E shtune, 20.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Mendime rreth librit te ri : “Ikja e tjetrit”

E enjte, 23.06.2011, 06:02 PM


Para pak ditesh doli ne qarkullim libri I ri,(I gjashti per te),”Ikja e tjetrit”, I autorit tashme te njohur Fation Pajo.

Pas jehones dhe suksesit qe pati ky autor me dy vellimet poetike: “Net te thyera” me 2009-n,nga b/punimi me shtepine botuese ”Almera” dhe “Call of the Roots” permbledhje selective nga perkthyesi I talentuar z Arben Latifi me 2010-n, sot paraqitet sa ambicioz, aq dhe I perpikte me vellimin e ri “Ikja e tjetrit”. Ky eshte nje vellim e njekohesisht nje hapesire me shume ne zhbirimin e tij ne situatat e ketij tranzicioni te dhimbshem qe po mban peng ecjen perpara te vendit tone.

   Ne dukje gjithkush mendon se cfare do te na sjelle ky autor pas atij “Shpagimi” qe me tregimet mbreselenese si “Vajza me kitare”, apo “Shpagimi”,e per me teper  si fitues I “Penes se arte” me kete liber ne Konkursin e Shoqates se shkrimtareve Shqiptaro-amerikane zhvilluar ne Maj 2010 ne New York!

Kjo dileme me mbertheu mua teksa autori me dhuron librin. Duke lene per disa ore gjithshka timen, kohe teper e vlefshme, u futa te shfletoj kete vellim. Me tituj sinjifikativ Ai ka mundur te paraqese para nesh copeza jete te larmishme te prekeshme e te goditura. Personazhe qe padyshim te mbeten per nje kohe te gjate ne kujtese.

E bukur do te thoja  eshte nderthurja e temave qe ka prekur. Keshtu tranzicionin e vendit tone e ka trajtuar disi ndryshe. E bukur menyra si e jep mesazhin per librin. Sot kur sheh njerez qe shesin libra neper  trotuare per nje cope buke, pra per te mbijetuar, si ne tregimin e pare ”Shitesi ambulant”. Ne tregimin “No speak English” duket shqetesimi qe ngre autori per nje njeri te sotem te ingranuar ne jete. Por qe me mungesa te tilla gjuhesore bota te behet vrime gjilpere,kafshate qe s’e kaperdin dot. Dhe arijme tek tregimi “Ikja e tjetrit” ku shohim qarte dhe me nje konturim te paster figurative e karaktere qe veshtire se I gjen kund. Nje kulminacion  per t’u admiruar ndaj njerezve qe ndryshimet e sistemeve dine t’u pershtatin masken e duhur. Perballja ne kohen e ne vendin e duhur nuk pyet ndonjehere per shoqeri te hereshme kur hendeku I madh I viteve ndare I ka lene njerezit ne dy ane te ndryshme.

Po keshtu me nje rrjedhshmeri te admirueshme paraqet autori dhe linjen e dashurise si ne tregimet: “Furtune ne mesnate”,”Treni I ores 21:35”,”Dita e rrembimeve “ apo dhe “Sherbimi” per te cilat ka meriten se di te gershetoje pervojen e shkuar me te sotmen,si Brenda vendit ashtu dhe ne megrim.

  Duke na dhene mesazhe te ngrohta se ne kete jete te shkurter qe jetojme njeriu ka nevoje jo vetem per harmoni e dashuri reciproke, por dhe per respect e humanizem njerezor. Keshtu ai na paraqet tregimet : “Plaku I verandas” dhe “Zonja me trup te imet.

Pra me kete vellim mendoj se Fationi po I ngjit me kujdes e I sigurt shkallet  ne ndertesen e bukur, port e veshtire  te artit.

 I uroj suksese te metejshme e na dhurofte ne te ardhmen libra te tjere te bukur.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora