E premte, 29.03.2024, 10:43 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Telegram ngushëllimi me rastin e shuarjes së Nekibe Kelmendit

E marte, 21.06.2011, 06:57 PM


Familjes Kelmendi,

LDK-së

Parlametit të Republikës së Kosovës

Popullit shqiptar

 

Të nderuar,

 

Me të marr lajmin e hidhur e shumë të dhumbshëm mbi shuarjen e hershme të Deputetes së Parlamentit të Kosovës, Zonjes Nekibe Kelmendit u gjenda tejet i tronditur dhe dhimbja për shuarjen e Saj nuk kishte as kufi. Kisha nderin ta njihja personalisht Nekiben e Madhe e trime, Nekiben që lufta i shkaktoi tri plagë me dhimbje sa malet, Nekiben e cila ishte e pa ndar në veprimtari me Dr. Rugoven, Nekiben rruga e së ciles kishte marr vetëm një kahje, asj të Pavarsisë së Kosovës.

Në historinë më të re të Kosovës familja Kelmendi në përgjithësi do të mbeten në kujtesen tonë të pa harruar dhe do të zë vend në histori për punën e tyre për Pavarësinë e Kosovës duke sekrifikuar dy djemt filiza dhe kryefamiljarin e Tyre Bajram Kelmendin ku barbarët serb i pushkatuan me urdhër nga diktatori Millosheviq e kështu duke u bë pjesë e gjakut të derdhur për liri e Pavarësi e që me ndihmën e Zotit dhe miqëve tanë me në krye SHBA-në, dhe BE-në ne sot e gëzojmë liri.

 

Ju shprehë ngushëllimet më të sinçerta me rastin e shuarjes së kësaj gruaje të Madhe shqiptare e cila gjithmonë diti ta harroj dhimbjen e Saj për ti zbutur dhimbjet e të tjerëve.Të tilla vdekje shkaktojnë plagë, por në të njejten kohë, familja Kelmendi, LDK, farefisi dhe mbar populli ynë duhet të jenë krenar për bijën saj të Madhe që me të tilla gra bujare krenohet Kosova dhe mbarë shqiptaria.

 

I çoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë e u preftë në paçë pranë dy bijëve dhe bashkëshortit!

Zoti e bekoftë shpirtin e Saj fisnik e të mbushur plot Bujari.

 

Agim Gashi-Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora