E marte, 23.04.2024, 02:46 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Fitorja e tretë e Erdogan mund ta lerë Turqinë jashtë BE

E enjte, 16.06.2011, 08:04 PM


Fitorja e tretë e Erdogan mund ta lerë Turqinë jashtë BE

 

Nga Pirro PRIFTI

priftipirro@hotmail.com

 

Fitorja e tretë e Taip Erdogan dhe e partisë së tij “Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), ishte një fitore personale e tij, fitore e cila nuk arriti të merrte 2/3 e anëtarëve të parlamentit të ri turk.

 

Megjithëse një fitore spektakolare e cila ndikoi pozitivisht në Bursa duke forcuar Lira-n turke ndaj Dollarit amerikan, megjithëse është një nga fitoret e cila i afrohet shumë për nga jetëgjatësia e Presidentit të parë Qemal Ataturkut, qëllimi i Erdoganit për të amenduar Kushtetutën e Turqisë, mund të realizohet vetëm me konsensusin e partive të tjera. Dihet që një nga pikat e programit të Erdogan është ndryshimi i Kushtetutës dhe largimin e rolit të ushtarakëve nga ndërhyrja në politikën e madhe turke.Sipas agjensisë Reuter (lajmi i shkruar Pinar Aydinli and Ibon Villelabeitia), Partia “AKP” (Drejtësi dhe zhvillim) nuk ka arritur të marrë shumicën absolute të vendeve në parlamentin turk sepse ka marrë 326 vende në parlament (nga 550), e për pasojë nuk mund të bëjë dot ndryshimet në Kushtetutë aq të dëshiruara nga Erdogan, por këto ndryshime mund të bëhen nëse arrihet konsensus me njërën nga partitë e tjera opozitare e cila të ketë minimalja 4 vende në parlament, me anë të së cilës mund të arrihet numri 330 vende, numër deputetësh i mjaftueshëm për të realizuar plebishit për ndryshimin e kushtetutës.Dihet që Partia e Erdogan ka derivuar si parti nga lëvizja islamiste turke e cila ka patur në programin konservator me shumë pika aspak të pëlqyeshme as nga opozita, as nga ushtarakët dhe as nga BE, e cila ka kritikuar disa nga lëvizjet politike të Erdogan. Turqia është një kandidat për në BE dhe shpesh është cituar shembull demokracia për vendet arabe. Megjithatë, opozita e vjetër e partisë Erdogan -Partia Popullore Republikane (CHP) e cila ka marrë 25.9% të votave në total, e ka paralajmëruar Erdoganin se “do të ndjekë me shumë kujdes lëvizjet politike të tij”. Problemet e partisë së Erdoganit të cilat janë të shtruara për zgjidhje janë të brendshme dhe të jashtme.Problemet e brendshme janë ato të Programit të Erdogan: për të hequr nga Kushtetuta Turke nenet që sanksionojnë ushtarakët si “mbrojtës së shtetit sekularist (laik) turk”, po ashtu dhe reformat në sistemin gjyqësor. E parë nga këto aspekte, Opozita turke e kryesisht Partia Popullore Republikane CHP, e ka deklaruar frikën e saj se “... prapa heqjes nga Kushtetuta turke së neneve për ushtarakët, nene që sanksionojnë laicitetin e Republikës turke- është frika e vendosjes së një shteti islamik...”, meqenëse partia e Erdogan rrjedh nga një lëvizje e fortë konservatore islamike turke. Po ashtu dhe reformat në drejtësi janë sipas opozitës me prapavijë për vendosjen e ligjeve islamike. Me këto argumenta, Opozita ka deklaruar disa herë se reformat që kërkon Erdogani nuk janë vetëm për të hyrë në BE por kanë si qëllim kryesor ndryshimin e laicitetit të shtetit duke e kamufluar si reforma për tu integruar ne BE. Nga ky shkak, zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë turke Ministri Babaxhan duke parë kritikat e opozitës turke dhe frikën e BE për të integruar sa më shpejt Turqinë (sepse së pari është një komb i madh mysliman me një lëvizje integraliste islamike të fshehtë por shumë të fortë, ashtu dhe duke parashikuar frikën nga një dyndje masive emigrantësh turq e kurdë në vendet e Bashkimit Europian), e ka quajtur me qesëndi BE si “një klub të krishterësh”.Gjithashtu problem i madh i brendshëm është kërkesa e BE për të forcuar politikat fiskale dhe të drejtat e njeriut brenda Turqisë si p.sh, problemi kurd. Por në këtë aspekt unë mund të diskutoj edhe problemin e heqjes së kombësisë shqiptare nga tefterët turq të gjendjes civile; dihet se në Turqi jeton një komunitet i madh disa milionësh shqiptar i emigruar në Turqi qoftë gjatë kohës së ish-Perandorisë turke qoftë gjatë problemeve të emigrimit masiv të rreth qindra mijra shqiptarëve myslimanë pas luftës greko-turke. Të dy palët arritën marrëveshjen e shkëmbimit të popullsisë myslimane (një pjesë ishin disa mijra çamë) për të shkuar në Turqi, -me popullsinë e krishterë për të shkuar në Greqi. Gjithashtu mund të kujtoj largimin me dhunë nga trojet shqiptare kosovare dhe maqedonasve të rreth 1 milion shqiptarëve myslimane nga Mbretëria e Serbisë por dhe pas luftës së dytë botërore nga RSFJ. Të tërë këta shqiptarë u pranuan nga Turqia me një kusht: të pranonin kombësinë turke. Ky rast unikal për nga ndikimi në popullsinë shqiptare të larguar me dhunë për në Turqi ka qëndruar i fshehur dhe është heshtur nga të dyja qeveritë: shqiptare dhe turke. Të njëjtin qëndrim të heshtur ka mbajtur dhe rrëgjimi komunist i cili për këtë arsye e cilësonte popullin turk si “popull vëlla turk”. Ky argumenti i fundit është një argument për t`ja kujtuar dhe lëvizjes më të fundit shqiptare “Kuq e Zi”.

 

Nga pikpamja e politikës së jashtme, Turqia e Erdoganit, po e tregon vehten si një fuqi në rritje ish-perandorake, dhe aplikon tashmë një politikë ekspansioniste sidomos në drejtim të ish shteteve që i ka patur nën sundimin perandorak e pikërisht Shqipërisë.

 

Nuk është e rastësishme ardhja dy herë gjatë të dy mandateve të fituara nga Erdogan në Shqipëri dhe një herë në Kosovë. Ardhja e parë në Shqipëri i ngjasoi ardhjes së Njerkut në shtëpinë e ish-gruas, sepse Erdogan u soll si pronar i Shqipërisë aq sa dhe shau figurën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu (pasi pa një pikturë të tij në Kryeministri) gjatë takimit të tij me kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano duke e cilësuar atë si “tradhtar”. Nano jo vetëm që nuk u përgjigj por disa kohë më vonë, ai e hoqi nga pikturën nga zyra e takimeve Kryeministrore. Kjo pikturë nuk është më dhe gjatë qëndrimit 7 vjeçar të Berishës në pushtet dhe si mund ta keni parë dhe këto kohë Heroi ynë kombëtar, me porosi të fshehtë të kabineteve qeveritare nuk qëndron më në Kryeministri sidomos gjatë takimeve me turqit.

 

Kjo është dhe një nga arsyet që disa radikalistë islamikë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, shajnë dhe kritikojnë Heroin Kombëtar sikur të mos ishin shqiptarë por turq.

 

Shumëkush mund të konstatojë dhe qëndrimin arrogant dhe mendjemadh të Erdoganit dhe në vizitën e fundit në Kosovë, ku oferta e tij e fundit krahas premtimeve për ndihmë ekonomike dhe financiare ishte dhe propozimi i një ngritje xhamie nga më të mëdhatë në Mitrovicë (oferta e bërë jo direkt nga Erdogan, por nga kryetari i një bashkie të një qyteti turk). Mendoj se politika shqiptaro-kosovare duhet të ketë kujdes në aspektin e marrëdhënieve me Turqinë ashtu si dhe marrëdhëniet me fqinjët e tjerë përsa i përket ofertave sepse në rradhë të parë duhet të jetë dhe dinjiteti kombëtar të mos nëpërkëmbet. Mendoj se problemet në politikën e brendshme turke ashtu si dhe në atë të jashtme janë larg besimit reciprok, qoftë ndaj BE qoftë dhe me vendin tonë, sepse dëshira e Turqisë për të na përqafuar si vëllai vëllanë, e vendos rolin e Shqipërinë në Ballkan si anijen e Uliksit përballë Scylla-s dhe Charybdis (monstrat Shilla dhe Karibda). Kjo varet nga politikat afat-gjata të Shqipërisë ndaj fqinjëve, politika të cilat nuk duhet tu shkelin syrin fqinjëve se sa të mendojnë seriozisht për tu integruar së bashku me Kosovën në BE, integrim i cili do të jetë shpëtimi ynë i vërtetë qoftë për t’iu larguar skemave politike me mentalitet ish-komunist qoftë për të kërkuar liritë e të drejtat e njeriut të shqiptarëve edhe në Turqinë e Erdoganit.



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora