E enjte, 28.03.2024, 01:39 PM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Deklaratë e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me sigurinë në Ballkanin Përëndimor

E merkure, 29.06.2011, 06:59 PM


DEKLARATË E SHTËPISË SË BARDHË NË LIDHJE ME SIGURINË NË BALLKANIN PËRËNDIMOR

 

Nga Frank Shkreli

 

Dje, Shtetet e Bashkuara, me anë të një deklarate, ose urdhër ekzekutiv, të nënshkruar nga Presidenti Barak Obama, vendosën të shtyjnë edhe për një vit vendimin për emergjencën kombëtare për zonën e Ballkanit Perëndimor.   Këjo, sipas Shtepisë së Bardhë u bë në përputhje me ligjin (50 U.S.C.1701-1706) për Kompetencat e Emergjencës Ekonomike Ndërkombëtare, “duke marrë parasyshë kërcenimet e jashtzakonshme ndaj sigurimit kombëtar dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, nga veprimet e personave të cilët janë të angazhuar, në asistimin, sponsorizimin ose në përkrahjen e (i)dhunës ekstreme në Republikën e Maqedonisë dhe në zona të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ose (ii) të akteve që synojnë pengimin e zbatimit të marrveshjes së Dejtonit në Bosnje , ose rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të Kombeve te Bashkuara të 10 Qershorit, 1999 për Kosovën”.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, “pasi veprimet e këtyre personave që kërcënojnë përpjekjet për paqën dhe stabilizimin e gjëndjes në Ballkanin Perëndimor, vazhdojnë të paraqesin një kërcenim të jashtzakonshëm edhe për  sigurimin kombëtar dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, emergjenca kombëtare e shpallur me 26 Qershor, 2001 si edhe masat e adoptuara në atë datë dhe më vonë për tu përballuar me atë emergjencë, duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi përtej 26 Qershorit të vitit 2011”.

Si rrjedhim, emergjenca kombëtare e Shteteve të Bashkuara, përsa i përket Ballkanit Perendimor do të vazhdojë edhe për një vit.   Ky Urdhër Ekzekutiv i Presidentit Obama mund të pritej, kur të merren marrë parasyshë deklaratat gjatë vizitës së fundit në Ballkan të Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Zotit Filip Gordon, i cili kudo që vizitoi foli për shqetsimin amerikan në lidhje sigurinë dhe stabilitetin në rajon.   Gjatë një konferencë shtypi me gazetarët në Prishtine, Zoti Gordon foli për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë duke thënë se megjithse numëri i forcave ushtarake ështe pakësuar, “ne nuk kemi arritur një situatë ku ato mund të pakësohen edhe më shumë, ose të tërhiqen krejtësisht, pasi këjo varet nga gjendja e sigurisë”.   Zoti Gordon shtoi se “vlerësimi ynë është se prania e Shteteve të Bashkuara dhe e KFOR-it, mbeten gjithnjë të nevojshme.   Ne do të jemi shumë të kujdesëshëm që të mos bëjmë ndonjë tërheqje të parakohëshme të forcave ushtarake”, nga Kosova   Ndihmës Sekretari amerikan shtoi se megjith presionet buxhetore dhe angazhimet e forcave amerikane anë e mbanë botës, prania e forcave ushtarake amerikane në Kosovë është një investim i rëndësishëm për ne dhe jemi të vendosur të sigurojmë që këjo prani të jetë në nivelin e duhur dhe persa kohë qe të jetë e nevojshme, tha ai.

Politika e administratës amerikane karshi Ballkanit Perëndimor është e qartë.  Shtetet e Bashkuara kanë bërë, gjatë dy dekadave te fundit, investime të mëdha për paqë dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.   Ky investim dhe angazhim është neë përputhje me politiken afatgjatë të Uashingtonit për një Evropë të bashkuar, të lirë e demokratike dhe në paqë.   Zyrtarë amerikanë dhe perfaqsues të Kongresit kanë deklaruar gjithmonë se e shohin Ballkanin si pjesë të pandarë të institucioneve euro-atlantike – historikisht, gjeografikisht si dhe nga pikëpamja kulturore.

Deklarata e fundit e Shtepisë së Bardhë është një proveë e mëtejshme e interesimit të vazhdueshëm të Uashingtonit për paqë dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.   Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar gjatë viteve me dhjetëra mijëra ushtarë e diplomatë për te ndihmuar në vendosjen dhe ruajtjen e paqës në Ballkan dhe kanë shpenzuar miliarda dollarë.

Ka ardhur koha që udheheqësit politikë dhe shoqëritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të bëjnë tani atë që u takon atyre –duke dhëne ndihmesën e vet drejtë krijimit të shoqërive me institucione të forta publike dhe qeveritare dhe me një zhvillim ekonomik që do të krijojë një paqë dhe stabilitet të qendrueshëm, gjë që do të bënte të panevojshme praninë e përhershme ushtarake amerikane neë Baallkanin Perëndimor.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora