Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Greta Koci nis turneun muzikor...

| E hene, 04.02.2008, 09:51 PM |


Kengetarja ka vendosur te performoje live ne qytete te ndryshme, shoqeruar nga nje bande personale dhe staf profesionistesh.

Sonila Merolli - Korrieri

Greta Ko├ži
Asnje kengetar gjer me sot nuk ka arritur te beje nje turne neper gjithe qytetet e vendit tone, duke ngelur thjesht nje "skelet ne sirtar" per secilin prej tyre. Siparin e kthimit te kesaj endrre ne realitet duket se e ka ndermarre kengetarja Greta Koci. Se shpejti ajo do te niset ne turne ne qytete te ndryshme te vendit, me nje bande personale dhe nje staf profesional prej 50 vetash, qe do ta shoqerojne kudo me performancat e saj.

Nuk eshte mjaftuar me daljet e njepasnjeshme te klipeve dhe kengeve te saj te reja. Edhe pse e re ne moshe, Greta Koci duket se ka gjetur formulen magjike per te qene gjithnje ne qender vemendjes mediatike. Kjo jo fale skandaleve apo thashethemeve te ndryshme, por krijimeve te shumta artistike qe lancon ne tregun muzikor. Por kesaj here prezantohet me e kompletuar, me nje program tanime gati dhe nje tur koncertesh ne gjithe vendin. Qytete si Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora, Saranda, Ulqini, Struga etj., do te kene shansin te ndjekin performancat live te kengetares dhe nje repertor qe do te permbaje rreth 20 kenge.

Do te jete pikerisht data 1 mars e ketij viti, qe do te startoje kete rrugetim te kengetares, per te perfunduar me nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve. Nderkaq, Greta do te prezantohet me e kompletuar me nje bande personale te perbere nga dhjete instrumentiste, mes te cileve tre "back-vokalista".

Realizimin e ketij projekti madheshtor e ka marre persiper kompania prestigjioze "Living Room Show", me nje teknike fonike dhe skenike gjigante. Stafi teknik dhe profesional qe do te shoqerojne Greten ne cdo koncert, perbehet nga rreth 50 persona. Lidhur me faktin sesi e perjeton kete hap te madh ne karrieren e saj artistike, detaje te metejshme dhe si ia del me angazhimet e tjera, Greta rrefen ekskluzivisht per gazeten "Korrieri".

Si e perjetoni faktin qe jeni e para kengetare, e cila nis nje epoke te re ne muziken shqiptare, duke organizuar nje turne ne gjithe Shqiperine?

A nuk e tremb Greten nje hap kaq i madh, gjithnje duke marre parasysh moshen tuaj te re?

"Ne te vertete eshte nje hap i madh! Detyra ime eshte te kendoj bukur, te jap maksimumin tim ne nje show te tille, ne menyre qe i gjithe publiku qe do te me ndjeke ne performancen time live, te largohet i kenaqur, por edhe i pangopur!"

Nuk i druheni faktit se jane shume "kunguj ne nje sqetull per t'u mbajtur", i referohem shkolles dhe angazhimeve te tjera ne jeten tuaj te perditshme. Si mendoni t'i balanconi mes tyre?

"Shkolla dhe detyrimet e tjera jetesore jane detyra te cdo njeriu dhe kuptohet qe gjithsecili duhet t'i kryeje. Per mua primare eshte kenga, keshtu qe nuk e quaj ngarkese apo shume "kunguj ne nje sqetull" sipermarrjen time".

Nga sa mesuam, ju do te keni nje bande tuajen dhe nje staf profesional prej 50 vetash, qe do t'iu shoqeroje ne performancat tuaja ne qytete te ndryshme. Pervec tre "back-vokalisteve", cilet jane pjesetaret e tjere te bandes qe do t'iu shoqerojne?

"Te gjithe instrumentistet jane nen juridiksionin e kompanise "Living Room". Aktualisht eshte faza e perzgjedhjes se tyre dhe se shpejti emrat e tyre do te shpallen nga vete kompania".

Turin e filloni ne 1 mars, per ta perfunduar me nje koncert madheshtor ne Pallatin e Kongreseve, a eshte ky maksimumi i asaj cka enderron Greta?

"Absolutisht jo. Nuk eshte ky maksimumi qe kerkoj une. I vetmi ndryshim qe une e ndjej, eshte performanca live me permasa te medha publike, me skena dhe teknike fonike, ndricim, regji mjaft profesionale, staf profesional i nje kompanie te specializuar ne kete fushe sic eshte "Living Room". Por, pavaresisht nga te gjitha keto, une vazhdoj te jem kerkuese ndaj vetes".

Ju e shihni muziken si mjet komercializmi apo si pasion?

"Kenga eshte pasioni im! Sigurisht qe ky angazhim i madh ka edhe koston e tij financiare, por asnjehere une nuk jam interesuar dhe nuk me intereson kjo kosto".

A eshte zgjedhur repertori me te cilin do te prezantohet Greta ne turne dhe cilat jane disa prej krijimeve?

"Ne kete turne une do te kendoj 20 kenge, ku 18 jane kenget e mia dhe 2 kenge jane hite te muzikes pop. E vecanta e ketij repertori eshte riorkestrimi i kengeve te mia dhe pershtatja e tyre per live".

Videoklipe njeri pas tjetrit. Si ia del Greta me gjithe keto angazhime, ku e gjen energjine?

"Mua me duken normale dhe te perballueshme te gjitha angazhimet e mia, si per videoklipe, ashtu edhe per sipermarrjen aktuale. Bej dy ore prova ne dite live dhe ndjehem shume e kenaqur, saqe kur perfundoj them: Te rrinim edhe pak...!!! Pooor, nuk me lene".

Kush jane hapat qe duhet te ndjekin kengetaret e tjere per te arritur te njejtin sukses me Greten?

"Nuk e ndjej veten mire te keshilloj te tjeret, por deshiroj perzemersisht qe te gjithe te ecin mire dhe suksese ne karrieren e tyre".