E merkure, 24.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Mësimet e babës / Nuk ka si nëna

E merkure, 15.06.2011, 07:55 PM


Luan Çipi

MËSIMET E BABËS

 

Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,

Dhimbja  ka zënë cipë, malli është venitur,

Dhjetëra vjet  shkuan, kujtimet kanë mbetur,

Po, për sa jetove, si diell ke ndritur.

 

Mbete burim drite, shkëlqim rezaton

Si model përsosje, nder edhe vyrtyt,

Na prin në çdo hap, rrugën na tregon

  kemi në mendje për natë e për ditë.

 

Këshilla e parë, shpesh e përsëritur:

Të punoni fort dhe me nder të roni,

Shok e miq t’ i zgjidhni të mirë dhe të ditur;

Në besë u qëndroni, mos i trathëtoni!

 

Nxitni bujarinë, në krye - mirnjohja,

Çmoeni cilësisht frutin, që nga fara;

Ndihmoni të varfërit, pa i parë nga boja,

Pas lere të ligën, shko gjithnjë përpara.

 

Të ini të thjeshtë, të qeshur, të dashur

Gjithnjë midis shokësh, optimist, gazmor,

Dita që të ikë nuk ka më të ardhur

Jetoje çdo çast, si të jesh dasmor.

 

Kujdes për Atdheun, shtetin, policinë

Thuaj çbëre sot, për ti respektuar

Rregullat dhe ligjet, medien, drejtësinë;

Detyrimet, taksat, si i ke paguar?

 

Vlorë. 03.06.2011

 

 

NUK KA SI NËNA

 

Dhe pse katërgjysh, shpesh një “ah,o nënë”

Ndjej në zemër e shpirt të buças pa dashur

Edhe te çasti i fundit, në humnerë i rënë

Emri i dashur NËNË, gjithnjë më i qasur.

 

Kush pranon vdekjen ta ndjellë e kërkojë,

Me prova dhe fakte, jo “betim” me fjalë?

Nëna, nën’ e dhimshur,  as që do të rojë

Kur i cënohet vajza, kur vuan një djalë!

 

Nëna ime e dashur, më e mira nënë,

Gjithnjë buzën gaz, engjëll i vërtetë

Zëembël, me përralla, ninulla e këngë

Në prehër e gji, më dha shpirt e jetë.

 

Vlorë, 15.06.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora