E premte, 29.03.2024, 08:23 AM (GMT)

Mendime

Besnik Prishtina: Feja dhe Kombi (3)

E diele, 03.02.2008, 06:00 PM


FEJA DHE KOMBI (3)

Nga Besnik Prishtina

IDENTITETI KOMËTAR ËSHTË VLERË
E PA TJETËRSUESHME

TOLERNACA NDËRFETARE KA QENË DHE MBETET NJË NDËR VLERAT TONA MË TË MËDHA KOMBËTARE QË DUHET TË E RUAJMI NGA SHOVENIZMI I HUAJ DHE NGA FANATIZMI I GRUPEVE TË VERBTA! ATA DUAN TË NA PËRQAJN E NE DUHET TË E BËJMI TË KUNDËRËTËN E ASAJ QË PO E NXISIN ARMIQET E SHQIPËTARVE DHE KJO NUK ARRIHET DUKE HESHTUR POR DUKE DISKUTUAR PUBLIKIKISHT EDHE MBI UNIFIKIMIN DHE AOTOQOEFALITETIN FETAR TË KOMBIT SHQIPTAR NGA SUNDIEMT E HUJA SHTETRORE E SHPIRTËRORE!

Para se të fillojmi me temën të kujtojmi disa inserte nga shkrimet e me parme në këtë temë:

FEJA DHE KOMBI (1)

.....Në parim Besimet Fetare janë filozofi me fundament human e njerëzorë sepse ato predikojnë vetëm paqe e miqësi mes njerëzve dhe popujve.

Është çështje tjetër se jo rrallë herë Besimet Fetare janë keqpërdorë nga forcat e errëta për qëllimet e tyre të mbrapshta dhe kjo është shprehur më së shumit në dy forma: ose për të nxitur përçarje e armiqësi mes njerëzve ose duke e përdorë Besimin Fetar është provuar të imponohet sundimi shpirtëror ndaj popujve tjerë me qëllim që ata të detyrohen te heqin dorë nga identiteti i vetë dhe të asimilohen në identitetin e agresorit.!...

FEJA DHE KOMBI (2)

....Kombi Shqiptar pas 1999 u gjet i pa pregaditur për mbrojtje nga ky invazion i indoktrinim i cili ka për synim shpërbërjen e identitetit kombëtare të shqiptarëve. Deri me tani sllavo-grekët synonin zhdukjen fizike të shqiptarëve, ndërsa Perandoria e BE synon zhdukjen e qenes dhe te identitetit ton kombëtar, pa dhunë fizike por me forma të dhunës sociale dhe me forma korruptive të grupeve të caktuara!....

FEJA DHE KOMBI (3)

OBJEKTET FETARE
TË GJITHA BESIMEVE JANË THESAR I KULTURËS TË VENDIT TONË, PAVARËSISHT SE KUSH DHE KUR I KA NDËRTUAR ATO

Jemi dëshmitarë se në shekujt e kaluar njerzimi është ballafaquar me ndryshime të me dha historike. Në të kalaurën u krijuan superfuqi të mëdha dhe ato i krijuan perandorit e veta kolosale që u shtrinë nëpër disa konitinente dhe ia arritën të qëndorjnë me disa shekuj. Ato lan pas vete histori të hidhura për shum popuj të robruar që nuk mund të harrohen kurr.

Por, ato pas vete lan edhe gjurmët e veta në ndërtimin e shum qyteteve me vlerë kulturore, në strukturën e të cilave bëjn pjesë dhe zën vend të veqant edhe ndërtimi i objektve të Besimeve Fetare. Kätyre objekteve ju dha rëndsi të veqant sepse brenda tyre duhej të krijohej një ambient psikologjik i veqant i cili te besimtarët duhet të krijon përshtypje të veqant shpirtërore të besimit dhe bindjes para Fesë e para Zotit! Natyrisht edhe para pushtetit! Këto objekte të kultit ishin vërtetë vatra ku bëhej edukimi kolektiv – pozitiv ose negativ!

Arhitektura dhe vet ndërtimi i tyre jan vlera të njerzëve të vyeshëm të cilët me përkushtim punuan në ndërtimin e tyre duke ju lan brezave të më vonshëm në trashigim një pasuri të madhe.

Ndërsa sa ju përktetë regjimeve të Perandorive të ndryshme që gjunjezonin njera tjetrën nëpër ndryshimin e etapave historike, ato nuk kishin paragjykime sa ju përketë funksionimit të objketeve fetare. Kështu shum Kisha katolike apo ortodokse u shëndrruan në Xhami dhe shum Xhami u shëndrruan në Kisha që nga Turqia e deri në Spanjë. Ato ishin Shtëpi të Zotit dhe mbetën Shtepi të Zotit, pavarsisht nga ndryshimi i sundimeve të Perandorive të ndryshme. Kishat Ortodokse e Katolike dhe Xhamitë Myslimane pa as një problem mund të shëndrrohen edhe në Faltore të Besmit Fetar Shqiptar ku shqiptarët do ti luten, do ti falen dhe do ti rrëfen Zotit në gjuhën shqipe që e kan dhurat nga Ai! Edhe Shkollat dhe Fakultetet si edhe Mësimdhënësit dhe Predikuesit e deritanishëm me një rikualifikim shekncor mund të e vazhdojnë punën e vet ne edukimin kolektiv të gjeneratave të reja dhe të popullsisë në tërsi!

Këtu është me rëndsi që Besimi Fetar Shqiptar të përcaktoht drejtë ndaj vlerave të shenjëta kombëtare si jan njerzit e shenjët, datat e shenjëta dhe vendet e shenjta që kan rëndësi për jetën e kombit ton, të përcaktohet drejtë ndaj vlerave të shenjta të njerëzimit si jan njerëzit e shenjët, datat e shenjta dhe vendet e shenjta që kan vlerë për tëra Kombete e Botës si dhe për kultivimin e vlerave kulturore ndërkombëtare krahas vlerave kombëtare duke i dhan përparësi gjithmon bashkpunimit pozitiv e miqësor mes poujve të ndryshëm por gjithmon duke e respektuar identietin e se cilit !

Mbi tentativat e përherhshme të Perandroive e të regjimeve të ndryshme për t´i keqperdor Besimet Fetare si ideologji të regjimeve të tyre për përhapjene sundimit shpirtëror mbi popujt tjerë me qëllim të arritje së asimilimit i kombeve tjera për zhdukjen e identiteti të tyre me qëllim të përvetsimit të teritorreve etnike të tyre është folë edhe më par! Ndërtimi i objektve fetare-politike nga regjimet e ndryshme në tokat e popujve tjerë ka qen dhe ka mbetë formë e preferuar e shtrirjes së sferave të dominimit të tyre kulturor.

Pas rënjes së regjimit pseudosocialist në Ballkan e më gjër kjo u bë përsëri aktulae. Kështu në venidn tonë nga fonde të huja u ndërtuan dhe po ndärtohen me qindra Kisha Katolike e Ortodokse dhe Xhamija të cilat duhet të shërbejnë për përhapjen e besimeve të huja në vendin tonë. Kjo val e re e ndërtimeve të tilla e ka përfshirë edhe Kosovën qëndrore. Krahas krijimi të qindra OJQ të dyshimta, të qindra partive politike e kemi edhe invazionin e krijimit të qindra sekteve të reja fetare dhe kjo bën pjesë në fushatën e për përpjestimin sa më të madh të shqipëtarëve që deri me 1999 ishin shum më të homogjenizuar se tani. Ky përpjestim dhe kjo përqarje e programuar e sistematike realoizohet me korruptimin kolektiv të individve e grupeve nga qendrat speciale ku punojnë ekspertët për përqarje dhe për prodhimin e krizave të brendshme brenda një kombi, sepse dihet se kombete e homogjenizuara nuk ka mundësi ti fut askush nën sundimin e huaj!

Kjo analizë e gjendje faktike bje një konkludim se këti kursi antikombëtar duhet prerë rrugën, sepse nëse kjo tendencë nu ndalet do të fillon të e rrezikon substancën kombëtare më shum se sa politika e gjenocidit fizik sllavo-grek gjatë dekadave të kulara! Sepse ate që ata nuk e arritën me dhunë, të tjerët do e bëjn dhe po e bejnë me korrupsion!

Kjo tendencë nuk mundet të ndalet me inisiativa individuale e private, për vetëm me një organizim institucional ku do të merrin pjesët tempujt e diturisë si jan Akademitë e Shkencave, Eminencat Udhëheqëse të tri Besimeve Fetare dhe Ministritë e Kulturëse e Arsmimit. Ndryshe ata që vonohen jeta i denon!

Tani Kombit Shqiptar sërisht i duhet një At Gjergj Fishta, një At Fan Noli, një Hoxh Kadri Prishtinë dhe një Pashko Vasë që fjala e ti: “ FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” nga ku del një Manifest i tër, të kalohet në vepra konkrete!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora