E shtune, 20.04.2024, 02:22 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: O Qose, hiq ''mjekrren fallso''...! (II)

E marte, 28.06.2011, 07:59 PM


O QOSE,  JE  INJORANT, APO TË  KRUHET...MJEKRRA?!

 

(Pjesa e dytë...)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Qosja shkruen: “Të vazhdojmë më tej dhe të pranojmë për një çast se ja, Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes..?”

            Kur lexon njeriu këta dy rreshta, dashje ose padashje, mendja të shkon tek ajo “mjekrra” jote, që tashti asht ba modë e shumë “akademikëve” dhe “intelektualëve” tanë, e që fatkeqësisht nuk mund t’i quej shqiptarë! Si duket edhe At Fishta e ka dijtë se do të vinte dita dhe nga agronomët shovenistë sllav ka me u mbjellë një lloj “akademiku” në serat e Shqipnisë...e tue parashikue sesi ka me ardhë dita, pat thanë: “Unë mbas sodit nuk jam ma shqiptar!”...Njerëzit e mëdhej, me dy fjalë, dëshmojnë profecinë e tyne!

            Asht e para herë që lexoj një mendim kësisoji: “Partia e Punës e Shqipërisë, e kjo domethënë se shqiptarët, paskan bërë gjenocid ndaj vetvetes...”  Shumë interesant!...

            Kur je kenë fëmijë me siguri ke hangër shumë manat e zezë...e të kanë “nxi” fytyrën!

            Partia e Punës e Shqipnisë, ose Partia Komuniste Shqiptare, përfaqëson simbas teje shqiptarët!? Po t’ ishte Enver Hoxha pa ngordhë, kushedi ku kishe perfundue ti, o Qose!

Po pse, a Shqiptarët e kanë formue Partinë Komuniste Shqiptare PKSh (apo Partinë e Punës), o injorant? Janë 70 vjet që botohen në të gjitha gjuhët e botës libra, histori, vepra, ditarë, kujtime, Fjalorë Enciklopedikë, e deri ndër xhamija e kisha u shkruen parulla në vitin 1967 nga Enver Hoxha se kush e ka themelue Partinë e Punës, e ti nuk e ke marrë vesht endé, madje tue kenë ortak e bashkpuntor i tyne qyshë se ke le. Po me sa paturpësi mohon veprat e miqëve tuej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës, që me aq zell punuen e u lodhën, deri sa gjetën turkoshakun e edukuem në kabaretë e masonistëve të Parisit, me drejtue atë llom partie, madje edhe i vune emnin “themelues”, kur ai pat marrë edhe disa emna të tjerë ma përpara...nga tregëtarët e Pazarit të Tiranës, që mesa duket i ke pasë edhe ti kur ishe ma i ri, se tash të janë thinjë qimet e mjekrres, e s’ je ma për asgja o Qose!

            Simbas teje, Partia e Punës, “e kjo domethënë se shqiptarët..”, pra, ajo parti na kenka vepër e Shqiptarëve! Po si ke mujtë me kalue në klasen e parë gjimnaz kur nuk di se çka do me thanë Partia Komuniste apo Partia e Punës, që edhe vetë Tito asht mburrë në 1946, kur ka dekorue Enver Hoxhen “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, për me i tregue të gjitha shteteve të Europës se po dekoron një “hero”, që i përkiste atyne popujve...të tij, e jo shqiptarëve, e ti mbas 65 vjetësh do me e quejtë “shqiptar”? E çka mundesh me ba ti ma shumë sot kundër Popullit Shqiptar? Po sikur t’ ishte shqiptar Enver Hoxha, a do të mujte me hipë në një tribunë me Stalinin në Sheshin e Kuq e me shkue e me fjetë “mysafir” në një shtrat me te në rezidencen e tij në Kremlin, o matuf?... Lexo librin “Me Stalinin” e mandej shkruej për té o Qose. Po cili shqiptar ka trashigue në gjakun e vet veset e flligta të një llomi të pashoq, ashtu si i kanë trashigue nga gjaku i tyne anadollak i Turqisë së vjeter (se as Turqia e Re nuk i ka pranue surretnit e tyne), dy përbindshat e Partisë së Punës, Enver Hoxha e Ramiz Alia, apo ndoshta as ty nuk të bajnë fare përshtypje “epitetet e nderueme” të tyne, që po mos t’ ishin të tillë, të poshtër, të flligtë e të pa burrni kurrë nuk do të drejtonin Partinë Komuniste, o rracë e bastardhueme edhe ti si ata nga dhuna e pushtuesit shekullor...”vllajt të gjakut tand”!

Apo mos ndoshta iu shkon mendja si njerëz të “dijtun e akademikë” me na mbushë mendjen ndonjë ditë se jemi edhe na sllavë apo endacakë t’ardhun nga Kaukazi, o Qose!

E di se nuk keni turp! Edhe kjo mund të ndodhin! Prej njerëzve të poshter e spijunë njeriu duhet me pritë gjithshka! Ju mohoni rracen, familjen, Atdheun dhe Zotin!

E çka nuk mohoni ju për një grusht dollarë!?  

Atëherë kur as unë as ti nuk kishim lé endè, një shkrimtar i njohun sovjetik i quejtun Majakovski, shkruente: “Ne themi partia dhe nënkuptojmë Lenini...”, ndërsa ti, o Qose, thue: “...ne themi partia e punës dhe nënkuptojmë shqiptarët...”. Sa poshtë ka ra kah ju andej në Prishtinë katundi, o Qose! Po ku e gjete këte figurë “historike”, o i mjerë!... Në cilin vit asht botue  ky “Fjalor Enciklopedik i Akademisë së Shkencave për injoranta”?...

Dihet edhe një gja, se kështu ua ha dreqi paret të “pamunduemëve”... E parja të ban edhe me t’u krue mjekrra, o Qose!...Po me të vertetë pare e madhe derdhet për “injoranta”, shokët tuej, o Qose, nga fondacionet e Enver Hoxhës! E sa herë ju kruhet mjekrra duhet me ju marrë me të mirë, e për me ju “pajtue”, vjen çeku tjeter. Edhe Majakovski pat thanë: “Ju shkoni ku të doni,  unë do shkoj në arkë të kursimit!” Këtu përputheni plotsisht edhe ju, o Qose, me te...Shqiptarët janë masakrue ndër hetuesi, burgje, kampe shfarosje e interrnimi, ferma, minjera e kooperativa bujqësore...për 20 lekë të vjetra, e ti, o Qose, thue: “Hajde, ta krahasojmë sjelljen e këtillë të regjimit komunist, i cili bën çmos që t'i mbajë nënshtetasit në vendin e vet, duke u dhënë punë po thuaj të gjithëve...” Po nuk tregon se kush i merrte frutet e këtyne 2 miljon skllevërve, që punonin për me vue miljona dollarë në bankat përendimore për Enver Hoxhën, Ramiz Alinë e trashigimtarët e tyne, të cilët sot edhe tallen nëpermjet jush o “akademiku” Qose me Popullin Shqiptar, që për disa dollarë të qelbun, komunistët tradhëtarë, kriminel e gjakatarë, që kanë masakrue mbi 500.000 Shqiptarë dhe kanë ushtrue Gjenocid komunist të pa pamë, siç pohoni edhe ju, në asnjë vend të Botës...sot Këtë Popull Shqiptar Martir...ju e queni edhe “popull komunist!”. E çka do me i thanë dhe me e fye ma shumë Popullin tonë se sa “komunist”, që edhe “ka  ushtrue Gjenocid ndaj vetes”, o Qose?! 

Porsa fillova me lexue artikullin tand më ra në sy : “Në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë, domethënë në Muzeun e historisë së shqiptarëve, pjesëtarë të të cilit jetojnë jo vetëm në Shqipërinë shtetërore, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës, në Itali, në Greqi, në Turqi, në një varg vendesh evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re e në vende të tjera, gjendet PAVIJONI I GJENOCIDIT.”...

Kuptova se je “ignorant” siç ju thonte i ndjeri Prof. A.Pipa...Po endè nuk e ke marrë vesh se në Australi jo vetëm dihet se kush ishte terroristi Enver Hoxha, por edhe asht botue tek libri i  z. NIGEL CAWTHORNE “TYRANTS” ku “Enveri juej”, asht i vendosun ndër  “100 Tiranët dhe despotet” që kishte gjithë Bota në 3500 vjet... botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, dhe në një fletë të veçantë  shkruhet: “BOTA MODERNE, Enver Hoxha 1908 – 1985, Udhëheqës i Shqipërisë, Jeta dhe Krimet...” Gjeje librin, lexoje dhe rueje fort e shih se për ke shkrueni endè ju “akademikët”...O Qose, shkruej për Prishtinen e mos u hap shumë se do ta marrin vesh të gjithë Shqiptarët sesa të paditun e batakqijë i kemi “akademikët” tonë...

Po, kruejeni, kruejeni mjekrrën, o injorantë...o tradhëtarë të poshter e të shitun, spijunë të komunizmit terrorist sllavo aziatik..! Kruejeni mjekrrën deri një ditë!

 

Melbourne, Qershor 2011.

(Vazhdon pjesa e tretë)

 

Shenim:

Artikullin e plotë të R. Qoses e gjeni të botuem me 26 Prill 2011 tek Gazeta Shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora