E enjte, 25.04.2024, 01:18 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Fjalë pas fjale

E hene, 27.06.2011, 08:04 PM


FJALË PAS FJALE

 

Nga Halit Bogaj

 

Fjalëpasfjale u zumë një ditë me vëllaun tim dhe erdhëm në përfundim se më mirë është që janë atje. Sikur të ishin këtu edhe ata do të iritoheshin dita ditës me të gjitha ato gjëra që janë duke na ngjarë pas lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.Ky shkrim është ngapak i ngarkuar me pesimizëm por ç’të bëja pasiqë e tillë është e vërteta dhe jeta jonë e përditshme.Bile bile nganjëherë më duket se nuk kemi dallim fare nga vendet arabe në të cilat janë duke u zhvilluar revolucionet e vonuara dhe për fat të keq tonin, saherë që na merr mendja se mos po bëhet pak më mirë për ne,si për inat dalin ata të’’Vetëvendosjes’’për të treguar kinse patriotizëm më të madh se ne.Dalin në rrugë me zhurmë e piskamë dhe në emër të kundër hajnisë, kërkojnë edhe diçka tjetër që nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë.Dje kur ishin para ndërtesës së qeverisë,përveç kërkesave të tyre të njohura’’për ta bërë këtë vend parajsë’’, ata u zotuan se do ta ndryshojnë kushtetutën me të cilën do të bëhet së shpejti Pavarësia e këtij vendi e menjëherë pas saj edhe bashkimi kombëtar!!!Menjëherë më shkoi mendja tek aftësitë supernjerëzore të këtyre kolosëve kombëtarë pa të cilët do të ishim’’të gjymtë’’në përpjekjet tona të mëtejme liridashëse dhe shtetformuese. Pra kur i shohim të gjitha ato që po na ndodhin para syve dhe në mesin tonë, vërtet po iritohemi dhe s’kemi ç’të bëjmë tjetër përveç të themi ashtu siç thamë në fillim të këtij shkrimi. Nëse i shfletojmë gazetat nuk kemi çka të lexojmë përveç lajmeve të njejta nga secila prej tyre, thuajse të gjitha ato janë fotokopjuar nga i njejti burim,ose secila prej tyre është i njejti ekzemplar i njëra tjetrës.Gjithashtu ndodhë edhe me televizionet tona lajmet e të cilave janë identike njëra me tjetrën,kurse në mënyrë reciproke e urrejnë njëra tjetrën sikur të ishin nga Beogradi dhe duke na gënjyer me vetëdëshirën e tyre se kinse televizionet ose gazetat e tyre janë’’më të shikuarat’’ose më ‘’të lexuarat’’ në vend’’!.Në vijim e sipër të ngjarjeve tona të përditshme vërejta edhe një lajm se mbi 1500 persona nga Kosova e paskan pranuar vetëm nënshtetësinë e huaj,kuptohet të atyre vendeve në të cilat janë duke qëndruar dhe që nuk e lejojnë dyshtetësinë.Mes tjerash e kuptova se Ministri i punëve të brendshme ishte brengosur fort për atë lajm, nga i cili mësuam se populli i tij në Kosovë është zvogëluar edhe për 1500 persona .Hidhërimi i tij është normal në shikim të parë por në realitet çka do të ndodhte sikur ata persona të vinin tani në Kosovë dhe në vend se të punonin dhe të jetonin si duhet në liri ata do të ballafaqoheshin me skamje dhe mjerim në çdo anë të vendit tonë.Animë qysh janë mësuar ata me demokraci dhe shtet ligjor këtu nuk do të mund të qëndronin asnjë ditë siç po ndodhë me ata që po vinë përkohësisht ose që iu është zënë bishti me derë për t’iu kthyer për krejt!. Pra përveç atyre të ‘’Vetëvendosjes’’tani kanë filluar të dalin në skenë edhe disa/kinse/ fetarë të mëdhenj të këtij vendi të cilët kërkojnë xhamia për t’u falur thuase nuk kemi mjaft xhamia në këtë qytet.Dhe për të qenë ironia më e madhe ata për inat të kishës katolike po kërkojnë xhami afër saj,duke harruar se mos të ishin pikërisht katolikët e Bil Klintonit me shokë, sa për botën muslimane do të mbeteshim  edhe tremijë vjet nën Serbi.Sherri i tyre është i madh,prandaj një ditë iu drejtova Zotit se kush i mësoi aq keq, që të dalin për t’u falur në rrugë duke i pasur të gjitha ato xhamia në qytet,ose rituali i faljes/kur nuk ke ku/mund të bëhet edhe në shtëpi.Për fat të keq vendi ynë është bërë një arenë sprovash të ndryshme të cilat janë duke na kthyer prapa nga rruga jonë e mëtejmë drejt Evropës dhe prosperitetit të vërtetë dhe deri sa të kemi njerëz të tillë të cilët i nxjerrin masat në rrugë kur t’ua do qejfi, atëherë vaj medet për këtë popull të molisur në mënyra të llojllojshme.Falja në rrugë është një mesazh tjetër i keq për Kosovën edhe tek bota muslimane e cila bindet atypëraty se ata njerëz,ai popull dhe ajo qeveri nuk qenkan të denjë për t’i ndihmuar dhe për ta pranuar pavarësinë e vendit tonë!!!Ma merr mendja se faji kryesor i përket të parit të fesë islame i cili nuk del me kumtesë të duhur dhe të drejtë,apo mbase ai është kryesori i tërë kësaj katrahure i cili njëherë e ka pas dënuar ndërtimin e Katedralës në Prishtinë.Dhe nëse është i përzier ai do të duhej ta jepte ndonjë xhevap para popullit dhe Zotit.

 

Kur jemi këtu /në mungesë të personalitetit adekuat për t’i ndaluar personat e tillë të dëmshëm/na u kujtua i madhi Ibrahim Rugova të cilin kur e patën pyetur njëherë pas luftës se a duhej të ndërtoheshin edhe xhamia të tjera, po më kujtohet si sot kur ishte përgjigjur: Botën arabe do ta lusja të na ndihmonte në ndërtimin e shkollave të djegura nga okupatori ngase xhamia kemi mjaft, mendim ky i cili vazhdon deri në ditën e sotme dhe është aktual edhe mëtej sepse akoma kemi shkolla nëpër kontenjere.Pra ai prisi musliman i cili u ka prirë protestave dhe është’’falur në rrugë’, parasëgjithash duhet të mendojë për dëmet e mëdha që mund t’ia shkaktojë Kosovës, sepse për t’u falur dhe për ta pastruar shpirtin ka vend dhe rrugë të tjera.



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora