E enjte, 25.04.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Replike shkrimit “Holokausti dhe persekutimi komunist” te Fatos Lubonjes!”

E diele, 03.02.2008, 07:09 PM


Replike shkrimit “Holokausti dhe persekutimi komunist” te Fatos Lubonjes!”

Nga Paul Tedeschini

Kryemyftiu palestinez Amin al-Hysen me Hitlerin
Shkrimi “Holokausti dhe persekutimi komunist” te Fatos Lubonjes!” asht publikue me 03.02.2008 ne: http://www.alb-net.com/pipermail/art-cafe/Week-of-Mon-20080128/021042.html .

Se pari due te vè ne dukje se terbimi ne shkrimin e siper treguem kundra “komunizmit ne Shqipni dhe mbeshtetsve te tij” nga zotni Fatos Lubonja, te birit te shokut te “Partise” dhe njikohesisht “te anmikut te popullit dhe te Partise” Todi Lubonja, asht krejtesisht i drejte dhe i justifikueshem.

Se dyti due te vè ne dukje se ka prova te pakundershtueshme qe gjate Luftes se Dyte Botnore populli shqiptar i Shqipnise, i perbame nga ma shume se gjysma musliman dhe pjesa tjeter kristjan, ka qene nji mbrojtje e forte e hebrejve shqiptar dhe joshqiptar.

Se treti due te tham se, per shkak te mosnjohjes sime, une nuk jam ne gjendje te baj ndonji pohim mbi qendrimin, e favorshem apo te kundert, ndaj hebrejve, gjate luftese se dyte botnore nga ana e shqiptarve te Kosoves dhe te Maqedonise.

Myftiu i Madh Palestinez parakalon prane trupave SS te divizionit boshnjak “Hanxhar”
Por mund te pohoj çka kam lexue neper shume site interneti ne gjuhe te ndryshme (gjermanisht, italisht, frengjisht dhe anglisht) mbi nderhymjen qofte ne popullsine muslimane ne Republikat Sovjetike Transkaukazike, qofte edhe ne Ballkan (kryesisht ne Bosnje e Kosove), ne bashkepunim te ngushte me Hitlerin, te Myftiut te Madh Palestinez Haxhi Amin el-Hyssein me zyre ne Berlin gjate Luftes se Dyte Botnore, per organizimin e divizioneve SS “Hanxhari” dhe “Skenderbeu” dhe sidomos mbi kontributin e madh te Myftiut arab me forcat ushtarake te organizueme prej tij, per zbatimin e parimeve te tij raciste antisemite per shfarosjen e popullsise hebrèe, qofte ne Europen Lindore, qofte edhe ne Palestine. Sidoqofte nuk perjashtohet qe te kete pase shqiptar ne territoret mbarshqiptare, qe te kene ndigjue, perqafue, mbeshtete dhe zbatue parimet dhe predikimet antisemite te Myftiut arab. Ne perputhje me keto parime edhe sot presidenti Ahmadinexhad i shtetit islamik te Iranit, ban ne
kundershtim me Karten e Kombeve te Bashkueme mbi te “Drejtat e Njeriut “, publikisht thirrje raciste mbi zhdukjen nga harta e botes e shtetit te Izraelit.

Prandaj, ne baze te çka shkrova ma nelt, mbrojtja e hebrejve nga shqiptart gjate Luftese se Dyte Botnore ka lidhje ekskluzivisht vetem me traditat mijvjeçare te shqiptarve pa dallim, te cilat vetem nji antishqiptar ka paftyrsine dhe guximin ti mohojne.

03.02.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora