E premte, 29.03.2024, 02:46 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: "Xixa" qershori / 4

E premte, 01.07.2011, 06:34 PM


"Xixa"  qershori  / 4

 

(poezi lirike )

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.Në zëmër

 

Në zëmër më kumbon një muzikë e fshehtë

Nën ritimin e kësaj muzike kërcejnë ëndrrat e mia

Pyes veten:-Çfarë muzike vallë do jetë?

Dhe përgjigja: -Veç nga dashuria.

 

Se njeriu kurrë nuk kënaqet me atë që ka

(jepini një gjë...dhe,prapë,kërkon një tjetër)

Ndaj dhe unë kam rënë në sevda

Se erdhi dhe më"nguci" një mike e vjetër.

 

M'u bë si një refleks a si lodër përfytyrimi

Si një sedef a si një lule e rrallë

Sado i i moshuar,e humbi dhe Përparimi

Dhe,kur s'e priste,e puthi me mall.

 

 

2.Puhiza

 

Fryjti një puhizë e lehtë dhe më fyrjti si ballonë

Unë tani u bësh me fletë,mikeja më dashuron

Sado që po mbush shtatëdhjetë,e heq veten djalë të ri

Dhe u bëra pëndë,i lehtë(po kush është si unë tani?)

 

Shkoi me vrap tek pasqyra,pa zë krihem e ujdisem

Pak" tualet" vë tek fytyra,se dua pak të kapardisem

Se vërtet puhizë e lehtë, po më tundi si furtunë

Sikur ra një "tërmet" dhe nga plak,u ktheva çun...

 

 

3.Një demon  bukurie

 

Si demon bukurie,erdhe e më prishe gjumin

Mu tani prej pleqërie,seç më fute të"paudhin"

Vjen e hyn në jetën time dhe  s'më lë që të fle fare

Po më shkoq si një thërime;ah,ç'më bëre, o moj djalle!

 

 

4.Vijnë kujtimet

 

 

Palë- palë vijnë kujtimet,palë-palë e dufte-dufte

E m'i shtojnë ngashërimet,se kam zëmër si pej sute

Regëtin zëmra e rënkon,e sëmbon keqas një plagë

Edhe dhimbja nuk pushon,se dhe mikja më është larg.

 

 

5.Ervehe!

 

Fytyra jote si ovale dhe  sytë që lëshonin shkëndija

Më sjell t'hu ca malle dhe më mbyt mua dashuria

Po qeshja jote gazmore,aq sa më kujtohet Malva  *

Më fut në ca sinore që zë dhe shkel "vijat e bardha"

 

Të gjitha më vijnë përpara,para syve zënë e më shfaqen

Sikur  zë retë e bardha, se kam pranë tani "Malvën?!"

Kujtimet vijnë e më përmallin,aq,moj,sa më përlotin

Dhe si mund ta mbaj mallin,a mund që ta  ndalë lotin?!

 

* personazh i  Gorkit

 

 

6.Bëluza

 

Dy lloj ngyrash ka bëluza

Po ç'reflekse merr nga dielli

Ç'fsheh bëluza,më ha buza

Atje mëndjen,unë,i mjeri.

 

Të dy gjysmat,bëjnë plot një

Dhe të ndryshme,po sa shkojnë

Mëndja ime mbetë nën të

Veç të"fshehtat" më verbojnë.

 

 

7.Pse më erdhe me tët atë?

 

Unë të thashë të vije vetëm...ti më erdhe me tët atë

Si ta shtyjmë me të "bisedën";sa i lart më qe ky"prag?!"

Jap e marr që ta "tundoj"(gjasme ja që do ketë punë?!!!)

Luan nga vëndi"shkëmbi",moj:(këmbëkryq ky firaun?!!!)

 

Zë e nxehem veç me ty që më solle goxha "trim?!"

Birçja hiç  nuk do t'ia dijë;më pyet:-Ç'kemi,Përparim?!!!!

Edhe qesh apo nuk qesh;xhëç kupton ky,qerrataj

E ka hak të më përqesh...se po "luaj" si budallaj

 

 

Se të thashë të vije vetëm,ti më solle goxha"trim"

Edhe s'bëm asgjë tjetër(veç:-Ç'kemi,Përparim?!!!)

 

 

8.Ah,ajo udhëz!

 

Ah,ajo udhëz,që dredhon;që dredhon dhe hyn në pyll

Mike,moj,seç më kujton një takim që bëmë në prill

Një takim që bëmë në prill,zë më turbullon prapë

Se çfarë bëmë atje në pyll,zë kujtoj e shpirti plagë.

 

 

9.Kur  ma hape gjirin ti

 

Kur ma hape gjirin ti,thashë:ja tek është Parajsa!

Dhe fillova që të"pi";aq e madhe më qe ngasja

Piva,piva sa u "deha",se më qe"vera" e fortë

Pak më poshtë dhe u"çdeha":qeshë goditur mu në kokë.

 

 

10.Lumturia të bën egoist

 

Lumturia,shpesh,t'i errë sytë

Nuk sheh që një tjetër e lëndon

Ajo të bën aq egoist

Sa dukesh si të kesh hipur mbi fron.

 

  duket vetja sikur je mbret

Mbret?Është pak:si perandor !

Dhe për asnjeri më s'pyet

Sikur ke zënë qiellin me dorë.

 

Një lumturi të tillë nuk e dua

Për mua:le të shkojë mu në djall!

Kjo lloj lumturie është e huaj për mua

Nuk e dua një tym pa zjarr.

 

Se tymi pa zjarr ja të mbyt

Mua zë dhe më afikson

Le të jem i varfër,plot jam me shpirt

Kur kam një mike që më dashuron.

 

25- 28  qershor    2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora