E marte, 23.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Besa: Dua të bëhem pjesë e kinematografisë!

E enjte, 03.01.2008, 02:28 AM


Suksesin tim ua dedikoj gjithë atyre që më kanë mbështetur pasionalisht, aq sa edhe atyre që s’më kanë mbështetur ndershmerisht.

Nga Leontina Nika

Besa
Të gjithë në fund vitit bëjmë bilancet me veten, çfarë realizuam dhe çfarë jo?! Puna nga njëra anë si dhe fati në anën tjetër kanë bërë që  Besa të ndihet e përmbushur më së miri për 365 ditët e vitit që lamë pas. Nivel të lartë profesional ka demonstruar këngëtarja me ndjesi të hollë artistike në aktivitetet e larmishme, ku ka qenë konkurrente  dhe organizatore.

Muzika dhe personaliteti i saj kanë pësuar një metamorfozë të thellë, por ajo është e vetëdijshme që bota e spektaklit ka shumë prapaskena... ndaj korrjen e suksesit thotë se ja dedikon: ”Gjithë atyre që me kanë mbështetur pasionalisht si dhe atyre që s’më kanë mbështetur ndershmerisht ...”. Këto dhe shumë detaje rreth jetës profesionale, artistike dhe private do mund t’i lexoni në intervisten e mëposhtme..

 Ju keni deklaruar se titulli i albumit tuaj të dytë do të titullohet “Evolucion”. Pse?

 Pasi mendoj se, në tërësi, unë dhe muzika ime kanë pësuar një metamorfozë, në sensin artistik.

 Para pak javësh, u nderuat me një çmim te “Kënga Magjike”. E prisnit, dhe si u ndjetë?

Impenjimi im për atë performancë ishte maksimal e, rrjedhimisht, u ndjeva mirë që u vlerësova

Shpesh, këngëtarët zhgënjehen në gara festivalesh. Ju, çfarë shije ndani me ta?

Unë nuk dua që dashamirësit e mi të zhgënjehen. Përsa më përket mua, nuk e përjetoj zhgënjimin, nëse bëhet fjalë për çmime festivalesh.

Jemi në fund të një viti kalendarik, prej 365 ditësh. Si mund ta përshkruani ju këtë?

Një vit plot impenjime, plane të realizuara e të parealizuara, rastësi të këndshme e të pakëndshme, diversitet aktivitetesh. Këtë vit unë mora pjesë suksesshëm në dy evenimente, te Kënga Magjike dhe Top Fest, si dhe u angazhova me drejtimin e RADIO +2 në të gjitha zhvillimet e aktivitetet e saj, ndër të cilat te Mikrofoni i Artë.

U bënë disa vite që ju i jeni kushtuar pikërisht muzikës. Si vinë fillimet tuaja dhe arritjet deri tani, sepse dua t’ju kthej pak vite pas?

Gjatë rrugës sime artistike, tashmë 5-6 vjeçare, gjërat kanë ndryshuar shumë për mua. Unë kam ndryshuar shumë, mund të them se jam rritur, pjekur e përmirësuar, si në jetë ashtu edhe në skenë.

Që nga koha kur ju nuk ishit kaq e famshme, dhe sot, që e keni këtë status, çfarë ju mungon nga ajo kohë dhe çfarë ju shqetëson tani?

Shumë herë, gjithçka që është pjesë e së kaluarës të mungon e të duket më e bukur, edhe se ç’ka qenë atëherë. Mua më mungon Anglia, herë pas here, ndërsa, për momentin, nuk më shqetëson asgjë me rëndësi.

Muzika ju shoqëron pothuajse 24 orë të ditës, pasi ju jeni edhe drejtore e Radios + 2, por do doja të dija se çfarë mund t’ju bëjë që ta fikni menjëherë radion, kasetofonin?

Me shqetesojne “sulmet” gazetareske, kaq në modë për momentin, qe me duken jo-profesionale here here vulgare.Kjo nuk ndodh në +2 Radio, sigurisht. (Qesh)

Në planet tuaja është edhe shndërrimi i radios në një kuti magjike, që të gjithë të kenë qejf ta dëgjojnë dhe të gjejnë veten. Mund të na e shpalosni paksa sekretin tuaj?

Radio është një medie e jashtëzakonshme, e dashur, intime dhe emocionuese. Në fakt, RADIO +2 është në një fazë rinovimi e plotesimi të programacionit. Kemi marrë në konsideratë sugjerimet e dëgjuesve, idetë e ekipit tonë të programacionit, si dhe sugjerimet e stafit me të vërtetë të përkushtuar të Radio +2. Kemi hartuar edhe një projekt, realizimi i të cilit duhet të përfundojë në janar të 2008-s. Jam munduar të dëgjoj atë çka dëgjuesit duan të dëgjojnë.

Të qenit person publik, krahas favoreve që ka në disa aspekte, a ju acaron ndonjëherë?

Është pak ndrydhëse. Shqipëria është vend i vogël ku nuk eshte e lehte te behesh i “padukshem”...(Qesh)

Synimet që ju i vini vetes, a i realizoni me çdo kusht apo mbesin në tentativë?

Varet nga rëndësia e qëllimit...

Muzika për ju është…

Pasioni im më i madh.

Mendoni se dalja e pseudokëngëtarëve pengon, në një lloj forme, kultivimin e muzikës së mirëfilltë?

Çdokush ka të drejtën e tij të konkurojë në treg. Sigurisht qe muzika nuk mund të jetë fusha ku individët mund të kompensojnë mungesën e të ndjerit të realizuar në jetë.

Megjithatë, pastrimi i tregut do të ndodhë natyrshëm. Kjo fazë është normale në Shqipëri. Si çdo fushë tjetër, muzika vuan...

Kur e ndieni se një këngë është në rrugën e duhur. E kam fjalën, para se të publikohet, por jeni në proces pune?

Nëse një këngë më pëlqen, përfshihem menjëherë, duke kërkuar konfirmimin e veshëve rrotull të mive.(qesh)

Sa për qind jeni e përfshirë në krijimin e këngëve të reja?

Nuk jam pjesë e krijimeve. Më tepër në ecurinë e këngëve, mbikëqyrjen e vazhdueshme të proceseve të tjera (tekst, orkestrim, vokal).

Korrjen e suksesit tuaj, kujt ia dedikoni?

Gjithë atyre që më kanë mbështetur pasionalisht, aq sa edhe atyre që s’më kanë mbështetur ndershmerisht.

Një vend shumë të rëndësishëm për çdo këngëtar zënë edhe realizimet e klipeve, që te ne janë shndërruar në modë. A e keni në planet tuaja realizimin e ndonjë klipi të ri apo edhe albumi?

Gjithë këto kohë kam zgjedhur pjesëmarrjen nëpër festivale, si mënyrën më të denjë për t’u prezantuar, pasi nuk kam dëshirë të publikoj një video të zakonshme që nuk më përfaqëson. Ka një konfuzion videosh e nuk dua të bëhem pjesë, me gjithë dëshirën e vazhdueshme për ta realizuar një të tillë. Albumi im shpresoj të përfundojë në pranverën e 2008-s.

Kujt ia besoni look-un, si në skenë apo në klipe, dhe sa të rëndësishëm e cilësoni atë?

Në lidhje me look-un, kam dy përjetime të ndryshme. Nëse look-u mbart një mesazh artistik (sikurse ai i performancës sime te “Pa yllin tënd”), e gjykoj si shumë të rëndësishëm. Ndërsa, nëse u referohem veshjeve, që nuk luajnë rol në interpretimin e këngës, u kushtoj më pak rëndësi. Personat e parë që kërkoj të ma japin votën, sidoqoftë, jane nëna dhe motra ime Bora, te pakrahasueshme në shije...(Qesh)

Si i keni marrëdhëniet me thashethemet? A ju shqetësojnë apo i shpërfillni, kur jeni preh e tyre?

Përgjithësisht, nuk më bien në vesh. Nëse po, mahnitem me imagjinatën dhe fantazinë e njerëzve.

Thashethemja më e rëndë që keni dëgjuar për veten?

Thashethemja nuk mund të jetë e rëndë...

Ndjesitë e një këngëtareje?

Po them më mirë ndjesitë e mia...

Emocionalisht e ekuilibruar, por me gjendje emocionale te ndryshueshme, aventuriere në shpirt, besnike dhe gazmore!

Kënga më e bukur që ju pëlqen ta dëgjoni shpesh?

shume..1 nder te cilat Cranberries – Promises

Filmi që ju ka bërë të qani më shumë?

“Lion King” (“Mbreti Luan”, film vizatimor)

Një artist preket shpejt, por sa shpejt qan Besa?

Jam shumë e ndjeshme.

Sa për qind e keni të zënë zemrën?

100 për qind.

Një mashkull ideal për ju është?

Ai që kam. Po ta përshkruaja në detaje, do të kërkonit ta njihnit. (Qesh)

Po të ishit e padukshme, çfarë do të bënit?

Do ndreqja gjithë gabimet dhe problemet e sa më shumë njerëzve që të mundja.

Si do të donit të startonte një ditë ideale për ju?

Sikur të kisha fjetur herët mbrëmjen paraardhëse, dhe të zgjohesha me përkëdhelje.

Çfarë ju bezdis në një jetë absurde, dhe sa shpesh e hasni këtë fenomen?

Nëse do të ishte gjithçka e pritshme, ekzistenca do të ishte shumë e lodhshme dhe e mërzitshme.

Çfarë ju bën të lumtur? Si e keni ndërtuar lumturinë tuaj dhe, kur kjo arrihet, si duhet menaxhuar?

Lumturia është perjetim, por, sidoqoftë, mendoj se plotësimi shpirtëror, njerëzit dhe gjërat më të dashura janë ato që të bëjnë të lumtur. Lumturia duhet ndërtuar me përkushtim, sakrificë e, përse jo,do te kesh dhe shumë fat. Sigurisht që nuk mund të jesh i lumtur në çdo moment, por në bilancin e përgjithshëm s’duhet të rezultosh i “dëshpëruar”…(Qesh). Përsa i përket menaxhimit, çdokush duhet ta mbrojë lumturinë e vet sipas menyres se tij, por me fanatizem...

Si fitohet zemra e Besës ose, më saktë, si “e rrëmbeu” Eldi atë?

Kam përshtypjen se duhet pyetur “rrembyesi”...(qesh)

Sa ndikon në profesionin tuaj njeriu që ju keni në krah?

Nuk ndikon shumë teknikisht, por kemi një bashkim e perputhje shpirtërore dhe artistike të admirueshme

Bëni shpesh dhurata, dhe çfarë dhurate keni bërë për fundvit?

Bëj dhurata më shumë kur nuk ka festa sesa në data të shënuara.

Çfarë vlerësoni te miqtë tuaj dhe, a ekzistojnë miqtë e vërtetë sot?

Sigurisht që ekzistojnë. Besnikërinë, bujarinë dhe sinqeritetin.

Kohën e lirë, preferoni ta kaloni?

Jam fanse e kinematografisë botërore.

Ëndrra që fshihet në sirtar? Kur do ta shpalosni atë?

Do të kisha shumë dëshirë të luaja në një film.

Qëndron në planet tuaj një koncert recital, dhe si e imagjinoni atë?

E kam gjithnjë në mend, pasi një koncert recital të plotëson shumë artistikisht. Shpresoj që në përfundim të albumit të dytë të filloj punën për një të tillë.

Tendenca

Shpesh e komentuar për veshje, mund të jeni përballuar edhe me komente të ndryshme. Si reagoni në të tilla situata?

Preferoj të diskutohem për veshjet, se sa për të tjerat.

Këtë herë u shfaqët me një tendence, që nuk e kishim hasur te askush. Si lindi ajo, dhe si u realizua?

(Geisha)Me atë performancë desha të mishëroja ato emocione që përcillte kënga; atë ç’ka unë përjetoja. Personazhi i geisha-s, që unë realizova, ishte domethënës (si pasionante e kulturës japoneze) geisha-t janë të urta e të ditura, të përkushtuara dhe artiste. Unë isha një geisha rebele. Bardhezia e fytyrës bënte shumë kontrast me agresivitetin e tipareve të përçudnuara, mishëronin një “fantazmë” të mbetur nga një dashuri e përfunduar me shumë dhimbje. Shtëpitë e modës botërore e kane kthyer kokën nga kultura aziatike kohet e fundit ...(buzeqesh)Rastesi e kendshme!

Çfarë përbën tendencë për ju?

Diçka e veçantë, për momentin, që bëhet trend në të ardhmen.Ç’lloj muzike dëgjoni më shpesh?Gjithçka që është e bukur.

Ç’lloj veshje evitoni të mbani ?

Nuk evitoj asgjë, thjesht nuk pelqej lakuriqësinë.

Çfarë mbani afër krevatit?

 Uje, papuçe dhe nje ngrohese...

 Kompozitori i preferuar?

 Të ndryshëm, në kulmet e tyre.

 Ku ndalet gara e Besës, me veten, sigurisht?

Gara nuk eshte me veten, por me nje performance ne ngritje, me nje sfide me veten qe nuk mbaron, me inovacionet qe duhet ti besh interpretimit dhe performances skenike, me sfiden per ta kenaqur dhe suprizuar publikun qe pret nga nje artiste...

Kush është momenti më i bukur në 24 orë

Kur kam përkëdheljet romantike, kur ndjej të ftohtin e acartë jashtë e jam brenda, ngrohtë, duke parë Simpsons ose Friends (Qesh). Kur këndoj me zë të lartë këngët e mia të preferuara apo kur ndjej mbeshtetjen e njerezve.

Cili është momenti më i padëshiruar?

Telefoni im është bërë i frikshëm...

Besa, PËRBALLË FJALËVE

Jetë...

Dashuria në të gjitha aspektet.


Parajsë...

Vendi i paqes së përjetshme shpirtërore


Emision...


Radio +2

 

Fragment...


Mund të jetë domethënës, por vetem kaq...


Ritëm...


Motori i jetës


Evolucion…


Titulli i Albumit tim të 2-të


Përsëritje…


Nënë e dijes, babai i mërzisë.


Heroinë…

Shqiptarët qe nuk u lodhen se dashuri kete vend edhe pse vuajne pafundesisht.


Pafundësi…


Deshira per te pare filma.


U uroj gjithë shqiptarëve festa të gëzuara! Sa më shumë lumturi, paqe e begati për ju e të dashurit tuaj!

 BESA

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora