E shtune, 18.09.2021, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Përjetësisht në udhën e dritës

E hene, 20.06.2011, 07:58 PM


PERJETESISHT NE UDHEN E DRITES

 

-Nga takimi i brezave të ndërtuesve të hidrocentraleve-

(“Zëri i Rinisë,25 mars 1978)

 

Shenim për lexuesit:

E ribotoj këtë shkrim ,fjalë për fjalë,si këtu e 33 vjetë me parë,në shenj rrevolte e proteste ndaj vendimit ,të para pak ditëve,të Qeverisë e të Parlamentit shqiptar,për shitjen e hidrocentraleve !

(Autori,USA,qershor,2011)

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

Megjithëse jashtë fryn një erë shumë e fortë dhe shiu bie me rrebesh,qindra veteranë,të rinj e të reja,pionierë e fatosa nga kantjeret e Fierzës heroike e nga fshatrat e ndryshme të Tropojës, vijnë buzë-gaz e mbushin plot e përplot kino-klubin e zonës B,për të zhvilluar takimin e brezave të ndërtuesve të hidrocentraleve. Kanë ardhur heronj të punës, pionierë të hidrocentraleve të para të ngritura në vendin tonë,punetorë pararojë,të rinj e të reja,pionierë e fatosa të veprës më të madhe e më të re të energjitikës sonë,të hidrocentralit të Fierzës.

Dekori i sallës është i thjeshtë,por shumë i bukur:Një shtyllë tensioni,një llampë në sfondin e së cilës,Drini plak, del si shatërvan i bardhë nga tuneli. Në skenën e sallës,njerëz të të gjitha moshave,që nga pensionistët e deri te fatosat e yllkat. Sot,ata,të gjithë kanë diçka të përbashkët:-të gjithë,me shallin e kuq mbi

Devijimi i Drinit, në tunelin shkarkues
Devijimi i Drinit, në tunelin shkarkues
supe,quhen pionierë të hidrocentraleve,që pavarësisht nga mosha,jeta e tyre është e lidhur përjetësisht me udhën e dritës.

…Heroi i Punës,Sali Vata,ka ardhur këtu nga hekurudha Prrenjas-Gur i Kuq . Ai ka kohë që punon atje,në tunelin e Qafë-Thanës.

-Ftesën që mora nga Komiteti i Rinisë i Rrethit të Tropojës,e prita me gëzim të madh dhe,për këtë ju falënderoj pa masë,-tha ai. Sot,unë në këtë takim e ndjej veten si në ato vite të rinisë,kur fillova për herë të parë punë në udhën e dritës,Krahas shumë mundësive që kisha për punë,unë zgjodha me deshirë rrjedhën e lumenjëve,udhën e dritës.

Për heroin e hidrocentraleve Sali Vata,ose siç e quajnë me të drejte “luani i tuneleve”,mund të shkruhet shumë. Jeta e tij është e mbushur me dhjetra e qindra episode heroizmi. Sa herë Sali Vata çau në zemër të tuneleve me besim e forcë për të bërë realitet çdo detyrë e zotim.Tërë jetën në këtë rrugë.Ndaj sot,ai u tregon pionierëve,rinisë,punëtoreve të Fierzës, kujtimet e tij të shumta që lidhen me rrugën e dritës.

Kur punonte në hidrocentralin mbi lumin Mat,Sali Vatës i lindi një djalë.U rrit mbas të atit,brigjeve të lumenjëve e sot është këtu në Fierzë,në pararojë të shoferëve të makinave të rënda te hidrocentralit.Tatra e Shaqir Vatës,njeh vetëm tejkalime të detyrave.

Tre pionierë e përshendesin heroin Sali Vata si dhe të birin ,me këngen:”Ne jemi shtegtarë të veprave të dritës”. Dhe Kadrie Muça,këndon një këngë të bukur me çifteli.

…Të gjithë këtu,e njohin Halil Markun. E filloi rrugën e bukur te dritës,nga Selita e Bistrica e deri në Vaun e Denjës e në Fierzë.Tani,ai këtu drejton punimet në një kantier të rëndësishëm. Ju tregon Halili pionierëve e rinisë se si punohej  në ato vite,këtu e 30 vjet më parë.”Kur na erdhën makinat e para “riportabel” (vetshkarkuese),ishte një diçka e madhe. Ja sot, në Fierzë,shihni se çfarë makinash kemi! Shumë më të mëdha e më të fuqishme nga të parat.Ndaj të rritim kujdesin për to,ti mirëmbajmë e ti  ruajmë si sytë e ballit.

…Një burrë me trup të hedhur,flokë e zes e sy të ndritshëm.Aziz Vorfi,bashkë me gruan dhe tre nga femijët e tij,e filloi punën vite me parë,kur ish djalosh,dhe nuk iu nda kurrë

udhës së dritës. As vet Azizi,e as një nga familja e tij . Sot në Fierzë,nga familja e Aziz Vorfit punojnë plot 35 veta. Kovaçi i talentuar,tani mban në gjoks titullin e Heroit. I biri Sherifi,është një mekan i talentuar këtu në vepër.Ja disa nga emrat e femijëve të familjes së nderuar Vorfi: -Hidër,Centrale,Drita,Bukurie,Lulzime… Këta lindën dhe po rriten brigjeve të lumenjëve,nëpër veprat e dritës,nga i morën edhe emrat!

-Ne kemi bërë detyren tonë si qytetarë.Respekti i takon klasës tonë punëtore heroike,thotë Azizi,i cili është vërtetë shumë i emocionuar. Pasataj,ai shtërngon duart me shokun e tij të viteve të rinisë Sali Vaten. Salla shpërthen në duartrokitje. Mbesa e Azizit,Flutura e vogël,reciton bukur një vjershë të re;”Fierzë i thonë. Këtu punojmë,këtu jetojmë…”.

Mikrofoni i afrohet ish-partizanës së brigatës së 19 të Sulmuese,veteranes së disa hidrocentraleve Ollga Koçi. Teta Ollga,kështu e quajnë dhe e thërrasin të gjithë këtu në Fierzë, me të shtatë femijët e saj,jeton e lumtur , në breg të Valbonës e të Drinit.Kujtimet e saj zënë fill shumë larg,nga vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si dhe lufta e madhe për ndërtim. Ajo flet sidomos për edukimin e fëmijëve me dashurinë për punën e gatishmërinë për të punar atje ku ka më shumë nevojë shoqria e atdheu.

Fierza gjigande e dritës Në ball: Salla e makinerive dhe (pjesërisht) Diga e liqenit
Fierza gjigande e dritës Në ball: Salla e makinerive dhe (pjesërisht) Diga e liqenit
Në tribunën e takimit është ngjitur një fytyrë e parë,një zë i njohur. I riu metalurg Gjergj Koroveshi,ka ardhur dhe përshëndet takimin në emër të rinisë dhe të pionierëve të kombinatit Metalurgjik të Elbasanit.Eshtë Gjergji që diskutoi edhe në Kongresin e 7-të të Rinisë,diskutim që ngjalli mjaft interes. Gjergji,pasi informoi edhe për punën në Metalurgjik,shprehi  impresionet e tij nga puna gjigande në grykat e Fierës,ku vinte për herë të parë.

…Punëtori veteran Ndre Toma,e filloi për herë të parë punën në hekurudhën Durrës-Peqin.E pastaj,gjithmonë,në rrugën e dritave,brigjeve të lumenjëve.Ai flet veçanërisht për rolin e madh të teknikëve e të inxjinjerve tanë të talentuar.

Mbas punëtorit Selim Shabani flet pionierja Festime Rasha,e pas saj,të rinjët e brigadave pararojë “Drita e Drinit”,”Ismet Sali Bruçaj”,”16 Tetori”,etj.,si dhe veterani Xhem Peca e minatori Bardhok Loci.

Nga ky takim me dhjetra të rinjë e të reja,japin fjalën se me këtë vrull do të vazhdojnë punën  brigjeve të Drinit dhe me këtë bindje e frymë aksioni do të nisen drejtë hidrocentralit të Komanit…! Nxënësit e shkollës përshëndetin takimin me këngën “Lule kantjerësh,jemi ne”.

Në emër të Komitetit Qendror të Rinisë,përshëndeti takimin sekretarja e këtij komiteti ,Dese Jako.

….Kanë kaluar rreth tri orë takimi këtu në sallë,por askush nuk ndjen mërzi, askush nuk e ka parë orën.Se,kur rri me njerëz të mire,të thjeshtë e të dashur,pak rëndësi ka sa vajti ora. Veteranë,të rinj e pionierë,dalin grupe-grupe përjashta dhe vazhdojnë ende bisedat e tyre të ngrohta. Pastaj,shtërngojne duart e përqafohen me dashuri:

-Mirë-u-pafshim,në Koman e në vepra të tjera të energjitikës sonë!

-Mirë-u-pafshim,përjetësisht në udhën e dritës !

Ky,është urimi i të gjithëve,në këtë ditë të pa-harruar.

./.



(Vota: 38 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora