E merkure, 24.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Kokaj: Lamtumire Lamtumirë Teki Dervishi

E premte, 01.07.2011, 07:59 PM


Lamtumirë Teki Dervishi!

 

Nga Jahja Kokaj

 

Sa  vështirë qenka për zemrat e miqve tuaj të afërm dhe shqiptrëve që të njohën, të ndahen me Ty përgjithmonë, o i dashuri Teki Dervishi.

 

Unë të njoha që nga  bankat shkollore. Ishe sa miqsor ndaj nesh, aq edhe kokëfortë  dhe këmbëngulës kundër sunduesit dhe shërbetorëve të tyre. Ishe kategorik, i pa luhetshëm, i pa komprimis kundër sundimit serbosllav. Si sot më kojtohen ditët e bankave shkollore kur flitej me admirim nga kolegët e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë, se  si Teki Devishi, kolegu i dalluar për zgjuartsinë dhe krenarinë e tij kombëtare, iu kundërvu njerit nga arsimtarëve apo udhëhqësve të lartë të shkollës, si duket dorë e zgjatur e sunduesit. Iu kundërvu deri me rrezistencë fizike, kur vehej në peshojë ideja kombëtare.

 

Flitej më vonë, e muar UDB-ja Tekiun tonë. Flitej me admirim, por edhe me shumë frikë. Por guximi yt nuk u ndal këtu o trimi i Kosovës. Më vonë përfundove në kethetrat e policisë serbo-sllave, përfundove në burgjet famkeqe.  Bukurinë, energjinë, buzqeshjen dhe gjallërinë trupore dhe rinore i sakrifikove, ia fale kombit. U zhyte në errsirën e qelive të ërrëta dhe trishtuese të shtetit Jugosllav. U zhyte në atë ërrësi dhe vajtje, u shkëpute nga ëndrrat rinore, nga lojërat dhe defrimet, nga shokët e shkollës dhe studimeve. U zhyte në errësirën e qelive të burgut, për t’i dhënë Kosovës dritë. Që neve, kolegëve dhe gjeneracioneve që vinin të na hapish qiellin dhe dritën kah liria, kah krenaria, kah sakrifica.

 

Teki, më kujtohen ditët tona rinore të para më së katër dekadave, kur pena jote poetike dhe intelektuale, proza jote shpërthei nivelin e moshatarëve. Punimet dhe shkrimet tua intelektuale lexoheshin me admirim shkencoro-letrar në revistën e vetme letrare-shkencore “ Jeta e re”. Elita intelektuale e Kosovës u mahnit me potencialin dhe mendimet tua vizionare te shkuara në këtë revistë, në gazetat dhe ambjentet tjera publicistike.

Pyesnin se kush është ky djalosh me kaq vrull të rrallë intelektual? Ku është ky djalosh që shkëlqen mbi gjeneracionet e tij? Më vonë kuptuan se edhe Ti iu bashkove yllit të kombit Adem Demacit, iu bashkove Kadri Kusarit, Murteza Nurës dhe yjeve  të tjerë që zhyteshin me trupin dhe jetën e tyre rinore në errësiren e burgjeve serbo-sllave për t’i dhënë dritë Kosovës.

 

Thuhet se errsira e gjatë t’i verbon sytë, kurse të ramet në kokë të trullojnë përgjithmonë, të matufosin. Nuk munguan të ramet e gardianëve serbë në kokën e trupin tand. Por, si duket, truri yt ishte më rezistues se sa të ramet e armikut. Errësira e burgut vetëm se ta rriti vizionin e ardhmerisë së kombit tand për të cilin jetove dhe vdiqe.

 

Mahnitëshin edhe në ditet e para vdekjes tande, gjeneracionet e reja me mendimet tua vizionore se si duhet të ndërtohet shteti i Kosovës, se  si të kultivohet demokracia e vërtetë, se si të luftohet korrupcioni.

 

Pra një viti takova rastsisht Tekiun në një restoran, ku derisa priste ushqimin, bënte skicën e një artikulli gazetarsek. Pas përqafimit si miq të vjetër të shkollës, me tha : O Jahë Koka, unë shkrimet shkencore të fizikës tande nuk i lexoj, por shkrimet tua publicistike më duken përmbajtsore”.  Iu përgjigja, Teki, shkrimet dhe sakrificat jetësore të tua dhe kolegëve të burgjeve, vuajtjet  që ju përjetuat me frymëzuan. Ndaj, ato që shkruj janë të zemrës e jo të kalkulimeve mendore. Mundohem të rezononohem me zemrat dhe qëllimet e juaja.

 

Tani, kur me mall dhe lot në sytë kujtoj fytyrën burrërore dhe trupin e vorrosur të Tekiut, shprehi bindjen time të thellë se shembëlltyra e tij, shkrimet e  tij poetike dhe prozaike, medimet e shëndritshme dhe vizionare kombëtare,  janë  udhërrëfyese për të sotmen dhe të nesërmen, do të mbesin   të pavdeksme, do të jenë përher të gjalla në zemrat e shqiptareve.

 

Qoftë i lehtë mbi trupin tand, dheu i Kosovës që aq shumë e dashte, o Tekiu i ynë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora