Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arben Komani: Kërkimi i identitetit - shprehje e krizës së tij

| E premte, 17.06.2011, 06:59 PM |


KËRKIMI I IDENTITETIT - SHPREHJE E KRIZËS SË TIJ

 

Nga Arben Komani

 

Nën organizimin e forumit 2015, me datë 26 e tutje në " Sheshin 21" dëgjova të thëna rreth identitetit të Kosovës përkrah Europës. Aty, me keqardhje, ndjehesha shumë keq gjersa dëgjoja fraza të ndryshme, gara për një mënyrë sa më interesante interpretimesh të termeve juridike, ambiciet të të imponuarit si njohës të këtyre çështjeve, modesti e palejuar e të menduarit dhe gjykuarit, mendjelehtësi dhe, së fundi panjohuri të pakufishme mbi atë që ata mendonin se janë kompetent të interpretimit të identiteti tonë.. Aty, jo vetem aty , janë duke u përzier ca çështje , të cilat sa lidhen e disa nuk kanë

lidhje njëra me tjetren. Identitetin shtetëror, identitetin e integruar në Bashkësinë Evropiane, dhe identitetin tonë kolektiv.

Shumë nga pjesëmarrësit, çështjen e identitetit e minimizojnë , e ulin shumë poshtë , e ngushtojnë deri në të krahasuarit me një dokument identifikimi, simbol flamur.... Letërnjoftim është një kartë identifikuese, që tregon identitetin tënd, por aty thuhen

shumë pak gjëra.Aty nuk shkruan se nip apo stërnip i kujt je, aty nuk shkruan origjina , gjaku yt, aty nuk shkruan se cilët janë të parët tuaj, kur, çfarë kulture dhe civilizimi trashëgoni , për çka dhe në cilat luftëra të parët tuaj u martirizuan ndër shekuj për të

të përcjell ty deri këtu sa ti sot të jesh i lirë, ai që kërkon te jesh. Aty ke emër , mbiemr, datëlindjen, gjatësinë, mbase ngjyrën e syve dhe grupin e gjakut që janë gjithësej 4 grupe në tërë botën, sefundi permes acidit dezoksiribonukleik, secili njeri ka identitetin e tij te veqant.Ditën kur të bëhemi shtet , kur do ta kemi rrugën e madhe të hapur , qëllimin tonë , do të kemi edhe një rubrikë në dokumentin e njëjtë, një copëz pak më të privilegjuar : në faqen e parë do te shkruhet emri i shtetit që lëshon dokumentin . Aty do të shkruhet

Kosovë, Shqipëri, Dardani, fare pak ka rëndësi . Evropës nuk i duhet më shumë. Kjo u duhet institucioneve Evropiane thjeshtë si adresë për të vazhduar negociatat dhe bashkëpunimin për plotësim standardesh për integrim në bashkësinë tash për tash të tyre.

Policit në kufi i duhen vetëm këto të dhëna dhe nuk i intereson fare se kush je ti , nëse nuk qëndron emri yt në listën e tij. Identiteti të duhet vetëm ty , zotëri , që ti të jesh i lirë, i denjë , i dashur dhe i pranuar për botën e civilizuar, është kjo një kartë identifikimi më e gjere dhe më e begatë, që ti e ke atë. Askush deri më sot, nuk kam dëgjuar , se ka kërkuar nga shqiptarët të ndërrojnë identitetin e tyre, në asnjë dokument dhe asnjë letër. Asnjë

rekomandim nuk është dhënë në këtë drejtim. Ndryshim identiteti , të nderuar zotërinj , nuk është duke kërkuar askush ! Pse atëherë është kjo frikë, është kjo temë , është ky mendim që trajtohet !!?? Këtë ua them unë.. është pikërisht për shkak se ne në vetën tonë ndjejmë zbrastësirë, konfuzion dhe pasiguri. Kjo është! Ne kemi krizën e identitetit. Kornizën kushtetuese e kam studiuar me kujdes. E kisha bërë për një punim seminarik në lëndën e së drejtës kushtetuese të Fakultetit Juridik. Ky dokument u muar si shembull në këtë takim, si dokument , i cili tenton ndikimin e saj në identitet, në krijimin e

një identiteti të ri. Fare kjo nuk qendron . Korniza është një rregullore nga qindra rregullore të nxjerr nga PSSP, e bazuar në një rezolutë nga mijra rezoluta të OKB-së, dhe që ka për qëllim bashkërendimin e aktiviteteve institucionale dhe politike gjatë

periudhës derisa Kosova ende nuk ka kushtetutë, nuk i ka parimet themeltare normative te fushëveprimit institucional dhe politik.

Thjesht, të nderuar , ajo kornizë është një dokument politik i përkohshëm , dhe si e tillë si po mundka të të imponojë ty një identitet të ri? Evropa, Bota po kërkon vetëm të mësohemi të jetojmë në shtet, të jetojmë në paqe me fqinjët , me ata pak popuj të vegjël

që i kemi nën kulmin tonë , dhe për këtë nuk do të thotë se ti duhet të harrosh identitetin tënd. Mjerim. Të gjithë popujt e botës sot po eksplorojnë rrënjët dhe traditën e tyre, dhe secilën herë e më tepër ata ndjehen krenarë për këtë. E ne? Rrënjët tona duam t'i shkretojmë vet? Nese mendoni se në këtë mënyrë do t'i kontribuojmë globalizmit, mashtrohemi , ashtu siç u mashtruam edhe më herët. E di se është një frikë, një pasiguri dhe dëshpërim, për shkak të përballjes me nevojën e njohjes së identitetit tënd të

vërtet, kombëtar, dhe që aty brenda asaj kombëtare hyjnë edhe fetare dhe kulturore, që në fakt e kompletojnë atë dhe e bëjnë unik. Nëse ti nuk ke një besim në të, nuk e pranon, krizën për identitet do ta kesh përherë, dhe pikërisht në këtë çast do të fillosh të ngatërrosh këtë çështje. Të nderuar zotërinj , është shumë e dëmshme, shumë

trishtuese dhe fyese për popullin tonë që, tani , në këtë kohë të bëni pyetjen”: A duhet një identitet i ri, apo na imponohet kjo, a bënë , si bënë, dhe kështu në tërësi identitetin tonë po e vëjmë në pikëpyetje , pa e bërë askush dert këtë punë. Ky është një gjenocid i llojit të vetë, që ne e bëjmë drejtpërdrejtë , pa e vënë re mirë kundër vetvetës me qëllim ose pa të, këtë do ta kuptojmë pak më vonë.. Siç tham më lart, identiteti nuk ndryshon me ditë, me javë, vite apo dekada, për t'u ndryshuar, kultivuar, plotësuar, apo edhe sakatuar duhen shekuj e jo vite. Po deshi dikush te krijoj identite, mund lirisht ta beje ate, lista e UNMK-ut eshte e gjat me identitet te reja qe ata krijuan pas vitit 99, do tua bejne edhe juve nje vend aty.

Korniza kushtetuese nuk ka të bëjë me identitetin tënd, është një dokument i ditëve , që për një periudhë identifikuese të një populli përbën një sekond. Askush nuk mund të mohoj kulturën tënde mijëra vjeçare, atë mund ta mohojë dhe ta marr dikush kur ti vet atë

nuk e njeh dhe nuk e pranon.Askush nuk mund t'i mohoj mijëra e mijëra martirë e heronj ndër shekuj duke luftuar për të ruajtur dhe kultivuar traditën dhe kulturën e të parëve. Kur ka ndodh kjo?, Kush e tha këtë ? Kush po e kërkon këtë?. Të harrosh kush ishe? Askush.

Këtë e patën bërë vetëm pushtuesit, në kohën e Perandorisë otomane, dhe së fundi Serbët që për fat të mirë nuk arritën gjithëçka deshën, e tash po e bëjmë vet. Tash , zgjedhe vet : thjeshtë nëse je i pa identitet, del dhe lype, në kornizat e çkorniza, nëpër forume e

çforume, nëpër kafene, nëpër media, dhe thashetheme.Nëse ke frikë nga identiteti, problemi qëndron pikërisht tek ty, askund tjeter.

Nëse ti mendon se identiteti yt do të përcaktohet në bazë te flamurit, emrit të shtetit dhe një preambule kushtetuese që mund mbase edhe të të imponohet ,thjesht , në fund për të mirën tënde nuk ke nevojë që ta vësh në pyetje edhe identitetin tënd, e vënë nëse

nuk e ke dhe nuk e ndjen. Nëse mendon se ti duhet të ndërrosh identitetin tënd, me njohjen zyrtare të flamurit dhe emrit të shtetit, atëherë, ti nuk ke identitet, nuk e njeh të kaluarën tënde, apo nuk e pranon, është çështje thjesht personale, por e ngatërron

qëllimisht nocionin, definicionin apo kuptimin e identitetit. Këtë e dijmë të gjithë .Fillimisht e mësojmë në vitin e parë të studimeve dhe për “ekspert” të kësaj çështjeje nuk është e thënë të ngatërrohen ato që janë botërisht të njohura, dhe që në fund edhe ju

vet i njihni. Aq më keq , dhe më qesharake , kur mendoni të bëni një krahasim në mes asaj se si e ndjejnë popujt e Europës vetën dhe identitetin e tyre karshi integrimeve të reja mbarevropiane.

Të nderuar, në fund jemi një cikël i vogël në Evropë, që të jemi aq të guximshëm sa t'i lejojmë vetës të bëjmë krahasime të tyre. Ata në fund të fundit nuk e kanë krizën që e kemi ne, dhe çështja e identitetit evropian, me shekuj diskutohet ndërmjet tyre

dhe ne mundemi vetëm sa t'ia bëjmë qejfin vetës dhe të merremi me atë çështje..

Të nderuar zotërinj , ngatërrues të identitetit, nëse keni frikë të pranoni dhe të njihni identitetin tuaj, fare mos e bëni. Për Evropën është me rëndësi qe ti të mos jesh një njeri në listën e të kërkuarve me indicie për vepra kriminale, dhe pikë, nuk te pyet prej

nga i ke dajt. Por kjo të duhet ty, nëse nuk dëshiron që vetëm thjesht për evropianin mos të gjendesh ne listat identifikuese kriminale. Të jesh ai që duhet të jesh, që vërtet të kesh vendin meritor ashtu siq e patëm ndër shekuj në Evropë. E sa për mua, unë nuk e kam këtë hall, ndjehem i sigurt, kam identitet, jam ai që jam tash e 2000 vjet. Nuk jam i pas vitit 99. Trashëgoj Shën Florin e Laurin që i ekzekutoi perandori Romak, para shumë shekujsh, kam Millosh Nikollë Kopilin qe vrau Millosheviqin e mesjetës Sulltan

Muratin, kam vëllezerit Sadriun, Smailin, nipërit e tij Pashkin, Franën e Nikollën, Ademin e Jasharajve prej Prenkajve (Prekazi) udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndryshuan kahjen e rrugëtimit tonë shekullor, bashk me qindra heronj dhe martirë të luftës së fundit. Këtë krizë e keni vet, askush nuk na e ka fajin për këtë çështje, pos pushtuesve të cilët na e imponuan karakteristika të identitetit të tyre që për ne ishin mizore, shkatërrimtare dhe të pavlera. Ato janë të pavlera edhe per vet ata pushtues. Tanimë pushtuesit nuk i kemi këtu, këtu na mbeti vetëm dëshpërimi, hamendësia, harresa, dhe kjo shkakton krizën e identitetit. Këtë mund ta rregullosh vet ti, hap faqet e mendjes dhe të logjikës, të historisë së vërtet, dhe merr guximin, dhe nëse e gjen vetën aty, atëherë ji ai që duhet të jesh, ose je një njeri me një emër e mbiemër, me gjatësi, ngjyrë të syve dhe emër jo indicioz.... etj, së fundi askujt nuk i duhet më tepër nëse edhe ti nuk e dëshiron atë. Të nderuar , mos i bini rrotull, se rrotull do të del puna, bijni drejt. Identitetin e kemi. Mos të çmendemi fare, të shlyejmë atë që kemi trashëguar që popujt tjerë na e kanë lakmi, qindra studiues të huaj janë marr me vrerat tona, e ne tash?, mendoj

ti harojmë ato?, kjo është një turp intelektual.

Te nderuar , mos hamendeni, këto janë çështje ditësh, ne jemi dhe duhet te jemi gjithmonë pasardhësit e atyre me të cilët krenohet e tërë bota , me trimat, humanistët, me ushtarët tanë që mbrojtën Evropën ndër shekuj dhe së fundi në luftën e fundit, ne jemi ata që dijtëm të ruajmë dinjitetin, ditëm të ruajmë durimin, dhe të bëhemi pjesë e botës, në politikë, në negociata, në kriza dhe në të mirat e të këqijat që perandorët e mëdhenj sot i ndajnë këto fate tona.

Kujdes njerëz ! Ju që doni një identitet të ri, jeni trashëgimtarë të mbas vitit 99’. Keq, edhe si të tillë nuk keni identitet. Nuk do t’i kontribuoni as këtij trualli të ri “multietnik”, vetëm ne që nuk kemi mëdyshje në identitet mund t’i ndihmojmë këtij trualli në këto rrethana të reja. Ju jeni kot fare.

Në Evropë duhet të hyjmë me vlerat tona, si të tillë e kemi vendin, me pak meremetime. Nuk ka nevojë për shumë . Ato po i bëjmë ngadalë.

 

Për ZSH- Kadri Mani (etnike@gmail.com)