E enjte, 25.04.2024, 02:23 PM (GMT+1)

Mendime

Ekskluzive - Selim Hasanaj: A asht vetem perandoria osmane fajtore pse neve u bamë mishmash me religjionin

E marte, 05.02.2008, 08:06 PM


A asht vetem perandoria osmane fajtore pse neve u bamë mishmash me religjionin

Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Selim Hasanaj
Gjatë pushimeve të verës në vendlindje nëpër gazetat e shumta njeriu tek-tuk lexon dicka që i terhjek vemendjen dhe i zgjon kureshtjen. Hap internetin edhe aty ke cka të shofish dhe lexosh. Posaqërishtë në internet llomi dhe honraku po kanë mundësi të bahen patriot, analist, trima, të menqem por edhe banal, vandal, injorant, arrogant, rrugaq e cka jo tjeter. Në hapsinat gjeografike shqiptare me të madhe ka marr hov nji entuziazem per marrjen në forma ekstreme me predikimin e feve. Posaqërisht bien në sy burrat e coroditun me mjekrra si kallogjeret e shkive, të veshun me tlina (nga rrafshi i Kosovës u thonë dane ndersa andej nga Shqipnia nëse nuk gaboj u thonë brekushe) të shkurta gati deri te guni. Bijn në sy dhe duket mjerim trishtues kur rrugve të qyteteve shef gra dhe vajza të pshtjelluna si shtriga me shamijat e tyne. Krejt kjo pra kolorit i kultures ( nese mund ta quajmë kulturë) arabo aziatike. Njeriu normal mendon se athue asht në Tiranë , Prishtinë, Ulqin, Preshevë, Shkup e Tetovë apo në Bejrut, Damask, Kajro, Ankara, Teheran, Bagdad etj, etj qytete të araboaziatikve. Dhe per këtë neper gazeta e posaqërisht neper faqe të internetit njeriu lexon reagime dhe indinjata të llojllojshme e disa nga ato janë edhe shkaku që mua më nxiten ta shkruaj këtë artikull. Këto ditë lexova nji liber mjaftë me vlerë dhe per mua u ba Kurani dhe Bibla ime. Kam fjalen per librin e studjuesit francez me origjinë shqiptare nga Mati, pra libri ashtë: SHQIPËRIA - Odisejada e Pabesueshme e nji populli Parahelen e autorit Mathieu Aref. Kam para vetes edhe librin që e kam lexue disa herë të humanistes, antropologes, studjuses dhe mikeshes së madhe të popullit tonë të ndritshmes motër dhe zonjë Edith Durham. Andaj kur në internet lexojë se si disa, e që janë pjesa dermuese e kritikve të dukunive bizare arabomuslimane të hapsinave shqiptare, shkruajnë dhe për këtë e hudhin faj in vetem tek Turqia dhe okupimi i trojeve tona nga ata për 500 vjet. Medomos më shkon mendja ta shfletoj me kujdes studimin e Profesorit të Sorbones studjuesit me origjinë shqiptare Mathieu Aref si dhe librat THE BURDEN OF THE BALKANS, HIGH ALBANIA, THE STRUGGLE FOR SENTARI, TWENTY YEARS OF BALKAN TANGLE, SOME TRIBAL ORIGINS, LAWS ANS CUSTOMS OF, THE BALKANS dhe THROUGH THE LANDS OF THE SERB. Të Edith Durham. Profesori Mathieu Aref me fakte bindse deshmonë se shqiptaret janë popull me origjin të vjeter sa edhe vet toka dhe se stergjyshnat tonë ishin PELLAZGET dhe per këta thotë se ishin popullsi parahelene e Greqisë së sotme, Qipros dhe Kretes dhe se në ato troje erdhen disa kalors dhe fisnik të disa fiseve nga Egjypti dhe i okupuan ato vise, pra Greqinë, Qipron dhe Kreten. Per cudi popullsia vendase ju shtrue jo vetem pushtetit të ardhacakve por e adoptojë edhe gjuhen e tyne dhe atyne ua dha zotnat dhe hyjnit e veta dhe kështu u asimiluan dhe u krijua populli i ri që do quhen helen ose grekë deri në ditet e sotme. Këtë tezë Prof Aref e mbron me 1000 fakte dhe unë ju kam bind. Mirpo nuk asht kjo qëllimi i këtij shkrimi. Qellimi im asht të elaborojë pak në lidhje me disa shkrime ku Turqia fajsohet si i vetmi fajtor per bizarhonet muslimano shqipfolse të hapsines gjeografike shqiptare. Që dikush mos të më radhitë si turkofil po e spjegojë nji fakt. Unë që nga viti 1965 në Stamboll kam hallen dhe burrin e saj që u shperngulen nga fshati im Lubozhda së bashku me 13 fëmijet e tyne. E tanë familja ime (vëllaznit dhe prindet) kanë qenë atje nga disa herë ndersa unë asnjiherë pikrisht per shkakun se ndjej averzion ndaj turqve. Halla ka vdek pa e pae unë, anise kam pas mundsi ta vizitojë dhe sikur të kishte qenë ajo në Australi do e vizitoja, por në Turqi jo. Megjithatë, po e la anash simpatinë apo antipatin time per turqit dhe Turqinë. Unë mendoj kur asht në pyetje kjo temë paksa ndryshe. Dihet se neve shqiptaret para ardhjes së Turqisë në Gadishullin Ilirik ishim të besimit të krishten dhe pjesa ma e madhe e ritit ortodoks. Mendoj se sikur mos të konvertonim në musliman at kohë neve sot nuk do egzistonim sepse neve ishim dyfish të pushtuem. Nga serbosllavet që na kishin pushtue ma parë dhe që kishin në dorë kishat ortodokse dhe meshat e ceremonit kryheshin në gjuhen sllave ose greke e edhe nga turqit që erdhen si pushtues edhe i joni por edhe i serbosllavëve. Mendojë dhe gjykojë dhe per këtë nuk jam i vetmi sepse edhe profesor dhe studjues të ndryshem e pohojnë këtë fakt se sikur mos të konvertonim në fenë e pushtuesve të rinj , pra fenë islame të turqve otoman neve do ishim shkri po sikur u shkrin shqiptaret e Malit të Zi në malazez sllav edhe neve do ishim shkri në serb dhe grek. Andaj per këtë fakt unë anise nuk dij fakte dua të besojë se konvertimi në islam ka qenë strategji e parisë së atëhershme shqiptare. Dhe pikrisht per këtë fakt ua za per të madhe disave që vjellin vner e inat kunder Turqisë edhe sot e kësaj dite. Në radhë të par kjo Turqi e sotshme nuk asht fare si ajo e otomanve sepse tek e fundit këte e ka krijue në shtet modern nji shqiptarë, Mustafa Kemal Ataturku dhe se atje sipas shumicës jetojnë mbi 10.000.000 shqiptarë. Andaj dasht e padasht ta shajmë dikend vetem se e dijmë nji të keqe të tij e të harrojmë të shofim edhe anet tjera nuk asht e njerzishme dhe e drejtë. Unë jam dakord me ata që sulmojnë, dhe edhe mua më vjen të pelcas kur shoh këtë entuziazem neper hapsirat tona gjeografike shqiptare per fen araboaziatike që quhet ISLAM. Por perkunder të gjitha të këqijave dhe fatkeqësive që na i suell kjo fe të cilen na e suallen turqit, megjithate nuk mund ta mohoj faktin se ja kemi pa hajrin dhe nuk jemi asimilue në sllav ose grek.
Në shkrimet e zonjes Edith Durham lexon njeriu se si shqiptaret ishin gjatë ditës musliman dhe p.sh. njeriu quhej Ahmet ndersa naten dhe në mes familje ai ishte Kola ose Gjoni. Dhe kjo këta i quante kriptokatolik. Mirpo veq njerzve të thjesht të cilet ishin të detyruem të luajn rrole muslimanesh per ti ik haraqeve dhe taksave të randa si dhe dergimit syrgjyn, kishte edhe shqiptarë që ishin fut per interesa të karieres dhe konvertimi i tyne ishte paksa ma i vertetë sepse të tillet arrinin edhe grada të larta ushtarake, sa edhe deri në ministra e kryeministra. A nuk ishte Vaso Pashë Shkodrani guvernator i Misirit, a nuk ishte Mehmet Aliu guvernator i Egjyptit dhe a nuk ishte pasardhsi i tij mbreti Faruk Themelues i Egjiptit modern? A nuk ishte Sami Frashëri nji nder themeluesit e Universitetit të Stambollit dhe rektor i par i tij. Pse pra të gjithë këta burra të mendjes, të shpates e pendes në vend që të bajnë shtete dhe universitete neper skajet dhe per popujt e botës nuk i banë ato per veti dhe popullin e vetë?! Pse po harrojmë se po sikur neve Turqia per 500 vite i ka mbajt të okupueme edhe popujt tjerë pothuaj të tri kontinenteve. Dhe pse pra ata që të gjithë nji nga nji u shliruen dhe u banë shtete ndersa neve deri në ditet e sotme të shek. 21 mbetem të coptuem?! Jo per fajin vetem të Turqisë me siguri. A nuk ishin shqiptaret që e shliruen dhe e banë shtet edhe Greqinë?! Por pse askush nuk deshi ta baj Shqipninë. Ta lexojmë pak historinë e Ali Pashë Tepelenes dhe do shofim se ai në perpjekjet per ta ba shtetin shqiptar mbrenda kufijve etnik ju dasht që ma shumë se kunder turkut të luftojë kunder vezirve e pashallarve shqiptarë të vilajeteve shqiptare! Pse kjo?! A kemi të drejtë ta akuzojmë Turqinë edhe pas 100 viteve që ajo ka ikur per mjerimin në të cilin neve jemi edhe sot e kësaj dite!? Unë tham se jo. Unë thamë se neve duhet ta shajm veten, ta akuzojmë veten dhe nese këte e shofim të nevojshme dhe e bajmë nuk ka asnji dyshim se do bahemi ma të mirë dhe dikush do na lakmojë. Ju lutem pse nuk po bahemi të sinqert. Ja nji shembull. Janë 9 vite që kur administrata e UNMIKUT dhe forcat e KFORIT erdhen në Kosovë dhe pothuaj se asht harrue gjuha shqipe edhe ai dialekti kosovar. Sot atje flitet nji anglo-amerikano-franko-shqipe e bastardueme. Degjojeni vetem pak ministrin aktual të MASHT Prof. Dr. Enver Hoxhaj i cili pas sejciles fjalë kur flet e zgjatë me at anglezqen êëëëë. A nuk shifni se vetem per pak kohë gjuhen tonë e kemi bastardue. Jetojë vet në mergim. Neve mburremi kur shofim se si fëmiu ynë tri-kater vitesh ka mësue anglishten, gjermanishten, frangjishten, italishten, suedishten, danishten, norvegjishten, sllovenishten dhe aspak nuk shofim se sa e ka harrue jo vetem fëmiu por edhe prindi i fëmiut shqipen. Dhe kush ka fajë per këtë!? Askush fajet i kemi vet. Fajet i kemi sepse neve jemi servil, të dobët dhe per interes pranojmë dhe jemi në gjendje të bajmë gjithsecka. Por pranojë se në teori jemi populli ma i fort dhe ma i mirë në botë. Kjo asht fusha në të cilen duhet kerkue shkaktarin per entuziazmin tonë per fenë dhe sektet muslimane sekte këto që së shpejti kanë me na kushtue shumë dhe do ua shofim sherrin. Neve edhe në Norvegji per interes jemi ba musliman dhe kemi hap xhamia. Mos ti financon shteti norvegjez këto xhamija asnjani nuk do jet musliman , por do i këthehen fushave tjera per të ardh deri te paraja. Neve zot dhe fe e kemi interesin dhe fatkeqësia e jonë ashtë se këtë fakt as nuk po e shofim dhe as nuk deshirojmë të na e trogojë kush.
Me gjithë respektin per Kryeministrin Sali Berisha unë nuk mund të heshti pa i thanë nji verejtje pse nuk perdori pushtetitn dhe forcen kunder atyne muslimanve mistreca që e kundershtuen vendosjen e bustit të Nanës Tereze në Shkodër. Vallë Shkodra e Të Madhit At Gjergj Fisht qenka ba tash pronë vetem e muslimanve???!!!

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora