E enjte, 25.04.2024, 01:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: "Kohë e pa kohë e vendit tim" - Libër i ri botuar në Amerikë

E marte, 21.06.2011, 07:49 PM


 

Agim Gashi: KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM-Libër i botuar më 18.06.2011-FALENDERIM

 

Njoftoj lexuesit se pa pritur me një befasi të këndshme, me daten 18.06.2011 nga Shtëpia botuese "LULU" në Amerikë, doli nga shtypi libri tjeter i Agim Gashit me titull "Kohë e pa kohë e vendit tim" nën përkujdesjen e poetit e publicistit Jeton Kelmendit.Dëshira e mikut tim Jeton Kelmendit ishte të ma bëj këtë befasi si dhuratë për 57 vjetorin e lindjes sime dhe për miqësinë që kemi ne.

 

Redaktor:Jeton Kelmendi

Pregatitja teknike:Pieter Chanrok

Shtyp nga shtëpia botuese "LULU"

 

Libri mund të porositet direkt në këtë link:

 

http://www.lulu.com/product/paperback/koha-e-pakoh%c3%8b-e-vendit-tim/16071049?productTrackingContext=search_results/search_shelf/center/2

 

Kushton 13.97 Euro.

 

Biografi e shkurter e autorit

 

Agim Gashi u lind më l954 në Okllap afër Janjevës.Shkollën fillore e kreu në Sllovi dhe Janjevë,ndërsa Normalen në Prishtinë pastaj shkolloi zërin tek prof. Terpkovi. Punoi mësues në Okllap dhe Janjevë derisa u përjashtua nga proçesi edukativ si „armik i popullit“ nga sistemi serbosllav . Ishte këngëtar i RTP-së dhe bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë. Si këngëtar i Radiotelevizionit të Prishtinës ka regjistruar dhjetëra këngë në frymën e melosit popullor. Pas mbajtjes së burgut plotsisht iu kushtua folklorit.Deri tash ka regjistruar 14 albume me këngë në frymën e melosit popullor dhe folklorik. Ky është libri i tretë .Tash jeton dhe vepron në Gjermani.

 

Libri në origjinal

 

AGIM GASHI

KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM

UNITED STATES OF AMERICA

Agim Gashi

The opinions expressed in this manuscript are solely the opinions of the author and do not represent the opinions or thoughts of the publisher. The author represents and warrants that s/he either owns or has the legal right to publish all material in this book.

KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM

All Rights Reserved

Copyright © 2011

Redaktor i botimit Jeton KELMENDI

Tecnilal prepared by Pieter Chanrok

This book may not be reproduced, transmitted, or stored in whole or in part by any means, including graphic, electronic, or mechanical without the express written consent of the publisher except in the case of brief quotations embodied in critical articles and reviews.

ISBN: 978-1-4477-5528-9

PRINTED IN THE UNITED STATES OF AMERICA

 

Kush është Jeton Kelmendi

 

Jeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë-Kosovë.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB- Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 22 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare. Është njëri nder poetet më të përkthyer shqiptar.

 

Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel

Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris

Çmimi ndërkombëtar SOLENZARA

 

 

 

Disa nga botimet e Jeton Kelmendit

    

Shfrytzoj rastin që publikisht ti falenderohem miku tim Jeton Kelmendit me shpresa që miqësia jonë do të qëndroj kështu e pa luhatur derisa të jemi ne.

Të falemnderit i dashur Jeton!.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora