E enjte, 28.03.2024, 07:06 PM (GMT)

Kulturë

Agim Vuniqi: Ushtari i UÇK-së

E merkure, 22.06.2011, 06:56 PM


Agim Vuniqi

 

Poezi kushtuar heroit të Kosovës Ilir Konushevcit-Mërgimit

(20 qershor 1969-9 maj 1998)

 

Ushtari i UÇK-së

 

Jam ushtar i UÇK-së

Jam Mërgimi,

Jam Ilir Konushevci,

jam shqiptar!

 

Jam luftëtarë

kam nënë e babë

i martuar me dashuri

kam edhe një fëmi...

për vajzën time Nertilën keni ndi...,

kam vëllezër e motra,

kam kushëri, miqë e dashamirë...

kam fëqi,

kam komb e atdhe

jam shqiptar!

 

Kam luftuar për vendin tim,

për familjen time,

kam rënë per ju,

ju dua shumë!

Anjëherë s'kam thënë që nuk do t'bie për vatan.

 

Kam pasur zemrën plotë,

nganjëherë jam zemruar qetësisht

edhe unë kam pasur frikë...

...njeri si të gjithe ju,

 

kam luftuar betejat e mia dhe tuajat

unë isha i kohës,

koha ime ishte ashtu,

Ju lutem mos derdhni lotë!

 

Kam bërë më t'mirën për vendin

dhe kjo kishte kosto...

...një jetë...

më shumë nuk kisha sesa shpirtin...

...nderin dhe krenarinë...

të jesh shqiptar!

 

Shpesh i jam afruar pragut të derës,

kam përgjuar në pengjere,

atëherë kur ishte natë,

të gjithë flinin,

unë mbushja faqet me lotë...

 

...Deri sa u ktheva serish në shtëpi

si hero...hero...hero...

 

Ju keni treguar mbështetjen tuaj,

sepse unë isha një ushtar

UÇK, shqiptar e atdhetar

Dhe kjo është CV-ja ime,

hero, UÇK e Kosovë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora