo bashkëkrahinari, në të mirë e në te keq, sa lind njeriu e deri në ceremoninë mortore të tij, duke kontribuar për t’i ruajtur të pavdekshëm.

 

Petraq Pali, mërgimtar i hershëm, është politeknik, i shquar gjithnjë në punët e tij, me laura në disa shkolla të mesme, me kategori profesionale në disa mjeshtëri dhe për më tepër njeri i kulturuar në nivele të pëlqyera të vetmësimit, që me vullnet të paparë edhe në moshë të thyer, si pas shembullit të Fan Nolit të madh, përfundoj me sukses edhe Universitetin për Jurist , duke plotësuar kështu amanetin e fundit të babës së vet patriot, Mësuesit të Merituar, poetit, shkrimtarit, historianit, poliglotit Janko Pali.

 

Nuk mund të reshtësh së shkruari për ketë njeri të jashtëzakonshëm, kryefamiljar dhe prind të kujdesshëm dhe pse kësisoj, siç ndodh shpesh, mund të ndjellësh xhelozinë dhe smirën e ndokujt, që gjithnjë e sheh të zezë anën e mbarë të medaljes jetësore dhe që i sheh gjithnjë njerëzit vetëm si i ka njohur dikur, në stanjacion. Të tillë, që nuk kanë munguar, ai, po me madhështi të krishteri, i ka injoruar me heshtje dhe harrim.

 

Do ti uroja Petraq Janko Palit shëndet dhe lumturi, forcë dhe krijimtari.

 

Unë personalisht, teksa shoh ndonjë çapraz e të pa aftë, do e ndjeja kënaqësinë e plot ta shihja Petraq  Janko Palin, minimumi, KRYEPLAK në Qeparo dhe madje më shumë... KRYETAR në gjithë Bregdetin, që pret prej shekujsh përvojë jetësore alla Amerikane dhe Evropiane. Kjo ndjenje të lind menjëherë sa lexon  rrëfimin “Kryeplaku” te Petraq Palit, të thurur aq bukur, ku renditen fakte të ngjara e të përcjella ndër vite, pasqyrë e mjeshtërisë dhe zgjuarsisë të kryepleqve të bregdetit  himarjot dhe të përvojës së tij në drejtim e gjykim.

Dëshira ime u dëgjoftë nga Shqiptarët dhe Zoti, se vërtetë do të ishte një mrekulli, që veç të tjerave do të shuante mallin e pashterur për Atdheun, të këtij mërgimtari mallzhuritur shumëvjeçar!

Nga ana tjetër kështu, hap pas hapi,Vendimet e Qeverisë Shqiptare për ekselencë dhe për përzgjedhje vlerash të shqiptarëve të kompletuar e të dalluar në Evropë e Amerikë, nuk do ngeleshin thjeshtë fjalë boshe, por do gjenin një fillesë e model konkretizimi e zbatimi.

 

Vlorë,30.06.2011



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora