E marte, 16.04.2024, 07:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Banda e egër (1969)

E diele, 26.06.2011, 03:58 PM


“BANDA E EGËR”/1969/-

 

Nga Halit Bogaj

 

“Banda e egër” e regjisorit Sem Pekinpo është vestern kontraverz i realizuar në vitin  1969 në të  cilin aktrojnë:Viliam Holden, Ernest Borxhnin, Robert Rajan, Edmond O’ Brajan, Vorren Oats, Xhim Sançez, Ben Xhonson, Strother Martin, L.Q.Xhons, Bo Hopkins dhe Dab Tejllor.

 

Filmi përshkruan një bandë revolveristësh nga Teksasi në vitin 1913, e cila përpiqet të mbijetojë në kohrat e reja moderne. Filmi në fillim kishte fituar reputacion të keq për shkak të dhunës së tepruar në skenën fillestare të plaçkitjes së bankës dhe gjatë betejës përfundimtare mes banditëve dhe ushtrisë meksikane.

 

Skenari I shkruar nga tre autorë, ku bënte pjesë edhe regjisori I filmit, ishte nominuar si skenar për çmimin Oskar, kurse muzika e Xheri Fildingut gjithashtu ishte nominuar si muzika më e mire për filmin e atij viti.Gjithashtu edhe Sem Pekinpo ishte emëruar si regjisori më I mire.

 

Teknika e skenave të ngadalësuara të xhirimit të  filmit”Banda e egër” ishte përdorur më parë edhe për filmat”Shtatë samurajët”/1954/dhe”Boni e Klajdi”/1967/, për të vazhduar mëtej edhe për valën e filmave francezë.

 

Ngjarja e filmit zhvillohet në kufirin e Teksasit dhe Meksikos në vitin 1913.

 

Banda e egër , e udhëhequr nga veterani Pajk Bishop është e veshur në uniformat ushtarake amerikane, në mënyrë që të mos binte fort në sytë e ndjekësve të ligjit të cilët I udhëheqte Dejk Totntoni.Në ndërkohë fillon lufta me tyre me ç’rast disa nga ndjekësit vriten.Banda e egër vazhdon rrugën e saj në një shpejtësi marramendëse, por ndjekësit u shkojnë pas vazhdimisht.Edhe Tornton ishte anëtar I dikurshëm I bandës të  cilin  e kishin lëshuar nga burgu për t’I ndjekur shokët e tij të dikurshëm.

 

Pajku dhe  njerëzit e tij arrijnë të lodhur sëtepërmi  në Meksiko, por atje ndeshen me të papritura të tjera të paparashikuara.Fshatin e kishte sulmuar oficeri I korruptuar I ushtrisë meksikane I cili punonte për pushtetin.

 

Për të qenë madhështia tjetër e filmit, shikuesi krijon simpati për banditët të cilët kalojnë në anën e revolucionit meksikan duke I luftuar padrejtësitë e pushtetit ndaj shtresave të gjera popullore të cilave u përkiste edhe Angeli/njëri nga anëtarët e bandës së egër/. Duke e parë  Angelin të zënë rob dhe të torturuar nga gjenerali famëkeq meksikan, Pajku/Viliam Holden/ ndërmerr një aksion shpëtimtar me përmasa të jashtëzakonshme, duke luftuar me një grusht njerëzish kundër një ushtrie shumëherë më të  fuqishme.

 

Beteja e tyre është një akt I paparë heroic me elemnte mitike, thenë më troç, një betejë moderne e Termopileve të dikurshme, por me armë të tjera ngase Pajku ishte I paisur me pushkomitraloza me të cilët e shfaroste ushtrinë e gjeneralit, duke e vrarë edhe vetë gjeneralin e pashpirtë dhe duke e marrë hakun e Angelit I  cili kishte rënë në fushëbetejë për të dashurën dhe atdheun e tij.Filmi    shumë aspekte është monumental dhe bënë pjesë ndër realizimet më të  fuqishme artistike kushtuar filmave të Perëndimit të egër ose epokës përfundimtare të atij Perëndimi të famshëm për të cilin u krijuan qindra filma westernë.

 

Pas rënies heroike të një grushti njerëzish atdhetarë, më në fund arrin edhe ndjekësi Tornton I cili I shikon me admirim shokët e vetë të dikurshëm duke u bindur se lufta e tyre kishte qenë e drejtë dhe e mbetur e paharruar në historinë njerëzore si një betejë e shenjtë çlirimtare nga forcat e errëta dhe të korruptuara të cilat ia thithin gjakun fshatraësisë së varfër meksikane.

 

Regjisori Pekinpo për rolin e Pajk Bishopit I kishte pasur parasysh disa emra, e sidomos Li Marvinin por ky i fundit nuk e kishte pranuar rolin ngase I kishte ngjarë atij në filmin “Profesionistët”.

 

Në konkurencë ishin edhe Xhejms Stjuart,Gregori Pek dhe Çarlton Heston, por edhe ky një rol të ngjashëm e kishte realizuar në filmin”Major Dandi”, gjithashtu I regjisorit Sem Pekinpo.

 

Roli më në fund iu nda Viliam Holdenit I cili e realizoi me sukses të madh, duke mbetur edhe si njëri ndër rolet e tij më të  fuqishme.

 

Për rolin e ndjekësit të bandës ishin të propozuar: Brajan Kejt, Riçard Harris, Henri Fonda, Van Heflin,Artur Kenedi dhe Ben Xhonson, por rolin e kishte fituar Robert Rajan, një actor fenomenal I filmit klasik amerikan, I  cili ishte dalluar edhe në filmin”Dymbëdhjetë të damkosur”.

 

Për rolin e gjeneralit famkeq meksikan Mapache ishte planifikuar aktori gjerman Mario Adorf, por rolin e kishte fituar Emilio Fernandez, mik I ngushtë I regjisorit.

 

Edhe për rolin e Dach Engstromit ishin paraparë disa actorë, në mesin e të cilëve bënte pjesë edhe Çarls Bronson por rolin e kishte fituar Ernest Borxhnin, I njohur nga shumë filma amerikanë, si një figure ikonë, sidomos në rolet negative.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora