E enjte, 28.03.2024, 11:51 PM (GMT)

Kulturë

Arsim Halili: Shtegtime poetike në shërbim të së djeshmes

E merkure, 22.06.2011, 06:58 PM


Vështrim letrar

 

SHTEGTIME   POETIKE NË SHËRBIM  TË SË DJESHMES

( Kujtesën e  ka kapur skleroza” Prof .dr  Sabile Basha. LKSH. Prishtinë 2011)

 

NGA ARSIM HALILI

 

Në ecejaket e saj krijuese poetja  dhe shkencëtarja prof .dr Sabile Basha, mbase për vitin 2011 ishte mjaft produktive.  Natyrshëm duke  sjell edhe vepra cilësore duke sjell para  opinionit lexues vepra të fushës historike  dhe letrare . Vokacioni i saj krijues edhe në shkencë edhe letërsi dëshmon  punën e saj vetëmohuese si një zë i arsyeshëm dhe artikulues në letërsinë e sotme shqipe . Pranvera e luleve  solli   një tufë të bukur me përmbledhje poetike me një titull metaforik “ Kujtesën e ka kapur skleroza” autore Prof dr Sabile Basha, botues Lidhje e shkrimtarëve të Kosovës.   fq  84  Prishtinë 2011.

Ajo se çfarë ndodhi  në fund shekullin e kaluar dhe ajo që po ndodh këtu e dhjetë vjet më pas  duket se autoren e rebelojnë, ndjenja e saj psikologjik, vjen si një trazim  shpirtëror,  tek e cila  binomi i harresës   sot dhe  kohës së vlimeve historike dje,  vijnë në kundërvënie  njëra me tjetrën.  Shtrohet pyetja e gjithë kjo bëhet me qëllim për ta zhbërë sa më parë të kaluarën apo vjen në konsideratë ndonjë faktor tjetër, si do që të jetë  e rëndësishme që poetja ngrit zërin dhe proteston përmes fjalës së saj poetike .Autorja përmes poezisë së saj ec nëpër vite dhe natyrshëm tërheq paralele  me  ditët e sotme. Ajo e kthehen shikimin  mbrapa  u bë shumë për këtë vend, por sa ne jemi në gjendje  që në kujtesën tonë të  rifreskojmë, jo për të ngjallë urrejtje, ndaj popujve tjerë, nuk kërkon poetja një gjë    tillë, por kërkon të vetëdijesohemi që  mos ngulfaten proceset historike. Deri sa pritjet  rrodhen si një trajektore   që lëviz nëpër një mjegullnajë, për të cilën  pikë referimi ishte sakrifica dhe dalja nga kjo skëterrë, tani bëhet pyetje:   A dolëm nga kjo mjegullnajë? 

A lëviz  kjo trajektore natyrshëm  në binarët  e kohës?

Sigurisht   se në një fare mase   kjo akoma lë për t’u dëshiruar e që poetja më së miri shprehet përmes  vargjeve: 

 

KUJTESEN E KA KAPUR SKLEROZA

 

Në organogramin e pritjes

Askush nuk blinte pritje

Të kohës mjegullnajë

                          

Poetja kërkon  që mjegullnaja të hiqet , të shihet pastër  në dritën e diellit në shkëlqimin e tij. Mbase edhe një sprovë psikologjike do të thosha, po aq edhe metaforike “skleroza” si sindromë harrese e që për poeten Basha është   një fuqi e imazhit sa artistik aq edhe psikologjik e social, aftësia  e  saj intelektuale  për të medituar  në mënyrë krejt individuale, ndaj fenomeneve të prekshme  historike  e që për pasojë sot, gjenden  në mesin e një shoqërie,  pala aktive dhe  jo aktive,  ndaj proceseve që kaluam nëpër kohë.

Rrugët e atdheut janë të hapura, por  ndonjëherë ka aq shumë  rrugë  dhe cilës duhet t’i adresohemi, por  jo të gjitha rrugët të dërgojnë  tek më arsyeshmja. 

 

UDHËT E ATDHEUT

Sa shumë udhë

Sa shumë  ura

 Për   të arritur

Te një vetme udhë

Dhe të vetme  urë

O zot

Idetë  e brezit të sotëm përballen me një aktualitet që në dukje është e zakonshme herë e ngarkuar me jetën politike, sociale ekonomike, një veçanti për të cilën kjo fillesë e shekullit XXI,  deshëm ose jo ka një fillesë të re,  ndryshe nga ajo siç ka ndodh dje, e që janë fillesa identifikuese të një Kosovë më ndryshe se dje,  e që poetja Basha,   i konverton shumë qartë në figura metaforike duke na ofruar informacione  përmes poezisë së saj.

 

  PRISHTINË

 

Në Prishtinë

Qyteti bisedon

Me pelegrinët e  vonuar

Dhe u rrëfen  për çdo ditë

Të njëjtin tregim

Me përfundim të lumtur

                                 

Me sa shihet poetja  Basha  lexuesin dhe opinionin e gjerë e përgatitë  mjaft mirë,  se si të gjendet përballë situatave emocionale , të një shkuare jo të largët me për plotë  skena tmerruese, por gjithë një duke synuar që    modeloj një arkitekturë  të qëndrueshme shpirtërore, se djeshmja  i takon të djeshmes, gjithsesi ta vlerësojmë dhe ta çmojmë atë veçmas  himnizimi e prijatarëve të lirisë.

Sabile  Basha përmes poezisë së saj bëhet një analizuese e mirë retroaktive , Ajo shoshit mirë vargun e hedh  në letër,  jo për ta përmbush  një shpërthim emocional, por ajo e mbarështon qartë dhe bukur në dy rrafshe   në rrafshin historik dhe  atë letrar bashkëkohor dhe ky korrelacion jep një  simetri të qëndrueshme  përballë njëra tjetrës, sepse ajo varijon me vargun,  jo vetëm duke teorizuar me të, por duke përcjell mesazh  edhe artistik edhe ideo-estetik.

E po a mund të përjashtohet  nga ky recension një nga poezitë më të bukura e cila pikërisht  është ndërtuar në dy rrafshe historik dhe letrar.

Për poeten shpesh pritjet janë të padurueshme të dhembshme, atdheun tonë e mbulon terri e tmerri sa here bëhen ngrehina historike, sa here bien ato për tokë, çdo tentativë për depërtim nga errësira në dritë, fundoset në rrugëtime të shumta gjatë shekujve  nga koha e Lidhjes së Prizrenit, pasojat e Shqipërisë londize, pasojat e  Shqipërisë dhe Kosovës të gjakosur nga djajtë e kuq, megjithatë shekulli i ri bartën edhe shpresën e fillim- fundit  një anatomie gjysmë organike e cila  sa do pak  kurorëzohet e drejta e nëpërkëmbur  ndër shekuj, vjen si një nuse e re në mes të Evropës, e cila  po kjo Evropë dikur e kishte viktimizuar fatin  e shqiptarëve, sot i jep bekimin më të mirë,  poetja bukur i kristalizon këto vargje:

 

ANATOMIA  PRITJES

 

Me 2008

Historia pëson metamorfozë

Anatomia e pritjes u shndërrua

Në nuse hyjnore

Mu në zemër të Dardanisë

 

Shihet në  librin e saj i cili është ndarë  në gjashtë cikle: Kujtesën e ka kapur skleroza, Udhët e atdheut Emrat që mungojnë, Anatomia e pritjes  Mëkati pa mëkat Atdheu më shkruan letra,   identifikohen  përmes një emëruesi të përbashkët shqetësimet historike nëpër kohë, e veçmas ajo ka frikën se duke harruar gjithçka të çmuar dhe sakrifikuese  që ka ndodhur në të kaluarën  nga skleroza  e tepërt mund të mos ecim në trajektoren  e duhur drejt  qëllimeve madhore. Përmbledhja  e poetes Sabile Basha” Kujtesën e ka kapur skleroza”  nuk kap shumë motive, por që ajo duke pas edhe si koncept   kauzativ   sklerozën, qoftë duke shikuar në rrafshin psikologjik, sociologjik e historik dhe së fundi edhe letrar , mund të them se poetja, përmes vargut jep një dritësi  shprese, por edhe duke përcjell  revoltë të saj energjike, përmes vargut  duke  përçuar mesazhin e saj, sa  të qartë, po aq edhe qortues,  ne duhet të dimë kush kemi qenë, kush jemi, vetëm kështu  do të qëndrojmë të pamposhtur erërave  tmerruese nga do që vijnë ato. Andaj në përmbyllje do ta sjell nj citat të Johan Wolfgang Gete “ Fatkeqësia e riformulon njeriun  dhe detyron  ta njoh vetveten” Ta njohim pra vetën të marrim si mesazh poezinë e poetes prof. Sabile, poezia e saj reflekton megjithatë shpresën  për të ardhmen më të mirë, pavarësisht kapërcimeve historike, ajo gjen shtegdalje.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora