E premte, 19.04.2024, 11:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Tiranë: Ëngjëll Koliqi, një libër për Rugovën

E diele, 26.06.2011, 03:55 PM


Tiranë - Autori Ëngjëll Koliqi ka përmbledhur në një libër monografik jetën e Ibrahim Rrugovës si dhe mendime e analiza të personaliteteve ndërkombëtare për të.

Libri "Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re - Republikës së Kosovës", u prezantua paraditen e sotme në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga vetë autori, i cili në një prononcim për ATSH-në tha se libri pasqyron jetën e Rugovës si politikan, por edhe si shkencëtar dhe si letrar.

"Librin e kam punuar me një dozë frike nëse do ia dal për një person që e meriton me të vërtetë, sepse ka qenë një nga figurat qëndrore të kombit tonë në mbarë historinë", tha Koliqi për ATSH-në.

"Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re - Republikës së Kosovës", përbën, sipas autorit Koliqi, risi, duke filluar që nga disa dëshmi të tijat personale, dëshmi të studiuesit të Rugovës, Enver Bytyçi, dëshmi të kushëririt të tij që nuk janë bërë publike deri tani.

Ëngjëll Koliqi tha, gjithashtu, për ATSH-në se libri përmban edhe një nga ato pak gjëra që shumë pak veta e dinë. Ai tregon se Kosovën e ka çliruar dhe e ka bërë të pavarur një gjest i Nënë Terezës me Rugovën në "Manifestimin e Lutjes së mengjesit" në shkurt të '97-tës në Shtëpinë e Bardhë.

Koliqi e ka marrë këtë fakt në një intervistë të ish - Presidentit Klinton në televizionin 21 të Kosovës, ku tregon se Nënë Tereza është ulur në gjunjët e Rugovës, i ka puthur dorën dhe më pas i kanë thënë Presidentit Klinton se ai është Presidenti i vendit të saj dhe i ka kërkuar atij të marrë masa pasi Rugova dhe populli i tij janë në rrezik.

Autori Ëngjëll Koliqi e rendit Ibrahim Rugovën pas figurave si Skënderbeu e Nënë Tereza dhe ka zgjedhur Tiranën për të promovuar librin e tij, pasi ëndrra e Rrugovës ka qenë bashkimi kombëtar.

Libri "Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt i Dardanisë së Re - Republikës së Kosovës", veç biografisë përmban edhe shkrime, analiza të intelektualëve e personaliteteve të huaja, fjalë të Rrugovës, si dhe poezi e deri te këngët e shqiptarëve nga të gjitha trevat etnike.

Ëngjëll Koliqi, pedagog, shkrimtar, publicist, ka shkruar për të përditshmet kosovare "Rilindja", "Bujku", "Bota Sot", "Lajm ekskluzive", "Pavarësia-neës", etj. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë, ku ka botuar poezi në gjuhën amtare.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora