E premte, 29.03.2024, 12:01 PM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Fjala kryengritëse në televizion

E enjte, 23.06.2011, 06:58 PM


FJALA KRYENGRITËSE NË TELEVIZION

 

( E ëmbël dhe e bukur është të vdesësh për atdhe / dhe të lirë të lësh pas vetes / fëmijët, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër. )

Homeri

 

Nga Rrustem Geci - Dortmund

 

Fjala kryengritëse peshën e  saj e ka në çastin kur thuhet. Njëri nga zërat më kryengritës të fjalës kryengritëse  në TVP  ( Televizioni i Prishtinës ) padyshim se ishte Bashkim Ramadani, redaktor në disa redaksi në Televizion. Bashkim Ramadani u lind në vitin 1947 në Jezerc afër Ferizajit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Pas shkollës së mesme Bashkimi regjistrohet në SHLP në Gjakovë, drejtimi Histori Gjeografi, ndërsa diplomon në Fakultetin e Historisë, të Universitetit të Kosovës. Bashkim Ramadani shquhej për dijësi dhe korrektësi. Mirëpo jeta e intelektualëve shqiptarë në vitet 1970 e mëpastaj ishte me plotë të papritura.Vlimet e brendshme për një Kosovë jashtë prangave të serbit zienin në mesin e intelektualve të formuar. Harta e Kosovës nën pushtimin serbë kudo pikonte gjak. Bashkim Ramadani ishte gazetar me taban të fortë kombëtar. Ai nuk jepej përpara asnjë furtune. Bashkimi e dinte saktë  adresën e armikut, dhe  s´i do të çlirohej Kosova. I rrethuar me shokë dhe miq të mirëfilltë, Bashkim Ramadani nuk ndalon kryengritjen e tij kundër fjalës së burgosur. Në Televizion atë kohë kishte një grup gazetarësh dhe redaktorësh, dhe teknikësh në televizion, që nuk i përfillnin urdhërat  nga lart të pushtuesit serbë, dhe i kundëviheshin politikë gjenocidiste serbe, ata ishin;  Bashkim Ramadani, Rrustem Geci, Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Hamdi Gërvalla, Tahir Desku, Sylejman Shaqiri, Hamdi Sopa, Shaqir Foniqi, Skënder Durmishi, Besa Çeku, Minire Fetahu ,Rexhep Kasumaj, Florie Veselaj, Adem Gashi, Sejdi Bylykbashi, Ismail Kurteshi,Arif Demolli, Xhafer Krasniqi, Adem Salihaj, Ekrem Kryeziu, Mustafë Xhemajli, Sami Islami, Sinan Kamberaj, Ali Sh. Berisha, Nuhi Bytyqi, Isa Kadriu, Llukman Halili, Shaqir Sadiku, Asllan Bajrami, Shihrije Ramoqi, Avdush Canaj, Musa Tolaj,dhe shumë e shumë të tjerë, që kurrë nuk reshtën në publikimin e së vërtetës, por edhe në veprimtaritë ilegale për Kosovën Republikë. Në Televizion, tregon Bashkim Ramadani atë kohë, dorë më dorë ( kuptohet në fshehtësi të madhe ) lexonim trakte, broshura, dhe thirrje të grupeve Ilegale për vetëdijësim të popullatës për një kryengritje të ardhshme. Televizioni i Prishtinës, tregon Bashkimi, ishte ai që e bëri të shuhet Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Televizioni i Prishtinës, vlerëson Bashkimi, ndihmoi në pajtimin kombëtar, në Faljen e Gjaqeve, në Unitetin e masave popullore. Në vitet 1981-1991, Kosova po kalonte një nga periudhat më kryengritëse dhe më të përgjakshme të saj. Demonstratat e studentëve, Grevat e minatorëve , Demonstratat e punëtorëve në ndërrmarrjet e Kosovës për kushte të këqija në punë, Marshi i madh i Kosovës, dhe demonstratat për rrogat e pa paguara, vlonin në gjithë Kosovën. Në të tërë ato vite Kosova po absolvonte në drejtim të shkëputjes prej Sërbisë. Liria as s´ falet, e as s´blihet, më thoshte shpesh baba Munish, por liria fitohet. Familja e Bashkim Ramadanit, ishte në vëzhgim të vazhdueshëm nga hafijet e rexhimit serbë. Babai i Bashkimit, Munish Ramadani, me profesion mësues,  ishte shumë aktiv në hapjen e shkollave të reja në Kosovë. Për shkak të këtij aktiviteti, Munish Ramadani, dënohet me 15 vjet burg të rëndë, me adresë burgu, Goli Otok. Një burg famëkeq për vrasjen e intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë. Bashkimi i vogël u rritë pa babanë e tij të dashur, derisa gati u burrërua. Në Televizion Bashkimi kryen detyra të shumta. Në të gjitha detyrat, Bashkim Ramadani kurrë nuk u lëkund nga udha e të qenit shqiptarë i vërtetë. Në shtëpinë e Bashkim Ramadanit në Neredime, po edhe në Prishtinë, miqtë dhe shokët e tij ishin intelektual të formuar dhe patriotë të mirëfilltë. Bashkimi në TVP bënte punën  e redaktorit në redaksi. Në

Bashkim Ramadani
Bashkim Ramadani
redaksinë për punëtorët jashtë vendit, Bashkimi ka punuar shumë në ngritjen dhe vetëdijësimin e mërgatave tona, në Evropë, Amerikë dhe Australi. Unë bashkë me Rrustem Gecin, Hasan Kadriun dhe Fetah Bakiun, në emisionet për Bashkëatdhetarët, kemi bërë thuaja të pamundurën për të shpërndarë të vërtetën, pse janë ngritur shqiptarët kundër serbit, pse Kosova shtypet dhe burgoset, pse Kosova është vendi më i varfër, çfarë do tani Kosova, et, etj. Televizioni i Prishtinës në ato vite tregon  Bashkimi ishte ekrani i vërshëllimave të stuhisë. Nga ajo dritare magjike e Televizionit, Kosova edhe qahej edhe zemërohej. Nuk ishte e lehtë rrëfen Bashkimi t´i transmetoje lajmet me 13 polic në studio. Por, njeriu heroizohet sipas rrethanave. Ne ishim të vetëdijshëm për veten tonë, nëse nuk shpërbëhet Jugosllavia, do të mbaronim ose në burg ose të pushkatuar, amnisti as që parashikonim. Një gjë mund ta themë me plotë përgjegjësi, se Televizioni i Prishtinës pati absolvuar suksesshëm edhe në ngjarjet e vitit 1981, edhe në grevat e minatorëve, edhe në helmimin e nxënësve, edhe në pajtimin e gjaqeve, edhe në afirmimin e këngës popullore dhe folklorike e çka jo. Në ngjarjet e vitit 1981 shumë punëtorë të RTP-së, ishin pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981, në mesin e tyre ne patëm edhe një të vrarë, Gazmendin. Komenti i RTP-së i shkruar nga Rexhep Kasumaj, dhe Komenti i Bashkim Ramadanit, për braktisjen e shqiptarëve nga  Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, që populli i Kosovës të merr udhë të duhur ishin dy majat të fjalës kryengritëse në Televizion, që tundën jugosllavinë. Njeriu i Kosovës në periudhën 1981- 1990 ishte një njeri me luftë të brendshme dhe të jashtme. Njeriut tonë atë kohë i digjej shpirti për atë që po ndodhte në Kosovë. Shqiptarët në atë peridhë nuk gëzonin kurrfarë të drejtash. Harta e Kosovës kudo kullonte gjak. Këtë e kemi parë dhe ndjerë të gjithë. Mbi 8 qind mijë të dënuar, të rrafur e të poshtëruar për të vetmen kërkesë, „Kosova Republikë! Në vitet 1981-1990 i gjithë sistemi komandues në Kosovë ishte në duar të pakicës serbe. Demonstratat e pandërprera të studentëve, Grevat e minatorëve, grevat e të burgosurve shqiptarë në burgjet serbe, vrasjet e ushtarëve shqiptar në ushtri, maltretimet e çdoditshme, helmimi i nxënësve, dhe poshtrimi shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, bën që zëri i fjalës kryengritëse dhe fotografisë në Televizion të jetë më i hapur dhe më i drejtpërdrejt. Si sot më kujtohet  më thotë Bashkimi, Marshi i madh i popullit, ose bashkimi i tyre për të mbijetuar në trojet e veta, ishte një heroizëm i paparë i popullit tonë. Televizioni i Prishtinës në atë kohë kudo ishte me popullin. Ekipet e televizionit brenda dhe jashtë në teren, bënin punën e duhur.Punonim ditë dhe natë. Koha s´priste për asgjë. Jugosllavia pritej të shpërbëhej. Në gjithë atë katrahurë, Kosova do paguaj çmimin më të lartë; 17 mijë të vrarë, mbi 1 milion të ndjekur e të dëbuar, mbi 1 qin e 5 dhjetë mijë shtëpi të djegura, 25 mijë vajza e gra të dhunuara, dhe një popull i tërë i plaçkitur dhe i poshtëruar, nga ata që vrasjen kishin mësim. Në tërë atë situatë, TVP-ja bëri atë që duhej bërë, u mbështet fortë në krahët e popullit.Kontributi  i Televizionit dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është për tu vlerësuar. Ne s´bëmë asgjë më shumë seç kërkonte populli i Kosovës, dhe atë që na lejonin rrethanat. Ky është komenti im për atë kohë, shprehet Bashkim Ramadani. TVP-ja ra dëshmor si gjithë dëshmorët e kombit. TVP-ja u rraf, u ndëshkua, u vra e u burgos, e në fund edhe u mbyll pë veprimtarinë e saj patriotike, nga një Desant që bëri Ushtria Jugosllave. Prandaj, Unë kujtoj se TVP-ja dhe rreth 1 mijë punëtorë të saj,  e meritojnë një vlerësim institucional dhe një pllakë përkujtimore për kontributin e TVP-së, dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Shëndet o Bashkim Ramadani! Shëndet!..



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora