E enjte, 25.04.2024, 11:33 PM (GMT+1)

Mendime

Ekskluzive - Selim Hasanaj: Faji asht në mesin tonë, faj nuk na kanë të tjerët

E diele, 03.02.2008, 07:20 PM


Faji asht në mesin tonë, faj nuk na kanë të tjerët

Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Shqiptare ne Shkup!
Po e fillojë këtë shkrim me këtë titull sepse kohve të fundit neper gazeta, revista dhe faqe të ndryshme interneti njeriu lexon shkrime të shumta në të cilat autoret e tyne sejcili në mënyren e vet analizon, kritikon, parashtron, sulmon, perkrah e cka jo tjeter disa dukuni në mes të shqiptarve. Me ramjen e sistemit monist në Shqipni vershuen misionar të shumt të shteteve të ndryshme të botës të cilet garonin se kush ma shumë mund të regjistrojë antar ne fetë e veta, në sektet e ndryshme fetare por shumica nga këta misionar kishin edhe rrole spiunesh të sherbimeve sekrete të shteteve të ndryshme të botës. Per nji kohë të shkurt u formuen shumë OJQ dhe "SHOQATA BAMIRSE" si dhe sekte të ndryshme të të gjitha feve. Shqiptaret ishte lehtë ti manipuloje dhe mashtroje sepse ata posa kishin dalë nga sundimi i eger dhe barbar i komunizmit të Enver Hoxhës i cili qysh në vitet 60-ta kishte shpallë Shqipnin shtetin e parë ateist në botë dhe ishte nji gjeneratë e tanë që as që dinte se cka asht feja.
Kosova dhe viset e tjera shqiptare ishin të okupueme dhe imperativ i tyne në këto vite ishte lufta per mbijetesë dhe ruejtja nga zhdukja biologjike nga pushtusi serbosllav. Por menjiherë pas bombardimeve të NATO-s dhe largimit të forcave pushtuese serbe nga Kosova së bashku me ushtaret clirimtar të KFORIT dhe strukturat e UNMIKUT në Kosovë vershuen edhe emisar të ndryshem të feve dhe sekteve dhe thue se shqiptaret ishin të permallshem per fe mbrenda nji kohe të shkurt në Kosovë i futen rranjet e veta sekte të shumta por që ma së shumti bien në sy dhe befasojnë janë ato të fesë islame si vehabi, amedi e cka jo tjerë të cilet kanë zgjanue rrjetin e vet po si marimanga dhe sinqerisht po e rrezikojnë të ardhmen e kombit shqiptarë që të mbetet i rreshtuem aty ku ishte me mija vjet në kulturen e prendimit evropian. Janë edhe disa sekte të ktishtena por ato ma pak rrezikojnë nga vet fakti se janë prendimore dhe kanë si fundament civilizimin prendi mor. Se nga finansohen sektet e tilla islame nuk duhet dyshue fare sepse ato 1000% i financon Serbia per hir të politikës së saj afatgjatë per zhdukjen e shqiptarve nga Kosova dhe gadishulli Ilirik. Serbia per
Selim Hasanaj
momentin e ka humb Kosovën dhe ate e humbi me luften që bani me NATON ama ajo kurr nuk do të pushojë së vepruemi per ta gllabrue prap dhe nji nga metodat asht edhe kjo me emisaret e sekteve islamike dhe ndertimin e xhamive pa pik nevoje neper fshatna e qutete dhe kështu ta bind Evropen se shqiptaret kanë kulturë orientale dhe se nuk kanë vend në Evropë. Andaj mendojë se institucionet e shteteve Shqipni Kosovë duhet të reagojnë meniherë dhe ashper kunder kësaj dukunie dhe me këtë do i mbyllnin edhe debatet e disa laikve per mos me thanë injorantve të cilet shkruejn dhe perlahen në mes veti në faqet e internetit dhe këto perlamje vec sa nuk kanë sjellë deri te ndonji hata dhe fatkeqësi, sepse njeriu perditë lexon se si fajet i paska ai e ajo, filani e fisteku ndersa askush nga kopetentet nuk mirret me këtë fenomen i cili vertet na ka sjallë para deres nji fortunë e cila heret a vonë do na shkatrrojë. Mos ta sjellim gjeneratat të pasardhsve tonë në situatë që ata të thonë se fajin e paska pas SHBA-të dhe Evropa që e cliruen Kosovën dhe e banë shtet por edhe na i suallen sektet e maskarallaqet tjera të cilat na futen në qorrsokak. Kështu neve do mbesim gjithmonë duke e sha dikend per fajet që i kemi vetë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora