E premte, 19.04.2024, 02:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Rrjedha shënon 10 vjetorin me promovimin e vlerave moderne dhe universale

E diele, 26.06.2011, 03:55 PM


Rrjedha shënon 10 vjetorin me promovimin e vlerave moderne dhe universale

 

Janë botimet, "Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit ", studim shkencor dhe vepra me tregime që sapo doli nga shtypi është "Katër kalorësit e apokalipsit", “Rrjedha”, 2011, ka të përfshira 22 tregime në 130 faqe

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Shtëpia Botuese “Rrjedha” që vepron... në Republikën e Kosovës, ka botuar edhe tituj nga sfera e artit, e shkencës dhe e publicistikës. Rrjedha në Gjilan është një edicion botuese e promocion i së ardhmës që u ka dhënë prioritet me rëndësi të parë dhe vazhdimisht po merret me botimin e librave me studime, monografi, si edhe atë letrare për fëmijë dhe për të rritur, të autorëve të shquar nga Kosova e më gjerë. “Rrjedha”, e cila të gjitha botimet e deritashme i bëri kryesisht me mjete vetjake, apo me vetëfinancim të autorëve, asnjëherë nuk lejoi botimin e librave të cilat nuk kishin një nivel të duhur artistik e estetik. Në serin e librave të botuara mund të veçohen librat dhe emrat e shkrimtarëve, penave të njohura, të cilët nderuan Shtëpinë Botuese “Rrjedha”, i dhanë një vlerë dhe i shtuan edhe më shumë emër, e ata janë:

Titujt e botuar: Nijazi Ramadani:"Kosova dhe vetëvendosja", 1998 ,Publicistikë: Revista "Ushtima e Maleve", NR.I,II,III,IV,V,... pastaj përvijoi vlerat dokumentare të Misin Misini:"Përjetime e kujtime",2001, Asllan Ibishi:“Golgota e fundit e Llashticës",2001 ,"Budrika nën dhunën dhe terrorin serb" 2001, Hysen Ahmeti: (Dy monografi) ”Konçuli gjatë shekujve",Rrjedha, Gjilan 2003 , për të vazhduar me botimin e Nijazi Ramadani, "Një qasje për teatrin", 2005, dhe "Qasje tjetër për skenën”, 2006 Gresa Murati: "Si dy fluturat", 2005, Gjilan, Hysen Ahmeti," Këngët dhe ritet e dasmës në malësin e Bujanocit ", Rrjedha2007 , Nijazi Ramadani:"Imazhe kohe", poezi:1978-2008,SHB"Rrjedha",Gjilan, mr.Misin Misini:" Epika jonë popullore në vargje në trevën e Gjilanit ", SHB "Rrjedha", 2010, që këto ditë promovoi librin e prof. Biser Mehmeti : Vepra me tregime është "Katër kalorësit e apokalipsit", “Rrjedha”, 2011, ka të përfshira 22 tregime në 130 faqe .

Rrjedha, u dha hapësirë edhe krijuesve të cilët po hapëronin me sukses drejt botës së librit, e të cilët në një mënyrë këtu u afirmuan dhe krijuan emër, ndër të cilët duhet dalluar: Asllan Ibishi:“Golgota e fundit e Llashticës", 2001,"Budrika nën dhunën dhe terrorin serb" 2001 .

Hysen Ahmeti: (Dy monografi) ”Konçuli gjatë shekujve",Rrjedha, Gjilan 2003 , Këngët dhe ritet e dasmës në malësin e Bujanocit ", Gresa Murati: "[[Si dy fluturat", 2005, Gjilan .... e ndonjë tjetër.

Rrjedha, e cila menaxhohet nga Nijazi Ramadani (autor i pesë librave, tri me studime, publicistikë, dokumentare dhe dy përmbledhjeve me poezi, redaktor përgjegjës dhe gazetar në mediat e shkruara dhe elektronike). Rrjedha gjithnjë e më shumë do të jetë një derë e hapur për krijues të mirëfilltë, veprat e të cilëve do të mirëpriten nga lexuesit e moshave të ndryshme.

Botimet: Libri në procesin e botimit e të shtypit, ku në këto produkte përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura muzikë e kënge, fletore pune muzike për detyra, si dhe botime të tjera që janë si libra me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë.

Rrjedha është edicion i Klubit të Artistëve, shkrimtarëve dhe gazetarëve "Rrjedha" në Gjilan. Editon Këshilli botues: Nijazi Ramadani,letrar, publicist, Jahi Jahiu, dramaturg, Nuhi Ismajli, studius letrar, gjuhëtar, edicioni për fëmijë dhe të rinj editohet nga Avdush Canaj,shkrimtar, si dhe në seksione dhe biblioteka tjera. Rrjedha si edicion i pavarur, mjet arkivorë, informativ dhe kulturorë. Dhe nuk i përket asnjë spektri politike, por nuk është as apolitike, as (jo)fetare apo ndonjë pro(ant)grupi tjetër etnik. As nuk financohet nga askush tjetër pos nga ekipi i pavarur Rrjedha.

SH.B. Rrjedha|Klubit të Artistëve, Shkrimtarëve dhe Gazetarëve ka faqen elektronike botuese: Rrjedha me botimet e veta sjell materiale ekskluzive krijime dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transverzale për qasjen dhe integrimen e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare.

 

Info~edicion "Rrjedha"

SHB "Rrjedha"( Shtëpia botuese, "Rrjedha"), po ecën mbarë nga fillimi i vitit 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo “ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj. Botohen vepra nga më të ndryshme. Shtëpia botuese "Rrjedha" ka botuar të përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovë Juglindore. Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e asaj mujoreje ka pasur lexuesit e shtresave të ndryshme.

Në vazhdim duke hulumtuar brenda faqes sonë elektronike, ku janë dhënë shënime biobiliografike për redaktorët dhe autorët që botuan tek URA brenda këtyre viteve, titujt e botuar këtu me shënime përcjellëse, ballinat e librave, përmbajtja e ndonjërit nga librat, shkrime të tjera që lidhen me këta autorë, për të dhënë kështu një pasqyrë sa më reale, për punën e bërë dhe suksesin e arritur gjer më tash



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora