E premte, 19.04.2024, 05:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Rikujton krimet serbe që janë bërë ndaj popullatës shqiptare në Llap

E hene, 20.06.2011, 07:59 PM


  12 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË PODUJEVËS

 

SHPZHVL “PËRKORË” RIKUJTON KRIMET SERBE QË JANË BËRË NDAJ POPULLATËS SHQIPTARE NË LLAP

 

Nga Milazim KADRIU

 

  përvjetorin e 12 të Çlirimit të komunës së Podujevës  nga okupatori shekullor serb, SHPZHVL ( Shoqata për persona zhdukur dhe viktima të luftës) “Përkorë” në Podujevë përkujton edhe njëherë krimet serbe që janë bërë ndaj popullatës shqiptare në komunën e Podujevës.

 

Në komunën e Podujevës, si çdo kund në  Kosovë, okupatori ka bërë shkatërrime të pasurisë, të infrastrukturës, të ekonomisë e veçanërisht ka bërë likuidime , vrasje, kidnapime dhe dhunime  të familjeve dhe anëtarëve  të tyre, duke përdorur metodat  më të vrazhda  çnjerëzore. Shkaku i të  gjithë këtyre   likuidimeve  dhe vrasje të njerëzve të pafajshëm  është bërë vetëm e vetëm pse kanë qenë shqiptar dhe për të fut frikë dhe tmerr në popullatë që ajo të largohet nga  trojet e saja  stërgjyshore për të bërë pastrim etnik.

 

Numri i përgjithshëm i të  vrarë dhe  të zhdukur në komunën e Podujevës është  628  qytetar prej tyre 52  ishin  nxënës. Nga numri i përgjithshëm i viktimave  të luftës në komunën e Podujevës, 112 janë të gjinisë femërore. Struktura sipas moshës,   fëmijë deri në moshën 14 vjeçare -49,  të rijë  prej moshës 14-27 vjeçar-123, prej moshës 27-65 vjeçar-329,viktima tjera janë të moshës  65 -87 vjeçar. Nga numri i përgjithshëm i të vrarëve në komunën e Podujevës, 36 familje i kanë nga dy të vrarë, 9 familje nga tre, 4 familje nga  pesë, 2 familje nga gjashtë, 1 familje  shtatë  dhe 1 familje tetë viktima të luftës. Pas luftës në Komunën e Podujevës konsideroheshin  të zhdukur  86 qytetar ndërsa 82 ishin të masakruar dhe të karbonizuar kështu që identifikimi i tyre është bërë përmes analizës së ADN-së . tani konsiderohen edhe 40 persona , këta të zhdukur janë prej moshës 9 deri në moshën  80 vjeçar, prej tyre 6 janë të gjinisë femërore, 3 nxënës dhe 2 fëmijë. Të zhdukurit janë  gjet nëpër varreza te ndryshme  në komunën e Podujevë dhe një numër prej tyre në komunën e Prishtinë.

 

Gjatë kësaj kohe janë plagosur  307 persona, prej tyre  disa kanë mbet invalid për tërë jetën. Edhe pse dihet se përpos likuidimeve, vrasjeve, kidnapimeve  ka pas edhe  dhunime, mirëpo për shkaqe  dhe rrethana të ndryshme ato raste  nuk janë  lajmëruar dhe nuk  dihet numri i tyre. Vendet më të tmerrshme ku gjetën vdekjen shumë pleq gra dhe fëmijë të moshuar dhe të sëmur të komunës së Podujevës,janë maskara në hyrje të fshatit Obranqë, në Qytetin e Podujevës, në lagjen Shamalluk  të Ballocit, në Popovë, Dyz, Koliq, Grashticë ,  Prishtinë,  Zhiti, Lluzhan etj.

 

Serbët në komunën e Podujevës kishin një plan të veçanet për likuidimin e sa më shumë shqiptarëve. Për këtë arsye kishin përgatit  edhe një plan po ashtu të veçanet, kishin krijuar tri kampe me civil shqiptar, fshatin Shajkofc  ishin mbi 50.000 vetë, në fshatin Metehi mbi 20.000 vetë dhe në fshatin Barilevë mbi 30.000 vetë,ku pati edhe keqtrajtime shumë të rënda.

 

Sipas shumë analistëve, por edhe deklaratave të ushtuarve dhe të policeve që i mbikëqyrnin këto kampe, popullata ishe futur në këto kampe me qëllim  që nëse NATO-ja hyn në Kosovë me këmbësori, këta njerëz të viheshin si mbrojtës të ushtrisë dhe policisë serbe.

 

Në komunën e Podujevës janë djeg dhe shkatërruar  4.881 shtëpi, janë shkaktuar dëme  të mëdha edhe në bujqësi, blegtori, biznese të ndryshme, pra ushtria serbe kishte lëshuar komunën e Podujevës  duke  e lënë të pabanueshme.

 

Të gjitha këto vrasje, masakrime, dhunime, djegie, shkatërrime, vjedhje dhe plaçkitje janë bërë me urdhrin e të ashtu quajturit  “Shtab i Krizës” i instaluar në komunën e Podujevës.

 

Sipas Latif Mehmetit,kryetar i SHPZHVL “Përkorë”  edhe pas 12 vjetësh të përfundimit të luftës ende  asnjë padi nuk është ushtruar ndaj Serbisë. Ndërsa SHPZHVL”Përkorë” ka siguruar  nga familjaret e të vrave  deklarata dhe rrëfime mbi krimet dhe vrasjet ndaj familjarëve të tyre.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora