E merkure, 24.04.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Këngë e ngrohtë që vjen nga Joni

E merkure, 15.06.2011, 06:40 PM


Poezia përfaqësuese për Festivalin Ndëkombëtar të Poezisë “Drini Poetik” organizuar nga LSHK në Prizren më 10-11 qershor 2011-06-09

 

Namik Selmani (Berat, Shqipëri)

namikselmani@yahoo.ca

 

Këngë e ngrohtë që vjen nga Joni

 

 

1.

Po vjen larg në ditë lirie,  si vëlla në Lumëbardh

Sjell urim Paramithie, frymë nga brigjet dritëlarë.

      Po vjen larg-o nga Filati, nga Preveza sillka plisin

Gjunjëulur rri te varri, qerpikloti ia prek sirin.

Sjell një dritë nga Kalamaja  ku gërmadhat flasin shqip

Borzikolu, manxuraja nuk janë vyshkur asnjë vit.

Det me mall po sjellin odat  në Drenicë e  lart, në Sharr

 Mbi mermer në një varr trimi ngrohet zemra prush i gjallë.

 

2.

Prek lahuta këngën çame,  pragje kullash po u hapkan

Si të ishte vello dasme  kuqëluar mes bajrakëve.

Vjen një frymë Çamërie  çel lulëkuqet mbi mermer

Fjalë nga gluhë Perëndie  si behar mes dimrit sjell.

Na ndan thela bakllavaje në Prizren  e në Prishtinë

Sjell flamur e abetare, amanetin që s’u thinj.

Sup më sup lisnojnë urime, bash si dora kur prek dorën

Gur i pragut na zgjon dhimbje, mall i gjyshit thinjka botën.

 

3.

Jemi bashkë ku flakron Fjala, gju më gju si ulen burrat

Paska ardhur Osman Taka, Bacë Ademi po i hap kullat

Kuqon lulja bjeshkatore tek nis vallen vajza çame

Si të ishte valë nga Joni, sikur shkelte mbi petale.

Pret lahuta këngën çame si të ishte eho bjeshke

Si të ishte fjalë piskame si një det i dalë prej zemre

Çamëria shamiblertë vjen te pragu të puthë  bjeshkën

Ndë qershor  ku gazmon festa, të bekojë vite dhe shekuj.

 

Prizren, më 10 qershor 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora