E premte, 29.03.2024, 01:44 AM (GMT)

Kulturë

Pilo Zyba: Krijuesi i baladës moderne

E enjte, 30.06.2011, 06:58 PM


Me poetin Koci Petriti te ura e Bushtrices

 

KRIJUESI  I BALADES MODERNE

 

Kendveshtrim mbi librin “Balada” te Koci Petritit

 

NGA PILO ZYBA

 

Shume here jam perpjekur te bej nje veshtrim mbi krijimtarine e poetit tone te njohur, Koci Petriti. Por, kete radhe u be shkas libri i tij me i ri me titull “Balada”. Me tej u be nxitje dhe nje udhetim i perbashket  ne vendin ku autori, kerkuesi dhe krijuesi krijoi keto vlera artistike kombetare.Duke udhetuar nga Tirana per ne Korce, me tregoi nga afer shtepine e tij ne qytetin e Librazhdit, ku jetoi e punoi per nje cerek shekulli.Ne kete treve te rrethuar nga malet, burimet, gjelberimet, ai punoi e krijoi ne heshtje duke nxjerre nga kosherja  e tij e punes perla te letersise sone, sic jane baladat, por duke skicuar e skalitur ne kujtesen tone edhe poertretin e tij krijues.

Koci Petriti, ka vecori vezhguese, apo aftesi te kapjes se tematikes artistike.Bleta e tij, ne keto tema merr polenin e emrave te lumenjve, urave, minierave, dhe me pas, ne fabriken e tij te mrekullushme te perpunimit krijon ate qe quhet e vecante ne art.

Persa i perket baladave, Koci Petriti eshte nje krijues i rralle, i cili, vlen te studjohet per te nxjerre vlerat e punes se tij, por edhe vlerat e vecanta qe bie ne letersine shqipe, vecanerisht ne balada.

Per te gjithe ata qe e njohin, ai eshte modest per mjaltin e krijimtarise se tij me vlera shpirterore per lexuesin.Portreti dhe vete jeta e autorit eshte nje balade, per ata qe e njohin.Balada e jetes se autorit njeh lulezime, por edhe goditje, njeh qetesi, por edhe lodhje, mundime per tu qendruar keqkuptimeve dhe paqartesive. Hapat  ne kete rruge te gjate kane lene gjurme ne fshatrat e Korces ku ai filloi si arsimtar, ne Librazhd, ne Tirane ne ish lidhjen e shkrimtareve, apo ne dekanatin e universitetit ku ai jep kontributin e tij.

 

MREKULLIA E KRIJIMIT  BALADIK

 

            Gjithe keto vite, afro 40 vjet te baladave te tij, pyes veten, cili eshte sekreti i punes dhe suksesit ne krijimtarine e Koci Petritit?

Koci Petriti eshte krijuesi i urave baladike.I urave te mendimit, lidhjes, shprehjes, mirekuptimit njerezor e dashuror.Ai ben lidhjen artistike me ate shpirterore, ate shpirterore me ate historike, historike me ate epike etj.Urat e krijuara prej tij sherbejne dhe mbajne hapur rrugen e kalimit neper kohe, brenda dhe jashte saj.Ska si te mos kuptohen keto kur lexon baladen e tij “Ura e Bushtrices”.

 

Une i shoh gjith urat

Nga ure Bushtrices,

Ja, ur e Qabese

Ja, e Drashovices.

 

Dhe vertet, kur e fotografoj poetin prane kesaj ure, mendoj, nga kjo ure ai shikon te gjitha urat e globit, urat e mendimit, te mirekuptimit, ( qe shume here gabimisht i gremisim). Qe lart poeti,shikon, ndjen ererat e koheve qe fryjne, apo shkojne duke lene pas miresite e mirekuptimet, dashurite dhe merite.Ai shikon stinet, ndryshimet dhe ditet qe priten te vijne.Ura baladike e poetit eshte barometri i koheve, por edhe syri dhe radari magjik i fotografimit dhe  stampimit per te bere kalimin te lexuesi.Ndonse 40 vjecare, ajo ngjet se eshte krijuar sot, pse? Autori ka parashikuar dhe ka ditur te ngreje urat e mendimit te tij dhe bashkekohesve me te cilet jeton.Qe ne castin e krijimit, ai e di qe ne keto ura do ecin kohet te ngarkuara me ndryshime, lulezim e permbysje, prandaj eshte i kujdesshem kur i ngren ne art.Urat e artistit krijues, i ngjajne pilotave ku talenti eshte ngulur thelle ne tabanin kombetar.Ne to ecen e sigurte e shkuara dhe e reja, per te cilen autori  eshte i vetedijshem se cdo ecuri ne kohe, histori, art, do qendroje ne faqet e veprave te tij te krijuara.Nuk ka si te mos e kuptosh kete kur lexon “Balada e ures ”.

 

Zgjaten duart, vune gure,

Shtruan dhembjen qe nuk thuhen,

Gjer mbi lume u bene ure

Te kalojne ata qe duhen.

 

Pra, ne radhe te pare, eshte autori qe ngren keto ura artistike per te kaluar dashurite.Ngjet se do kalojne vetem dashurite, por ne urat e ngritura prej tij, kalojne dhe mendimet e lira, dhe kuajt e eres qe e rrahin me rrjedhen e kontradiktave  dhe e godasin ne pilotat, qe e mbajne te ngritur mes brigjesh, mes shtigjesh, ne keto brigje e shtigje qe duhet te kuptohen ne kohen tone te ndryshimeve.Valet e tyre qe shume here te mbushura nga reshjet dashakeqe  godasin  kembezat e ureve, ndoshta, jo per ta rrezuar sepse nuk munden, por per ta dobesuar ne qendresen e saj,.Per ti dobesuar formen e ndertimit, arkitekturen e mrekullushme apo vlerat historike dhe gjinine e tyre te vecante.

Keto ura te bukura ne art, Koci i ngren me shume mjeshteri nga balada apo rapsodi popullore ne balade moderne te kohes sone.Po te kemi parasysh legjenden e Rozafes,kengen e Ago Ymerit, apo rapsodine e Rexhes, kuptojme se,Petriti ngren nje ure ne mes tyre, ne hapesiret e se ciles rrjedh lumi i mendimit te tij, pa ngjashmeri me te paret, por i pa pare dhe nga poetet e sotem, dhe ky burim, quhet dhe mban emrin e tij.

 

URA E KAPERCIMIT NGA LEGJENDA NE BALADE

 

Në krijuesit e tradites (me shume popullore), ka nje fakt qe rralle eshte thene dhe analizuar, por qe duhet pare me kujdes.

Te legjenda e Rozafes,krijuesi merr me pare legjenden dhe e ngren ate ne kenge, ne balade,duke krijuar nje ure ne mes te se vertetes dhe legjendes, mes krijimit dhe lexuesit, apo ne rastin e kenges, menyren e te degjuarit apo te shkruarit.

Cudi, Koci Petriti ben te kunderten!

Autori gjen subjektin, faktin, temen, dhe me pas e ben ate balade.Ketu vlen te permendet aftesia e tij krejt e vecante e vezhgimit, per te nxjerre nga toka minerale te vlefshme artistike, dhe per ta bere ate sa me te vlefshem me   po te njejten vlere  si vete miniera e tij krijuese.

            Tek te gjitha baladat e tij, gjetja e fabules artistike eshte talent, aftesi, pastaj puna krijuese  ne fabriken e perpunimit dhe pasurimit, apo shperberjes dhe ndarjes nga xeheroret e tjere eshte nje tjeter pune e lodhshme , e vecante, e cila kerkon dhe ajo studim dhe vemendje nga kritika.Nje gjetje e tille duket te te gjitha baladat e autorit, duke filluar te “Ura e Bushtrices”, “Qeni gjeneral”, “Balada e nenes”, “ Kajo Babjeni”, “Kali”, “Balade per Sali Butken” etj.

Të gjitha keto minerale te çmuara artistike autori i veçon nga miniera e pasur kombetare, jo vetem te artit, por edhe te histories, dashurisë, atdhedashurisë etj. Por cili ështe ndryshimi i artit popullor baladik nga arti i veçante i krijuar nga Koci Petriti? Nëse Paganini i madh, për te permbushur hapesirat e muzikës së tij zmadhoje tastjerën e violinës, Koci Petriti ngriti me lart vlerat e kenges baladike kombetare, dhe jo vetem.Kete e bëri duke i dhene me shume frymemarrje, me shume shpirt e ndjenje, dhe duke e pastruar nga fjalet e teperta, duke e pasuruar ne leksik, duke e perkedhelur fjalen deri ne infinit, duke e bere mendimin sa me te qarte dhe te kapshem.

 

SUREALIZMI, VIZIONI  POETIK  NE BALADA

 

Gjate perkthimit te vepres se poetit te madh grek Janis Ricos, ne shtepine e te cilit jetoj prej 20 vjetesh, por edhe tani qe po pergatis monografine e tij ne gjuhen greke, ndesh ne ngjashmeri me baladat e Koci Petritit.

            Janis Ricos sot me shume se kurre ka fituar dashuri dhe popullaritet me krijimet e tij.Eshte perkthyer dhe perkthehet duke i kaluar te 151 gjuhet ne bote.Por çfar lidhje ka mes Ricosit dhe Petritit, do pyesi dikush? Te “Njeriu me  karafil” i Ricosit, vizatimet dhe kopertinen i ka bere piktori frances, Pablo Pikaso, por ka nje tjeter diskutim nga shkrimtari francez Luis Aragon.Ne ato vite piktori surealist Naise ben nje skice , portretin e nje vajze qe e titullon “Vajza e kalter”.Ne te njejten kohe Ricosi shkruan po te njejten poezi “Vajza e kalter”. Poezia dhe piktura ne ate kohe terhoqen vemendjen e studjuesve dhe kritikes.Ato ngjajne ndermjet tyre si dy pika uji, te njera rrjedhin bojrat, te tjera vargjet.I njejti art, e njejta vlere, i njejti mision artistik.Dihet nga te gjithe qe artistet nuk u pane dhe nuk u takuan kurre, por mendimet per artin, forcen dhe vlerat e tij i kishin te njejta.Dihet qe ne ate kohe Ricosi ishte i internuar neper ishujt e greqise nga diktatura.Kjo qe tregoj ka te beje dhe me vepren e poetit Koci Petriti, ne menyre te vecante te baladat.Por kjo ndodh me te vetmin ndryshim,qe, poeti shqiptar kete pikture surealizmi ne vargje  e ben ne levizje, ne menyren e te parit artistic, vizionant, te kapshme dhe tejet orgjinale, aq sa shume here te le me gojen hapur  nga emocionet qe te krijon, me forcen dhe fantazine e tij krijuese.Nuk po zgjatem, ja njera prej tyre…

 

Gjine e madh kalimthi

Hidhte siper supit

Dhe vraponte linkthi

Vrapin e pellumbit.

 

Foshnj e etur zgjatej,

Kapte gjine e bute

Dhe ne vrap e siper

Pinte zera lufte.

 

Vizioni narrative i ketyre vargjeve eshte nje surealizem i perkryer artistic, i cili, i tretur apo i shperbere ne nje  mendim te vetem, e ben baladen, strofen, vargun nje gurgullime me tingull te vecante poetic.Por edhe vargezimi  duke e ngritur ne shkallen me te larte  te vlerave qe ajo mund te kete. Gje kjo, qe eshte krejtesisht Petritiane dhe e pa tjetersushme.Kete e shikojme edhe te “Balada e Nenes”.

 

“Eja!” i thoshte pa fjale, pa lot,

Dhe sisa i vishej me flake.

“Ajo mund te jete m’e mira ne bote,

Po ç’vlen gjersa s’eshte shqiptarke!”

 

Koci Petriti eshte poeti i vizioneve te medha artistike.Ai niset nga e thjeshta, e bukura dhe ngjitet deri te e pa arritshmja.Per te kuptuar kete vision artistic-figurativ, apo dhe pikturat surealiste qe vijne nepermjet fantazise se leximit, studjuesit duhet ti kene kujdes e ti shikojne ne menyre te veçante.Keto dallohen lehte ne te gjitha baladat, por po marrim ato me te veçantat, si, “Balada e Nenes”, “Ura e Bushtrices”,”Balada e ures” etj.

            Te gjitha baladat e autorit jane nje fantazi jetesore , artistike,  filmike, picture e gjalle ne levizje  e ndertuar nepermjet artit te fjales.E skalitur nga nje dore mjeshterore prej te talentuarit, e cila, te mbetet ne mendje edhe pse ke mbyllur siparin e librit  te tij.Kjo e ben Ate te veçante ne zhanrin e tij te baladave, por edhe te vetmin ne kete rruge te veshtire, por aq te bukur dhe aq te desheruar nga lexuesi.

 

GETJA, TEMA DHE  KOSTUMI ARTISTIK

 

            Pas gjetjes dhe temes, çdo autori i mbetet vetem puna krijuese ne laboratorin e tij, per ta perfunduar ate qe mendon dhe kerkon te shprehe.Per kete çdo artist zgjedh ne radhe te pare formen, menyren e ndertimit, dhe shtrirjen apo rrjedhen artistike te burimit te frymezimit poetik, per te dale  prej maleve te tij krijuese minerali i pasur, i trasformuar ne vargje.Por ne shekuj vargezimet dhe format mund te jene te njejta, por forca shprehese, thellesia e mendimit dhe kristalizimi i krijimit mund te jene krejtesisht te ndryshme.

            Per te bere nje paralelizemne krijimtarine e Kocit do marr dy autore te lirikes, apo te asaj baladike ne vecanti.Per te bere kete kam parasysh ngjashmerine  e Kocit me dy poetet gjermane Hajne dhe Gete, dhe per tu bindur, pastaj, per te vecantat e tij ne baladat qe analizojme.

Ja si shkruan Gete

 

Zemra me rreh vrik permbi kale,

Nxitoj edhe s’qendroj gjekund.

Nata u rras gjer lart ne male

Dhe mbremja token e perkund.

 

Nje lis me mjergull veshur ngrihet

Si nje vigan krenar atje

Ku erresire e dendur shtrihet

Me njeqind sy te zinj te sheh.

 

 

Dhe te poeti Koçi Petriti

 

Kish ardhur nga dhera te tjera,

Me i ligu nder ardhes te liq,

Siç vjen dimri e kafshon te pranvera,

Siç vjen gjarpri e shkel mbi iriq.

 

 

Apo me poshte me Hajne

 

Prej ujit thelle degjon aty

Çuditerisht renkime

Ish si kolle e nje burri

Ankim e ngasherim.

 

Koci Petriti

 

Gjoli me gishtrinjte e eres

Leshrat-dallge ngre,

Dallge e gjolit, mes poeteve,

Rreh kalane, rreh.

 

Keto dy paralelizma te vogla te marra me qellim per te kuptuar edhe njehere muzikalitetin, pastertine e shprehjes dhe thellesine e mendimit apo lirizmin qe ka arti poetik i Petritit.Vargjet e tij here afrohen dhe here largohen nga krijimi i formave dhe ndertimeve klasike boterore.kete ai e ben ne vartesi te gjetjes, poezise apo balades se tij.I vesh kostumin qe u shkon me shume, qofte bashkekohore apo klasik sipas rastit, sipas menyres dhe stilit qe ai e shikon te arsyshme.

            Ngjyrimi dhe muzikaliteti ne rrjedhen e mendimit, te forces se shprehjes, te rritjes dhe pergjithesimit te games se veshtrimit, jane nje tjeter veçori.Strofezimet me kapercimet dhe tingellime, ne tonalitet dhe ritem, apo ritem muzikor, i japin baladave te tij lindjen dhe perflakjen, apo dritezimin e nje qiriu qe duket nga larg, duke ardhur apo duke ikur nga ligjerimi poetic.Galopimi me muzikalitet dhe gjithnje ne rritje, tregon kohet qe ai vendos ne partiturat poetike, harmonizimin e veglave artistike qe marrin pjese ne egzekutimin e saj, te drejtuara me mjeshteri nga autori direzhent.Nje nga aftesite e tij paresore eshte edhe thjeshtesia me te cilen i nderton, i nis per udhe, apo i çon ne fund te mendimit te tij poetik,(kjo kuptohet, per ate qe e lexon dhe jo per vete autorin).Ai, per te arritur atje ku kerkon, ben shtrydhjen maksimale dhe perpunimin maksimal ne fabriken e tij te mendimit dhe perpunimit.

Poeti ka jetuar gjate ne zonen e Çermenikes, perballe ka Tomorrin, Sofren e Skenderbeut, Malin e Vashes, lumin e Shkumbinit,dhe te gjitha keto rrjedhje artistike qe dalin prej tyre, i ka filtruar, dhe i ka prure ne krijimtarine e tij si rrallekush, per te mos thene, askush tjeter.

            Ne fund dua te shtoj se, nuk dua te besoj se kritiket apo veglat e tyre frymore te orkesteres poetike apo kritike, nuk e kuptojne kete muzikalitet, individualitet, apo personalitet te veçante te artit te tij.

Shpesh, vigurat dhe artistet jane pjese e pasurise kombetare, prandaj dhe nuk duhet  ti vleresojme dhe te veme ne nivelin e duhur vlerat e tyre, qe njekohesisht jane dhe vlerat  e kombit…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora