E premte, 29.03.2024, 10:29 AM (GMT)

Mendime

Vesat Haradinaj: LDK, shpëtimi juaj ka qenë mbetja në opozitë

E premte, 01.02.2008, 08:12 PM


LDK, shpëtimi juaj ka qenë mbetja në opozitë

Nga Vesat Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, si një parti shumë e madhe, bashkim I vizioneve I qëllimeve të mëdha rreth qështjes shtetërore u formua në dhjetor të vitit 1989, nga një grup intelektualësh në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, ngërtheu në vetëvete shumë shtresa të intelektualëve, individëve nga mbarë shoqëria, për qëllimin dhe vizionin e vetëm për liri,pavarësi e demokraci. LDK-ja si parti e themeluar në kohën më të rëndë për veprim, krijoi dhe bashkoi mbarë popullin shqiptar dhe bëri publike kërkesat sublime të shqiptarëve të Kosovës të vuajtur e të përvuajtur me shekuj të tërë, vizioni dhe qëllimi I shqiptarëve të Kosovës mbërriu gjerë në botën ndërkombëtare përmes prijësit të LDK-së Dr.Ibrahim Rugova dhe anëtarëve të kësaj partie. Lidhja Demokratike e Kosovës, drejt qëllimit madhor historik – pavarësisë së Kosovës, kërkoi harmonizimin e energjive të brendshme të shqiptarëve dhe ndihmën e miqve që njohin të drejtat e kombeve për vetëvendosje. Si artikuluese autentike e vullnetit politik të popullit të Kosovës, kjo lidhje këtë vullnet e ngriti në vullnet institucional: me organizimin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese 1990, nxjerrjes së Kushtetutës së Kaçanikut 1990, organizimit të Referendumit për Pavarësinë e Kosovës 1991 dhe Zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Republikës së Kosovës 1992 e 1998. Në të dy zgjedhjet Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fituar shumicën absolute në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe Dr. Ibrahim Rugova është zgjedhur Kryetar i Kosovës. 1, Kosovës gjithnjë e më tepër I kanosej rreziku nga pushtuesi serb, edhe përkundër faktit se shqiptarët e Kosovës nuk kërkonin atë që u takonte por vetëm disa të drejta elementare për jetesë, gjatë viteve 1998 e 1999, kur Beogradi filloi të shkatërrojë me luftë shtetin e Kosovës duke bërë masakra e shkatërrime me përmasa të gjenocidit mbi shqiptarët, LDK-ja përkrahu, ndihmoi dhe mori pjesë në rezistencën e armatosur. Si rezultat i rezistencës së organizuar të Kosovës dhe i mbrojtjes së një populli, pasoi intervenimi ajror i NATO-s. Kështu më 12 qershor të vitit 1999, forcat e NATO-s dhe të KFOR-it hynë në Kosovë, që sot konsiderohet nga populli si ditë e lirisë së Kosovës.LDK-ja mbështeti dhe përkrahu edhe luftën që u bë në Kosovë dhe ishte ajo që kontribuoi më së shumti për qështjen e Kosovës dhe për realizimin e ëndërrave shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci.Lidhja Demokratike e Kosovës doli triumfuese edhe pas luftës në zgjedhjet e vitit 2000 për pushtetin lokal dhe në ato të vitit 2001 për pushtetin qendror, respektivisht, të organeve për vetëqeverisje të përkohëshme, të organizuara nga OSBE-ja. LDKpoashtu në zgjedhjet locale të vitit 2002 korri suksese dhe doli fituese, vazhdimi I sukesit të LDK-së ishte edhe në zgjedhjet nacionale të vitit 2004.Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë.Pas vdekjes së presidentit historik të Kosovës në krye të shtetit Parlamenti I Kosovës mandatoi Dr. Fatmir Sejdiun si president.Dr. Sejdiu pas ardhjes së tij në pushtet bëri disa ndryshime në qeverisje, por edhe me mbajtjen e zgjedhjeve Brenda LDK-së u bënë shumë ndryshime, që në krye të kësaj partie poashtu me shumcië votash u zgjodh kryetar presidenti Sejdiu.Me disa paknaqësi të shkaktuar Brenda LDK-së qoi deri tek ndarja në dysh e kësaj partie, pjesa dërmuese mbetën nën ombrellën e LDK-së, dhe një pjesë e vogël shkuan nën ombrellën e Negjat Dacit, gjegjësisht në LDD.Në një mënyrë kjo pak sa I kushtoi LDK-së, janë dy faktorë vdekja e prsidentit të LDK-së dhe të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova si dhe faktori I dytë ndarja e LDK-së në dyshë.Në zgjedhjet e fundit të 17 nëntorit, LDK-ja nuk doli fituese siq ishte bërë e zakonshme, kësaj radhe PDK-ja doli partia numër një.Nuk mund të themi se LDK-ja, nuk ka pësuar njëfarë tronditje nga ajo që ka përjetuar, por të gjitha janë të tejkalueshme, unë konsideroj që LDK-së I duhet dhe është mëse I nevojshëm një reformim I menjëhershëm.Por LDK-ja duhet të ketë parasyshë dhe të mos gabojë në veprimet e saj të ardhme, duhet të ruhet shumë dhe të ketë kujdes nga disa faktorë si koalicionin me PDK-në. Në rast se bënë koalicion LDK vetm se mund të shuhet, do të jetë shumë dekurajuese dhe shumë zhgënjyese.Andaj LDK-ja duhet të ketë kujdes në rast se dëshiron që prap ta ketë timonin shtetërorë në dorë duhet të riformësohet dhe të kthej besimin dhe tu qëndrojë besnik elektoratit të saj.Përndryshe është krejtësishtë I papranueshëm dhe shumë I rrezikshëm për LDK-në koalicioni me PDK-në dhe mund të jet faktorë që do t’a fundosë përjetë LDK-në një hap I tillë, andaj për fund mund të themi lirisht se rruga e drejtë mbetet vetëm me LDK-në pa kolicion më PDK-në.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora