E enjte, 28.03.2024, 11:49 PM (GMT)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Monografi për shkollat e mesme të Vushtrrisë

E enjte, 23.06.2011, 06:57 PM


Monografi për shkollat e mesme të Vushtrrisë

 

Emin M. Fejza – Ferit B. Dibrani :” Shkollat e mesme në Vushtrri”, 2008- Prishtinë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

 Ka  kohë që Emin M. Fejza dhe Ferit B. Dibrani kanë filluar  të merren me veprimtari publicistike,  historiografike dhe letrare.  Në këto fusha,  tani janë duke u  angazhuar me sukses të veçantë. Pas një punë  të palodhshme ,  dolen para lexuesit me librin monografik “Shkollat e mesme në Vushtrri”. Libri përmban një histori të gjatë të punës dhe të veprimtarisë së shkollave të mesme në Vushtrri,  me të gjitha përpjekjet dhe angazhimet që janë bërë për themelimin dhe mbajtjen gjallë të tyre deri në ditët e sotme.  Prandaj për autorët  hartimi i këtij  libri ka qenë me përgjegjesi dhe mjaft i vështirë.

 

Periudhë e vështirë e zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe.-

 

 Kjo fushë e gjerë e  zhvillimit  arsimor,  edukativ dhe politiko shoqëror në shkollat e mesme të Vushtrrisë prej fillimit deri me tash,   gjithashtu shënon një përpjekje  modeste të autorëve  për  të paraqitur gjerësisht vështirësitë  që egzistonin gjatë kësaj periudhe të fillimit dhe të  mëkambjes së shkollave në gjuhën shqipe, në veçanti pengesat dhe përpjekjet për ta mdaluar procesin arsimor edukativ në gjuhën shqipe  nga pushtuesi serb. Ishte kjo periudhë  kur mungonte lokali shkollor  , kuadri arsimor edukativ në gjuhen shqipe , ku  mësimin e zhvillonin edhe arsimtarët serb në paralelet shqipe në  këto shkolla me ndërhyrje dhe paraqitje nacionaliste dhe shofeniste  . Ishte një nismë dhe ndërhyrje e pashmangshme e popullatës shqiptare për hapjen e shkollave të mesme,  në veçnti  në vitet e 60 –ta . Në këtë periudhë filloi edhe  arsimi i mesëm në gjuhen shqipe në Vushtrri –theksojnë autorët, për tu ndalur  në periudhën e vitit 1981 ku pas demostratave të rinisë  shqiptare  kundër pushtetit okupues serb edhe në këto shkolla si në të gjitha të tjerat në Kosovë, filloi  procesi i diferncimit politik dhe trajtimi diskriminues dhe shovenist ndaj arsimtarëve  shqiptarë . Megjithatë arsimtarët dhe punëtorët tjerë të shkollave  e tejkaluan  me vëndosmëri dhe guxim të paparë këtë periudhë , duke mos u luhatur asnjëherë nga  ndjenja e misionit të tyre  të lartë kombëtar-theksojnë autorët. Duke u ndalur në periudhën tjetër edhe më të rëndë  në këto shkolla të mesme (1981- 1999) , kur haptas paraqitet segregacioni, diskriminimi nacional, largimi nga lokalet shkollore , ndërhyrja në plan prrogramet mësimore , helmimi i nxënësëve , dhuna ndaj prindërve, arsimtarëve  dhe nxënësve , sidomos keqtrajtimet  dhe vrasjet e arsimtarëve dhe nxënësve  , janë një kapitull i vaçant i historisë së shkollave të mesme të Vushtrrisë dhe të mbarë Kosovës  . Është kjo koha më e rëndë e punës së arsimtarëve  nëpër shtëpitë shkolla  dhe mbajtja gjallë e shkollës shqipe përkundër të gjitha këtyre vështirësive, pëngesave dhe ndjekjeve nga policia kriminale serbe .

 

 Vepër autentike dhe më shtrirje  objektive.-

 

 Ky  libër është i shkruar, në kohën  kur Kosova u bë shtet i pavarur dhe sovran dhe i mirëseardhur për lexuesin, në veçanti për lexuesin e komunës së Vushtrrisë ,  me një përkujdesje të lartë teknike , gjithashtu me kujdes të veçantë , njohuri  profesionale dhe dashuri të madhe  për edukimin dhe arsimin e gjeneratave të reja në gjuhen shqipe . Autorët  e veprës Emin Fejza dhe Ferit Dibrani  ishin, përherë, në rrjedhat  e zhvillimit arsimor, edukativ, kolturor,  shoqëror, politik dhe kombëtar në qytetin e Vushtrrisë , respektivisht në këto shkolla  të mesme për të cilat bëhet fjalë , prandaj vepra është autentike, me shtrirje objektive, me një matërjal të vjelur dhe të radhitur me kujdes, me një stil të rrjedhshëm, e kapshme dhe tërheqëse për lexuesin, e paraqitur me të dhëna  argumentuese, të përfshira me një kujdes, respekt dhe dashuri për shkollën shqipe, rrjedhat e vështira të zhvillimit gjatë sundimit dhe pushtetit okupues serb, përpjekjet dhe sakrificat e arsimtarëve, nxënësëve dhe punëtorëve të tjerë të shkollave   për ta mbajtur gjallë  dhe për ta afirmuar dhe  zgjeruar deri në ditët e sotit diturinë, arsimimin, edukimin dhe krenarinë tonë kombëtare . Natyra e veprës ka qenë e tillë , ndoshta  për këtë arsye në disa tema të përfshira në libër ka munguar sa duhet aspekti i thurjes artistike, i rrjedhshmërisë gjuhësore dhe i sistematizimit të lëndës…

 

Tema të ngjeshura mirë dhe përherë të parë të publikuara.-

 

 Autorët duke bërë një histori të këtyre fushave- të shkollave të mesme në Vushtrri që nga fillimi e deri në ditët sotme të  lirisë dhe pavarësisë kombëtare,  janë përpjekur që lëndën e hulumtuar për shkollat e mesme të Vushtrrisë  ta mbarshtrojnë kronologjikisht pa ndonjë luhatje dhe pa ndonjë mbështetje subjektive. Në këtë rrafsh para vetës kanë pasur matërjal të gjerë , të njohur edhe nga puna e tyre si punëtorë të zellshëm të arsimit në këto shkolla. Prandaj kjo e bënë tërheqse veprën për  lexuesin dhe e nxitë  ta lexojë me kujdes dhe ta vlerësojë lartë këtë vepër. Mirëpo sikur  ka  munguar mundësia që vepra të begatohet me hulumtimin e dokumenteve arkivore , më një qasje më të përkushtuar, pasi që deri dikund kjo ka munguar…

Megjithatë vepra përmban shumë tema të ngjeshura mirë, të panjohura, për herë të parë të publikuara para lexuesit,  shumë ilustrime, fotografi të shkollave , të arsimtarëve, përsonelit arsimor dhe të nxënësve- me biografi  ( fotografi) të arsimtarëve dhe nxënësve   me një përfshirje të gjerë ( mëndoj se  nuk është dashur që të mbushet libri me të gjitha këto fotografi , biografi të arsimtarëve, nxënësëve dhe të tjerëve  të cilat e ngarkojnë pa ndonjë nevojë veprën) - lëvizjet dhe përpjekjet e tyre për dituri dhe për pavarësi kombëtare .  Të gjitha këto e orientojnë dhe e nxisin lexuesin për ta lexuar  me dashuri dhe respekt këtë libër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora