Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kuriozitete V

| E merkure, 06.06.2007, 07:30 PM |


Farmacistet
Shteti me numrin më të madh të farmacistëve është Kina, e cila në vitin 1995 kishte të regjistruar 418000 të tillë. Që prej 20000 vitesh kinezët kurohen me mjekimet tradicionale të përgatitura nga farmacistët.

Telefoni
Principata e Monakos është vendi me numrin më të madh të telefonave për frymë pasi numëron 1994 telefona për çdo 1000 persona.

Martesa
Në Ishujt e Virgjër në SHBA celebrohen shumë martesa. Ritmi i tyre vjetor është 35.1 martesa për çdo 1000 banorë

Entomologji
Është shkenca e cila merret me studimin e insekteve (entomos-insekt).

Kirk Daglas
Ky aktore i famshem ka xhiruar 82 filma. K. Daglas ka origjine qifute dhe emri i vertete i tij eshte Issur Danielovich.Kete emer e nderroi pasi e mbaroi gjimnazin, pershkak te diskriminimeve qe iu bene sepse ishte qifut.

Bojkonur
Është kozmodromi nga i cili më 1961 u nis në kozmos Juli Gagarini, njeriu i parë që shkoi në gjithësi.Ky kozmodrom tani gjendet në Kazakistanin e pavarur, që më parë Kazakistani ishte republike e ish-BRSS. Për "Bojkonur"-in, Moska tani duhet që çdo vite t'i paguaj qira 115 mil.$ Kazakistanit.

Termometrin
E zbuloi Galile Galileu më 1957.

Meshari
Këtë vepër të famshme të Gjon Buzukut e ka zbuluar Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 në Romë.

STREPTOMICINA
Ky antibiotik eshte zbuluar me 1944 nga shkenctari Sallman Vacllav

ALBINIZMI
Është mungesë e pigmenteve në flokë dhe në lëkure.

MARI KIRI
Është femra e parë që mori çmimin Nobel, njëherit edhe femra e vetme që ka marrë dy çmime Nobel: një për zbulimin dhe studimin e radioaktivitetit me 1903, ndërsa me 1911 asaj për herë të dyte iu dha çmimi Nobel për Kimi.

SKENDERBEU
Rolin e Skenderbeut në filmin "Skenderbeu" e luajti aktori rus Akaki Horava. Ky film u xhirua në Shqipëri aty ka viti 1957.

CIA
Gjatë mandatit të dytë të presidentit Klinton, drejtor I CIA-s ka qenë George Tenet (Jorgo Thanati) i cili ka origjinë shqipëtare dhe mendohet se është nga Himara.

KLAUD GALENI
(131-200 e .r.) konsiderohet si baba i Farmacisë.

FORCAT BËRTHAMORE
Këto forca janë me intensitet më të madhe se të gjitha forcat tjera të njohura në natyrë.

BOMBA ATOMIKE
Për herë të parë, me 6 gushtë është hudhur në Hiroshima të Japonisë, ku humben jetën më se 155200 veta. Kjo bombe kishte masën 4080 kg.

BANORI I PESË MILIARDI ME RADHË I TOKES
është një djalosh nga Zagrebi I Kroacisë, që quhet Mateja Gashpar i lindur më 11 korrik 1988.Me lindjen e tije ,numri I banorëve në tokë u bë fiks 5 miliarde.

LIBERIA
Me ndalimin e tregtisë me njerëz në vitin 1822, prej Amerike u kthyen robët dhe formuan shtetin e parë zezak në Afrikë.

PENICILINA
Është antibiotiku i parë që është zbuluar me 1929 nga shkenctari anglez Aleksander Fleming.Për këtë zbulim, me 1945, atij iu dha qmimi Nobel.

ANGLIA
Konsiderohet si djep i partive politike.

KASANDRA
Është filmi serik më i shikuar në Ballkan deri më sot. Rolin e Kasandres e luajti Koraima Tores, ndërsa romanin 'Kasandra' e shkroi Delija Fialo.

LEE HARVEY OSVALD
Është njeriu që i bëri atentat ish-kryetarit amerikan Xhon Kenedi.

TRIMMATOM NANUS
është peshku më i vogel në botë me gjatsi 8.6 mm (mashkulli) dhe 8.9 mm (femra)

HOTMAIL
Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

JAMES BOND 007
Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.

LUFTA KIMIKE
Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

KAPAIBE
Është dru që rritet në Brazil, i cili prodhon një lloj vaji që mundë të përdoret si lëndë djegse tek motoret dizel.

NOBEL
Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

SHQIPËRIA
zë vendin e shtatë në botë për përdorësit e duhanit. 800 mijë paketa shiten në ditë ose secili pi nga 19 cigare.

TIRANA
u themelua më 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Ndërtoi një xhami, furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë dretjimin e qytetit e mori familja Toptani.

TUNELI
më i madhë nën Detë është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

AEROPORTI
më i madhë i botës është CHEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

TEMPERATURA
më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

NDËRTESA
më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

BRENDA DITËS
bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË
mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË
në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

EPIDEMITË
"Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

FLUTURA
më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

KOSOVA
me sipërfaqe prej 10897 km2 zotëron një potencial mineral të tillë që të krahasohet me provincat më të përmendura në Evrop si Ruhri, Silezio, Sudeto etj.

TITANIKU
është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

SHPEJTËSIA E DISA KAFSHËVE
kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadal se njeriu. Breshka konsiderohet se ec ngadal por ajo arrin 0,37km/h. Maca ec me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

ELEFANTI AFRIKAN
me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

RACA
Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

PALOS
Është liman spanjoll (port) prej ku u nis Kristofer Kollombo (në pranveren e vitit 1492) për në Indi, në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

29 SHKURTË
Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

VIRXHINIA
Është kolonia e parë e anglezeve në Amerikë.

SOFISTE
Quheshin mësuesit udhetarë te helenet e vjetër.

BUDIZMI
Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA
më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.

AUTOMOBILA
Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.