Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Mulaj: Boronica e alpeve të Shqipërisë

| E enjte, 16.06.2011, 07:30 PM |


BORONICA E ALPEVE TË  SHQIPËRISË -  PËRDORIMET

    (880 bimë  mjeksore në Alpet e shqipërisë)

 

Nga Dr. Zef Mulaj

 

BORONICA (Vaccinum Myrtyllus)

Familja: Ericaceae.

Perhapja gjeografike: Rritet shume ne rrethin Tropojes , sidomos

ne zonat e ahut, ne livadhe e deri ne zonat subalpine.

Eshte shkurre (Shqiperi, Poloni, Rusi, Serbi).

Droga: Fruti dhe gjethet.

Permbajtja kimike: Fruti permban reth 80% uje, glukozidin myrtilin,

rreth 7% tanine, 5-20% lend pektinoze, acide organike, limonik e malik,

23,73 mg% vit C, vit B kompleks, vit B, 3,6-9% mg provitamine A.

Gjethet permbajne 6-21% tanine , 0,4-1.5% arbutin, rreth 1% glukozidin

myrtilin, 2% neomintilin, rreth 1% hidrokinin, flavon, orikolin, kuercitin,

kariofilin, mirtilorozen, urzon. Permban edhe antracianozide e te tjera acide

organike, si laktik, sucinik, citrik, kilonilik dhenje enzi speciale arbutaci,

acid pikrik.

Gjethet permbajne kripera minerale, si kalcium, fosfor, magnez, hekur,

baker mangan dhe kobalt.

Sipas farmakopese, Helv.VII, komponimet me te rendesishme quhen:

antaciani, delfinidina, cianidina, petunidina e malvidina, glikozidet me

sheqerna te ndryshme, mbi 15 komponime te ndryshme.

Veprimet farmakologjike (Perdorimet ne jeten e perditeshme).

Si mjekim dhe ushqim: Ashtu sikur shikohet nga permbajtja shume

komplekse e dy drogave, si gjetheve dhe frutit, boronica eshte nje

”laborator per organizmin”, i jashtezakonshem ne perberjen kimike

biologjike dhe si nje ”laborator natyror”, qe askush nuk mund ta realizoje

ne menyre artificiale. Keshtu, gjen nje perdorim si kuruese e shume

çrregullimeve te rendesishme ne organizem.

Nga permbajtja e tanineve, ka nje efekt shume te mire ne mjekimin e

diareve, si dezinfektant urinar dhe intestinal, ne trajtimin e diabetit te

sheqerit, ne mjekimim e çrregullimeve te te parit, pra ne mjekimin e

semundjeve te syve, ne mjekimin e eneve te gjakut dhe mbrojtjen e tyre.

Perdoret ne mjekimin e retinopative, te shkaktuara nga diabeti. Rregullon

shikimin dhe kjo u verejt per here te pare ne Luften e Dyte Boterore, kur

pilotet e nje kompanie bombarduese i perdoren shume boronicat. Keshtu,

u pa ne menyre specifike se keta kishin nje veshtrim me te mire se grupet

e tjera te piloteve. U vertetua se antracianozidi i boronices vepron mbi

enzimen retinike, ne menyre te veçante deidrogjenazen, duke rritur

shpejtesine e rigjenerimit te pigmentit retinik dhe duke permiresuar ne

kete menyre vizionin (te parit).

Kane dhe nje veprim te mire antiagregant piastrinik, duke mbrojtur

enet e gjakut nga ndryshimet, kryesisht nga dietat iperlipidike. Po

keshtu, kane efekt cikatrizant ne ulçerat e stomakut dhe te duodenit,

duke stimuluar prodhimin e protoglikanit, ne shtresat e mukozes gastrite,

qe vine nga radikalet e lira. Sherben per te reduktuar lirimin e

proinfiamatoreve dhe ndihmon ne stimulimin (nxitjen) e biosintezes se

mukopolisakarideve .

Nga pervoja klinike, eshte vertetuar se gjethet e boronices kane nje

efekt diuretik dhe dezinfektues intestinal. Perdorimet e saj jane ne

retensionin e urines dhe ne atonet vesikolare, cistitet, uretritet,

hipoglicemizantet. Eshte pare ulja e glukozes ne urine te diabetiket. Ka

veprim tonifikant, kryesisht tek te moshuarit dhe ne shoqerimin e terapise

imunostimulante, ne inflamacionet kronike, ne kanalet digerente; ne

anoreksi, dispepsi, meteorizma e ne dobesi te pergjithshme.

Vera e kuqe, e pergatitur nga droga e saj, ka nje efekt antibakterik,

ne trajtimin e diabetit, si gargare ne faringjte e stomatite, si dhe kunder

majasilit.

Antracianozidet e boronices kane veprimin e vitamines P dhe, si e

tille, eshte e vlefshme ne trajtimin e çregullimeve te qarkullimit te gjakut

dhe ne demtimin e kapilareve, qe vijne nga rritja e demtimeve per faktore

te ndryshem, nje nga te cilet eshte dhe nga diabeti i sheqerit. Perdoret

sidomos ne hemoragjite e retines (tipit diabetik).

Kur mblidhet droga: Gjethet mblidhen ne qershor e korrik dhe

thahen ne hije. Frutet mblidhen ne gusht, thahen dhe ruhen ne ene qelqi

te posaçme, larg drites. Duhet te kihet kujdes, sa here te merren per

perdorim, pra te shikohen mire se mos kane mykra etj.

Si perdoret droga: Ne perdorim te brendshem, fruti vlen si konsumim

ushqimor, si marmallate e pergatitur, suko dhe e njome, ashtu siç e

mbledhim ne natyre, pas nje sigurie per pastertine e saj ne mjedisin ku e

mbledh.

Dekokt: 5 gr ne 100 ml uje, dy tre gota ne dite, per te gjitha rastet

e lartepermendura. Gjethet perdoren ne formen e çajit, qe pergatitet duke

ziere 2 luge kafje droge, ne nje ene, qe permban nje gote uje. Pihet dy

here ne dite, si dezinfektues urinar, ne diabetiket dhe ne shume çrregullime.

Frutet merren nga goja, duke i pertypur dhe sasia varet nga mosha.

Gjethet, per mjekimin e diabetit, perdoren ne kete raport: infuz: 2 luge

kafje gjethe te grimcuara hidhen ne nje gote çaji te valuar. Perdoren dy

gota ne dite.

Keshilla: Nuk duhet te perdoren per nje kohe te gjate perzierjet nga

gjethet e boronices, qe te keshe nje shendet te mire. Beni kujdes qe te

mos ngaterrohen me fruta te tjere, qe jane shume helmues, si p.sh. mirtilo

palustre etj. Kujdes, kur i merr nga te tjeret ose kur e mbledh vete

drogen.

Qe te shohesh mire dhe te ruash syte, haje boronicen e fresket.

Siguroju mire, kur nis ta perdoresh, konsultoju me specialistin, ne

qofte se nuk i njeh mire vete. Luftoje diabetin, duke e perdorur boronicen

ne vere, per 30 dite.

Veprimet kryesore:

- Veprim ne syte + + +

- Veprim per mbrojtjen e kapilareve + + +

- Veprim mbrojtes ne stomak + +

- Mbi uljen e glicemise + +