E premte, 19.04.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Apache (1954)

E merkure, 22.06.2011, 07:58 PM


APAÇI/1954/

 

Nga Halit Bogaj

 

Filmi është i bazuar në novelën e Pol I.Velamnit’’Bronko Apaçi’’, e cila ishte një rrëfim i vërtetë. Bert Lankaster e aktron Masain/një toger të udhëheqësit legjendar Gjeronimo/ i cili këtu është i vjetër dhe aktrohet nga aktori Monte Blu/. Nga Masai të bardhët kërkojnë që ai t’i tradhëtojë idealet luftarake të popullit të tij por ai refuzon Ai ikën nga burgu me tren  dhe hidhet në luftë për lirinë e popullit të tij.Në rrugëtim e sipër ai njihet me femrën indiane të cilën  e aktron Xhin Peters e cila më vonë bëhet gruaja e tij.Në film mbetet i paharruar edhe roli i aktorit të madh Xhon Mek Intajr, i cili bashkë me Lankasterin përbëjnë një duet të paharruar filmor.Lankaster edhe në këtë film jep gjithçka nga vetja për të na e dhuruar një kreacion të paharruar.

Filmin e kishte realizuar për mrekulli regjisori i famshëm Robert Oldriç i cili është i njohur për filma uesternë por edhe për zhanre të tjera kinematografike.Edhe në këtë film Lankaster është një hero aksional çfarë jemi mësuar ta shohim edhe në disa filma të tjerë.Përveç tre emrave më lart të përmendur në këtë film aktron edhe aktori tjetër i shquar Çarls Bronson me mbiemrin e atëhershëm Buçinski, i cili e luan personazhin Hondo.

Apaçët ishin fis shumë i njohur i indianëve amerikan të cilët luftuan me vite të tëra për lirinë e tyre por që në fund u shfarosën nga të bardhët.Filmi me Bert Lankasterin quhet ndryshe edhe ‘’Apaçi i fundit’’ i cili përjetoi një fat të tillë tragjik të njerëzve të fisit të tij, të cilët ishin të vendosur nëpër rezervate por që e kishin humbur lirinë.

Ndër apaçët më të njohur ishte Xheronimo i cili luftonte si një luan por njerëzit e tij i kishin vendosur në teritorin e Floridës.Më të afërmit e apaçëve ishin indianët Navaho të cilët ishin dikur i njejti popull.Vendi i tyre ishte teritori i sotëm i Nju Meksikos, Arizonës, Teksasit dhe Kolorados, duke hyrë shpeshherë edhe në VEriun e Meksikos.

Historia e përgjakshme  e apaçëve daton që nga viti 1600 kur kishin filluar të luftonin me spanjollët, kurse kah gjysma e shekullit 19 edhe me amerikanët. Gjatë asaj kohe ata nxorën udhëheqësit e tyre të njohur siç ishin:Koçizi, Xheronimo, Mangas Kolorados dhe Viktorio.Luftat e tyre mbaruan në fund tëshekullit 19 kur 340 prej tyre në Fort Marion të Floridës ku shumica prej tyre vdiqën, kurse më vonë disa në krye me Xheronimon dërgohen në Fort Sietëll të Oklahomës ku trajtoheshin si robër lufte, me ç’rast vdes edhe Xheronimo në moshën 90 vjeçare.Pasardhësit e Xheronimos/Kiova apaçët/akoma jetojnë sot në disa vise të Amerikës.

Apaçët ishin gjahtarë, kalorës dhe luftëtarë të mëdhenj. Një pjesë të gjahut e merrnin edhe nga kolonët spanjollë që kishin shkuar në trojet e tyre.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora