Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Flamur e Shqipe

| E merkure, 22.06.2011, 07:57 PM |


FLAMUR E SHQIPE

 

Nga Zeqir Lushaj

 

(Cikël,me tekste këngësh për Kosovën, nga libri “Fjala mbi tel…” i  autorit Zeqir Lushaj, botuar në “Kristalina KH”, Tiranë 2009)

              

1.VEÇ BASHKIMI,

ASHT FORCA E KOMBIT

 

Kan shkrue shekujt në gurët e trollit,

Veç bashkimi asht forca e kombit.

 

Kështu tha nLezhë Shpata e Skënderit,

E tha nKosovë Lidhja e Prizrenit.

 

E tha Vlora e Korça plakë,

E tha Drenica, ntym e flakë ,

 

Prej Çamrisë, nAlpet me borë,

Bashkim thonë, vllaznit dëshmorë!

 

Fundi i shekullit të 20-të,

Na jep zemër,na ngjallë shpresë,

 

Gjithë shqiptarët, me një qëllim,

Kem të drejtë tkërkojmë bashkim.

 

E dom kufinin ku e lan tparët,

Thyjmë nEuropë, të barbartë!

 

Si ka hije Europës Bashkueme,

Albania e përgjysmueme.

 

Mbi Ballkan vuejtjet do tsosin.

Veç kur popujt tvetvendosin.

 

Nuk dom luftë,dom vetëm paqë,

E kem bashkimin aspiratë.

      ./.

 

2.NGOJE FISHEKUN E DON ALLTIJA

 

Heroit të Popullit, Isa Boletini

 

Ty Kosovë, tnjeh historia,

Djemtë e Tu, me dy alltija,

Me truejt nderin edhe prakun,

Tkan falë jetën edhe gjakun,

Mitrovica asht djepi i trimit,

Heroit tpopullit, Isë Boletinit.

 

Ka dhanë prova, ku jep burri,

Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,

Me 300 djem Kosovarë,

Garda e parë, me kapuçë tbardhë,

Për me i dal, Ai zot vatanit,

Shkoi përkrah Ismal Qemalit.

 

I pat thanë Ministri nLondër:

Isa Beg, të çarmatosëm!

Jo, ministër, jo qebesa,

Sçarmatosna sa tjetë jeta

Për me ruejt nderin e lokës,

Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.

 

Me allti në pllambë të dorës,

Ndiej dy fjalë prej tan Kosovës:

Kurr skem lypë çka sna takon,

Trolli i tparëve kot sna shkon,

As se shesim, as kujt sja lamë,

Për pa u djegë, pa u shkri të tanë.

 

Me shtatë mashkuj tgjakut Tij,

E vranë Isën npabesi,

Me dy djem, dy nipa tvet,

I lanë tvramë 28-të.

 

Gjaku iIsës, kombit i thërret,

Ju çon brezave amanet,

Der sa tjetë e gjallë tradhtia,

Ngojë fishekun e don alltija!!

    ./.

Tiranë, 1985

 

3.FLAKE E KUQE,ASHT DHEZE GJAKOVA

 

Kushtuar aksionit të parë me armë, të

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës

 

Porta e Lartë, me nkrye Sulltanin,

Mehmet Pashës, ja dhan fermanin,

Grada e pare, sa tmujsh me çue,

Veç shqiptarët , Ti, me na ishtrue!

 

Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,

Për dritarje zgjatet kova,

Aman bre, trima shqiptarë,

Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

 

Col Delia i Geghysenit,

Pushkë e parë e Lidhjes Prizerenit,

Mbi krahë tshokve, mbi havli,

Për dritarje ,mrenda ka hi,

 

Tuj vikat, tuj këndue,si ndasëm,

Ni vend tkeq e ka gjetë Pashën,

Ballëpërballë,marshallit tmbretit,

Col Delia i Geghysenit,

 

Tash sa vjet more osmanli,

Vorre krajlash jena ngi,

PlavëGucia , janë shqiptare,

Nuk i lshojmë për pa dalë fare.

 

Mos ban nder me tokë të huej

Çka u pat gjetë tri herë në Krujë?

Mos harro, pse u banë shumë vjet,

Skënderbeu asht gjallë apet.

 

Kush tna ngucin, kush tna prekin,

Kush mbas krahve,nbesë tna presin,

Amanet, tparët na e kan lanë:

Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.

      ./.

 

4.VELLEZERIT GERVALLA

 

Nqiell tKosovës, mbush me kushtrim,

Shkojne tri shqipe fluturim,

Roje i bajnë natën dhe ditën,

Nshpirt të popullit nuk mund tvriten,

Jan ba Nja, me diell e hanë,

Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë!

 

Si furtunë, me gjoks përpara,

Shqipe e parë, Isuf Gërvalla,

Si vetima qe tnxjerr syte,

Vllau Bardhoshi, shqipe e dytë,

Si rrufe, që kall dhe shkrepa,

Shqipe e tretë asht Kadri Zeka .

 

Tash sa breza në luftë Kosova,

Ma shume gjak se shi ndër votra,

Kurr gazepi nuk ju nda,

Gjaku-uji, (jo!) nuk ju ba,

Kur ndokush tha se: Harroj!,

Brezi i Ri, veten tregoi.

 

Faqezeza, UDB-e,

Na i vret djalt, na i len mbi dhe,

Tri javë, tvdekun, nGjermani,

Nuk lejojnë me i pru në shpi,

Tre flamuj ju rrijnë te koka,

Nvend të Nanës po i qan Bota!

 

Isuf Gërvallë!!

Isuf Gërvallë, kurr stu dridh dora,

Qemal Stafë, po tthirrë Kosova,

Mic Sokola, kah trimënia,

Krahtë e Tu, Bardhi e Kadria,

Krejt shqiptarët, rreth shtatë milionë,

Gjaku i djemve nkambë i çon.

 

Vllaznit Frashni, ju çojnë fjalë,

-Mos mërziti,-o Gërvallë!

100 vjet mbas luftash tona,

Me nderim na priti Lokja,

Krah për krah, midis Tiranës,

Eshtnat tonë, tu djepi i Nanës!

 

Ka me ardhë e bardha ditë,

Mbarë Kosova Republikë,

Plot nderim me lule e kangë,

Ju ban vend në tokën nanë,

Jem shqiptarë,na tërheq praku,

Për Lirinë, qoftë hallall gjaku!

    ./.

Tiranë, pranverë 1983

 

5.NLOG TPAJTIMIT BESA LIDHET

 

Kushtuar, aksionit të faljes së gjaqeve në Kosovë

 

NMitrovicë, e në bjeshkët e Llapit,

NVerra tLlukes e Gjonaj tHasit,

Krejt Kosova nkambë asht çue,

-Aaah, vllavrasje, qofsh mallkue !

 

Për me zhduk këtë plagë të randë,

Prinë rinia e Kosovës Nanë!

Boll shpiptari e shkatërroi jetën,

Vraje thuejt , e vraje veten.

 

Anton Çeta, burrë me mend,

E merr fjalën në çdo kuvend,

Ndaç me shkollë, ndaç mbas zakoni,

Ndieni burra, flet Antoni !

 

Hasmi don; “Përçaj-Sundo”,

Nxit gjakmarrjen e ngatrro,

Kombi therret, se don bashkim,

Fale gjaku! Banu trim !!

 

I bind njerzit fjala e Tij,

-Me luejt gishtin sasht trimni,

Zogi i malit nçark me ishkelë,

Ka barut, e pushka dhezë!

 

Mos e shkreh mbi vlla të ngratën,

“Sa ka grykën, ka nafaken!”     1)

Nuk asht pushka aferim,

Nja hi ndhe, tridhjetë ngujim!!

 

I ka ndez gjithë zemrat flakë,

Liceisti i Korçës Plakë,

Kush asht trim, e kush asht djalë,

Çohet nkambë, gjakun e falë!

 

Lotët për faqe e mjekra dridhet,

Nlog tpajtimit besa lidhet,

Gjaku i falun e besa e dhanë,

Tan Kosovën e ka dorëzanë!!

      ./.

1)- Shprehje e vjetër popullore, për armët e zjarrit

 

 6.DJEM TKOSOVËS-LAVDI PAÇI!

 

Kushtuar legjendës kosovare,Adem Demaçi

 

Djem tKosovës, Lavdi paçi!

Balli i juej, Adem Demaçi.

 

Pse shkrimtari e tha tvërtetën,

Nburgjet serbe e kaloj jetën.

 

Nburgje terrta, 30-vjet,

Pa dritë të syve Baca mbet!

 

Tuj lyp tdrejta e barazi,

Jeta e trimit kaloi nqeli,

 

Thrret Kosova,Adem,he burrë!

Emni Yt, asht ba flamur!

 

Jeta Jote i tregoi Botës.

Ka MANDELE , në mes tEuropës!

 

Mbushe Kosova krenari,

I ka Demaçat shpi për shpi,

 

Kurrë ska morte Dardania,

Do tfitojë demokracia,

 

Ka me ardhë dita e mbarë,

Për bashkimin gjith-kombëtar !

./.

Tiranë,1988

 

7.PUSHKA E PENDA,BASHKE GJITHMONE

 

Mësuesit patriot, Sali Morina

 

Siç i ndrit malet rrufeja,

I ndriti zemrat ABC-ja.

 

Tuj luftue për ditë ma tmira,

Jetën shkriu Sali Morina.

 

Gjuhës Shqipe, si kristali,

Mësuesi ynë gjithçka ja fali,

 

Janë shumë shkolla në Shqipëri,

Që e nderojnë emrin e Tij,

 

Prej Tiranës historike,

Mësuesi i parë i gjuhës shqipe,

 

Plot me mall po vjen në kto anë,

Drejtor shkolle nGjakovën Nanë.

 

Shumë heronj e heroina,

Nxansa tmësuesit Sali Morina.

 

Tuj përhap popullit dritën,

Nxanëse e pati Shotë Galicën,

 

Asim Vokshin e Hajdar Dushin,

I pat msue qysh me ngrit grushtin.

 

Tuj luftue, Ai për vatan,

Sekretar, i Bacës Bajram.

 

Për lirinë e Kombit tonë,

Pushka e Penda bashkë gjithmonë.

 

Emri i msuesit kurrë sharrohet,

Brez mbas brezi, do tkujtohet!!

     ./.

 

8.ALBANI,-I THONE KETIJ VENDI

 

Dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare

Xhemal Shkololli, (Berberi),vrarë në Gri - Tropojë

 

Nshehër tPejës , plot historina,

Asht Shkololli nshpitë e mira .

 

Ndaç për bukë,e për trimëni,

Kështu asht rritë, Xhemajli i ri.

 

Ky njomzak,si djal hazretit,

Nip ndër kulla të Sherametit.

 

Krejt sugar, pa brisk në faqe,

Hap dyqan berber, në lagje.

 

E mësoj puna, e mësoj Peja,

Burri i mirë, rritet nbeteja.

 

Shpejt u ba dyqani i Tij,

Çerdhe trimash për liri.

 

Vjen një ditë,nuk duron tjetër,

E la punën e mësyu Çetën.

 

U rrit në mal, berberi i Ri,

Partizan mitrolozxhi .

 

Dimni i madh e barbaria,

Dej nDragi u shkel malsia,

 

Kush se dhezi, as kush sja nisi,

Fronti i Grisë, qetsinë e prishi.

 

Pushka e parë, që ka kërsitë,

E Muj Baramit, n'mal t'xhamisë.

 

Luftë të madhe, bani Grija,

Tek janë vra, Jaha e Faria!

 

Përmbi Çukël, nlagjen Vind,

Djalit Pejës ,-aferim !

 

Mbi Krasniqe, si nballkon,

Mitrolozi i tij po këndon.

!

Nhekur tftoftë e mbshteti ballin,

Ndjep, në Peje, po flet me djalin:

 

NGur të Shpuem,e nëpër bjeshkë,

Dej ku hyn, gjemia ndet…

 

…– Albani, i thonë ktij vendi,

Jem një gjak,nda prej njaj zjëmi!!

     ./.

Gri, pranverë e vitit 1979

 

9.Aaah,SERBI,MOJ SHTRIGE E VJETER

 

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,

Mbi Kosovën, çka do tbash tjetër?

 

Lidhë me pranga i thue; “Mos luej”,

Nshpinë e vet, i thue “je i huej”!,

Brez mbas brezi, babë e djalë,

Janë fajtorë, se janë shqiptarë.

 

Kur Kosovën e mbulon gjaku,

Festë të madhe ka Beogradi,

Bajonetat numrojnë votat,

Beogradi cakrojnë gotat,

 

Kushtetutën e Sllobodanit,

Miratojnë zinxhirtë e tankut.

Nuk harruen Krajlit me ithanë:

Ec përpara deri nTiranë,

 

Sllobodan te plaçin sytë,

Sa mbrapsht kalit i ke hype:

-Mos e shih Tiranën andërr,

Je i ri tqet buza tamël.

 

Me ja prek qiellin Shqiprisë,

Rrufe tmadhe i lshon Sërbisë,

Ktu, tgradojmë barut e hekur,

Gjeneral i ushtrisë vdekur.

 

Oooi, Serbi, po tflet shqiptari:

Ki kujdes,larg duart nga zjarri!!

     ./.

Tiranë, 1989

 

10.KOSOVE,SHPIRTIN-LIRI

 

Moj Kosovë, shpirtin liri,

Shumë rrebeshe ranë mbi Ty,

Kurrë su theve, kurrë su tute,

Shtatin drejtë, bash si grykë pushke,

 

Gjaku yt po vadit tokën,

Gjakftoftësia, çudit botën!

Kosovarët, një fjalë të tanë,

Hallall jetën, për Ty Nanë,

 

Hallall jetën për Ty Motër,

Enver Hadri e Ylfetja e vogël.

Heronj trij tdemokracisë,

Gjaki i tyne tu ba kmishë,

 

Flamur gjaku e shqipe jeta,

Mic Sokola po rritë në djepa.

Kurr sje kanë ma e fortë se sot,

Djemtë me shkollë po tdalin zot,

 

Nball asht dalë,Brahim Rugova,

Ai e thotë, çka e thotë Kosova,

Fjalën gdhendë si gurë për qoshe,

Mjeshtri i pendës, Rexhep Qose.

 

Ec krenare Kosovë Motër,

Mbaje lart emnin në votër,

Serbomdhejtë me Sllobodanin,

Smund ta fshijnë emnin as namin,

 

Nballin Tand, buzëqeshë liria,

Kurrë nuk shuhet Dardania !

   ./.

Tiranë, 1989

 

11.JETE TE GJATE,FLAMUR E SHQIPE

 

Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,

Data e kuqe njëzetetetë (28),

E Nëntorit të histories,

Dita e madhe, e Pamvarësisë,

Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,

Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

 

Ooo…Flamuri i Atdheut,

Prush, i zemrës së Skënderbeut.

Kur tvalvite, Ty flladi i malit,

Shohim dorën e Ismail Qemalit,

Vetimë, penda e Naimit,

Flakë, naganti i Boletinit.

 

Gjithë shqiptartë zemërliri

Nëpër breza tmajtën ngji,

Zemrat gjakun ta kanë dhanë,

Hallall Shqipes, gjithë tuj thane,

I lidh brezat, besa e burrit,

Na lidh puthja, npalë tFlamurit.

 

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,

Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,

Mbi lahutë e ndjep të fmijës,

Je, simbol i shqiptarisë,

Veç një gjak, na rrjedh ndër vena,

Gjaku i shqipes me dy krena.

      ./.

Tiranë, 1985