E premte, 29.03.2024, 09:47 AM (GMT)

Editorial

Drilon F. Komonaci: “Haramxhinjtë e Vatanit” të sotshëm

E diele, 19.06.2011, 07:03 PM


“Haramxhinjtë e Vatanit”  të sotshëm

 

Një kohë kishte shumë pashallarë me prejardhje shqiptare. Ata ishin vasalët e një pushteti të huaj. Dhe, çka dëshironin bënin në popull. Madje, edhe një provincë e dëshironin ta sundonin, po për të tjerat nuk mendon fare. Më duket se, edhe sot të tillë pashallarë janë në tokat tona. Me çdo kusht ta sundojnë këtë vend, s’ka rëndësi se në ç’mënyrë.

 

Nga Drilon F. Komonaci

 

Nuk dihet a ka mbetur kush pa u korruptuar

 

Fjala është për ata që punojnë në sektorin shoqëror, prej atyre punëtorëve (pastrues) e deri te ata në institucione shtetërore, nuk dihet kush si vepron. Asnjë njeri normal nuk mund t’u besoj më. Sepse, kur shumica çartën duhet të çartën edhe pakica. E kjo nuk është e mundur. Dhe, nuk janë çartur të gjithë, po tendenca është që, më mirë të çartën të gjithë, se ata që mbeten në gjendje normale do të vdesin edhe urie. Do t’u shkoj ‘huq’ puna. I vështirë është përparimi i shtetit të ri me këto mend dhe sjellje.

 

Me u pasurua pastaj ta shohim si e “bëjmë shtetin”

 

Djem të ‘halitshëm’ e të pa disiplinuar. Kot u flet e kot i qorton. Ata vazhdojnë me kokë të veten. As transparencë as vendosmëri. Nuk qesin në dritë asgjë të ‘hairit’. Shtëpinë e vet e vjedhin. Mallin e gatshëm e përvetësojnë. Anëtarët e familjes i lënë “me gishta në gojë”. Këta janë sot te ne “haramxhinjtë e Vatanit”. I kanë përvetësuar një pjesë të familjarëve dhe bëjnë çka donë. Askënd s’e dëgjojnë as që donë me dit për askënd. S’ka për ta as jetim as punëtorë që mbajnë fëmijë e s’kanë me çka me i mbajt. Për ta s’ka intelektualë. S’ka pensionistë. Kështu duket, sikur donë të thonë, veç na duhet të jetojmë! Nuk jam duke promovuar programin e Vetëvendosjes, po realitetin shoqërorë.  

Kështu është puna me qeveritarët dhe institucionet tona. Këta zotërinj si shihet e dëgjohet nga pak nga të tjerët, janë vërtet vetë ata që po e shkatërrojnë ekonominë e vendit. Çudi është, menduam se evropianët (EULEX) do ta rregullojnë këtë çështje me këta “harama”, por jo, ndoshta edhe këta e kanë ‘lëpi pak gurin e kripës’, ndoshta! Do të duhej ta vjellin krejt atë që e kanë kapërdi deri më tash. Aq shumë afera kanë krijuar e kanë bërë në këto vite sa është për t’u ftohur jeta! Ani tash me kokëfortësi po kërkojnë që të hiqet EULEX-i se na nuk kemi nevojë për të, etj. Këta njerëz, nëse vërtet është ashtu, a me siguri ashtu është, nuk mund t’i dalin borxhit këtij populli e këtij vendi të shkretë. Kush është më kriminel sot për sot?! Ani në histori hyjnë edhe kriminelët si pashallarët e dikurshëm.

Të gjitha privatizimet që janë bërë janë shkuar paratë nga tenderët në xhepat e këtyre. Është biseduar për emra të këtyre “ministrave” dhe janë demaskuar dreqërit e tyre, po në fund asgjë. Po të liroheshim nga këta, shpresohet që të dalim nga kriza ekonomike dhe nga një kaos që veç ka mundur të imagjinohet. Asnjëherë, nuk do të merrej me mend se të tillët do ta bëjnë këtë vend “rrip tupani”. I lutem zotit dhe fuqive të mëdha që ta kenë në duar këtë problem. Janë trishtuese krejt çka thuhet për “zotshpillakun” që e mbajnë këto personalitete. Ky është një sistem i veçantë, i formuar nga njerëz të papërgjegjshëm, me tendenca mafioze. Ky vend ka mjaft njerëz që me një taktikë dhe racionalizëm ekonomik kanë mundur ta udhëheqin këtë vend dhe shumë më mirë do t’i kishim punët se ndonjë vend evropian. Për këta, duhet ta dinë të gjithë qytetarët se po ia japin “strajcën krahëve” dhe ikni kah të doni! Sepse, këta i kanë lënë mendtë. Këta kanë grykë çmendurie, “fyti si deti”, thuhet. Nuk ka mundur të bëhet as nuk do të bëhet politikë e duhur as në botën e jashtme me të tillë njerëz. Vidhet edhe në botë, por me kujdes dhe në këtë mënyrë – haptas e me e fikë popullin dhe vendin është çudi dhe jo mahi!

 

Nuk mëshirohen keqpërdoruesit për keqpërdorime

 

Më parë duhet falur gjakun se sa veprimet e këtyre njerëzve çka kanë bërë me këtë vend. Me qindra e mijëra, të rinj e të reja, punëtorë e pensionistë kanë pritur prej këtyre. I kanë lutur edhe shkrimtarët e poetët. Lutje u kanë bërë edhe invalidët, ushtarët e vërtetë të kësaj lufte. I kanë lutur edhe nënat pa djemtë e tyre. I kanë lutur edhe fëmijët e skamnorëve e pa prindër. I kanë lutur... Ligji nuk zbatohet, sepse do të duhej që këta të parët të futen në burgje. Këta vetë i shkelin ligjet. Vetë i bëjnë krimet. Vetë i bëjnë kurthërimet në mes të qytetarëve fusin spica e mosmarrëveshje në emër të partive të secilit në mënyrën e vet. Ata i largojnë të gjitha nga vetja dhe ndezin zjarre me pak arsye vetëm e vetëm që t’i amortizojnë aferat e tyre të kriminalitetit. Në të gjitha sferat, sidomos qe tri vite, këta e kanë shkel edhe kodin moral e lë më atë ligjor. Ani ai zotëria i arsimit, si thotë populli, “me u dok melaqe e me dalë dreq”, ky kishte qenë bre vëlla! E përzeu krejt arsimin! E bëri hiq kurgjë – kaos! Veç me i pa çfarë drejtorësh e z/drejtorësh kanë zgjedhur në shkollimin parauniversitar. Këta i kanë vendosur për vota dhe interesa të tyre, jo për kualitete. Shikoni kush e çka punon me këta fëmijë e të rinj, veç turpin s’e kanë mërzi. Shikoni çfarë rezultate kemi me këto profesione e profile të reja. Ky ishte ai ministri që e krijoi një “reformë” në arsim, para se të ngrihemi në këmbët tona.  S’ka arsim, shikoni çka bëri ai filani, jo reforma, jo akreditimi i universiteteve i e kolegjeve private! Çka doli pozitive...?

 

Asnjë sektor në rregull

 

Kanë keqpërdor çdo vrimë në këtë farë sistemi. S’ka as ligj që respektohet për ta. S’ka as shëndetësi, sigurisht për shkak të interesave të tyre. S’mund të merren vesh se cili duhet të grabis më shumë. Jo kjo, jo ajo...Për kaq vite trustet qÇ’trustet i tretën me pazarllëqe. Marrin paga njerëz katër dhjetë a pesëdhjetë herë më të mëdha se ata nëpunësit e mësimdhënësit që bëjnë punë. Përse? Nuk tregon kush pse-n. Për punë të pensioneve nuk dihet çka si dhe ku e kur...s’ka rëndësi thonë, janë pleq ata, ne bëjmë të renë e sotme.

Zotërinj, nuk duhet të mëshirohet askush për vjedhje dhe keqpërdorime. Me që nuk ka gjyqe për qytetarët, gjyqet i mbajnë vetë ata, më në fund, populli duhet t’i gjykojë. Të gjithë pasurinë që e kanë bërë brenda një kohe aq të shkurtër duhet t’u konfiskohet, nëse kjo del kështu sikur flitet. Pa konfiskim, s’ka as dënim. Pasuria e vjedhur, uzurpimi i pronave, i parave të gatshme, etj. do të duhej t’i kthehej shtetit dhe qytetarëve të vendit.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora