E shtune, 20.04.2024, 12:46 AM (GMT+1)

Sport » Sporti

Uratë Muhaxheri, mjeshtre në çiklizëm

E diele, 19.06.2011, 07:59 PM


Urata me kupen e fituar dhe medaljen e artë (gold)
Urata me kupen e fituar dhe medaljen e artë (gold)

 

Sukseset e femijeve shqiptare ne diasporë

 

URATË MUHAXHERI, MJESHTËR NË ÇIKLIZËM

 

-Urata, ka fituar gjithashtu edhe medaljen e artë.

 

Uratë Muhaxheri është nxënëse e shkëlqyeshme dhe i vijon mësimet në klasën e pestë (Hauptschule) në St. Georgen të Austrisë. Urata përveç mësimeve, merret edhe me aktivitete të lira kulturore dhe sportive. Qysh kur ishte në kopsht, ka luajtur në disa pjesë teatrale. Mëpastaj ka qenë valltare e sukseshme e Grupit të Valleve në Shoqatën kulturore "Beslidhja...". Ajo para disa ditësh, pikerisht me 25 maj 2011, zuri vendin e parë në shkollën e saj në ngarjen e biçikletës dhe për këtë iu dha një mirnjohje dhe nje kupë. Vetem një javë më pas, më 31.05 2011, ajo i priu ekipit të shkollës në garat që u mbajtën në Bizirkun e Vöcklabrück-it, ku në një garë shumë të fortë, Urata me ekipin e shkollës ngadhnjeu përsëri. Pra, morën vendin e parë dhe u shpallen me të mirët. Kësisoj,Urata prapë mori një mirnjohje dhe medaljen (gold), duke fituar gjithashtu titullin RADFAHRMEISTER - MJESHTER PER NGARJEN E BIÇIKLETES. Pas këtij suksesi, Urata bashkë me ekipin e shkollës që përfaqeson do të marrë pjesë në garat Republikane (Meisterschaft) që do të mbahen në Linz të Austrisë. Nese edhe kësaj radhe ngadhnjejnë, Urata me ekipin e saj do të kualifikohet për të marrur pjesë në garat Europiane që do të mbahen në Paris të Francës.

 

Përgatiti për Zemra Shqiptare: Uran Duka



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora