E marte, 23.04.2024, 03:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali Sh. Berisha: Heretike më thanë

E marte, 21.06.2011, 07:45 PM


Ali Sh. Berisha

 

HERETIKE MË THANË

 

Më lidhën nuska n‘flokë

Më vunë penj të kuq në shteg

Rreth kokës më sollën kripë dhe e dogjën

Më shkrinë edhe plumb

Ashtu siç preferonte shpendkeqja

E s’u kujtua se kisha lindur natën e Shëngjergjit

Se s’më bënin gjë magjitë e dreqit

Se ecja ime drejt qershorit

Ishte më e fortë se vetë jeta

Ecja e hapat e Syqershorin e ndieja gjithandej

Pa ditur se maji dhe qershori do të ishin një

Ecja atë ditë me tren

Pa ditur se kah më shpinin binarët

Se do të dëgjoja gurgullimin e Lumëbardhit

Ecja nëpër ditë me hijet që më vinin pas

Që nuk e donin shtatorin e as qershorin

Që donin shami në kokë

Dhe dryrë në derë e gojë

 

Heretike me tha shpendkeqja

Më mbylli derën e shtëpisë dhe gjiun e nënës

E heshti edhe zemrën e babait

Vetëm pse desha dritë

Pse diellin e shikoja në prushin e valë të tij

Pse adhuroja flladin e pranverës që fryente

E m’i shfletonte faqet e librit bri Lumbardhit e Vellushës

Në vend të ndryrjes së fjalës

Dhe neperkembjes se rinisë

Me martesë terri

 

Binarët e trenit më fërfëlluan o zot

Doruntinë përtej kufinjëve në faqe me lot

Në përplasje e dhemb nga të ftohtit e Dhjetorit

Deri te gropë e vrerit

Por syzjarri haplehtë më ngrehu lart

Me dashurinë q’e ndizte me flakë të artë

E pranë zemrës më mbante gjallë

Me penden e tij të valë

 

Pas çdo lisi e shihja

Në çdo fije bari ia hetoja hapin

Tridhjet pranvera ia dëgjova frymëmarrjen

E mu faneps qershi në degë

Dhe Tetori ma nxori përpara jo siç e kisha lënë

Me kristalet që s’i fshijnë motet

He zoti sytë mi plastë

Dhe rastisa ta gjej kodin e rigjetjes

Ditën e Lumnimit

Të Nënë Terezës

 

Ndoqa Qershorin me aromën e Majit

Me shisysh e largova nga çadra e vdekjes

Ia lava fytyrë e duar me polenin e pranverës

E ngrita që t’i shkilte retë

Që datelindjet tona të frymonin lehtë

Si para tridhjet vjetësh

Me hënën në ballë

Me diellin në buzë

 

Le të çmendet shpendkeqja si të dijë e dojë

Le të shkrijë plumb e penjë le të shtrojë

Lëmshin le ta bëjë e shprishë

Zezinjtë le t’i yshtë

Po mallkim i saj Qershorin s’do ta gjejë

As lulet e Majit s’do t’i vyshkë

S’do ta varfërojë qiellin

S’do hijezojë hënën

S’do ta shuaj diellin

 

Tashmë kemi vetëm një emër

Vetëm një frymëmarrje e një zemër

Zoti kështu deshi kur mbolli farë të dritës

Dhe e hodhi mbi ne në formë të prikës

Atëherë le të lulëzojë Maji

Le të frytnojë Qershori

Le të kthjellet bota

Se me dashuri

Mbahet toka



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora