Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Daniel Gazulli: Bir, Selman i nënës! …

| E merkure, 15.06.2011, 08:04 PM |


Bir, Selman i nënës! …

 

Nga Daniel Gàzulli

 

Ne muslimanet shqiptar jemi krenar qe jemi sternipat e Sulltan Muratit, Sternipat e Sulltan Fatihut

 

Flamuri i gjysem Henes me Yll do te valvitet kudo, shume shpejt sorra e zeze me dy koka do te ngordhi, sic humbi per 600 vjet, kete rradhe do te vdes per 60 shekuj.

http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/14950

 

Citimet e mësipërme janë marrë nga website “Çamëria”, që pretendon të jetë tokë shqiptare, popull shqiptar, por:

- sternipat e Sulltan Muratit, sternipat e Sulltan Fatihut;

e që në vend të Shqiponjës sonë Dykrenare (që ai e quen “sorra e zezë me dy krena”), të vejë Hanen me Yll; Shqiponja të mos fluturojë ma, si për 600 vjet (si nën pushtimin gjakatar osman), por as për 60 shekuj.

Aty botojnë Olsi Jazexhi, Tano Turku, Abdi Baleta, Eshref Ymeri e sa turkoshakë të tjerë.

Në komentin e “Çamërisë” asht thanë gjithçka haptas e qartë: andërra për ripushtimin e trojeve arbnore përjetësisht nga hordhitë aziatike.

A përfaqëson ky website popullin çam? Natyrisht jo. Por edhe një “jo” e kushtëzueme: aty botojnë përditë ata që e heqin vehten luftëtarë për të drejtën e çamëve. Nuk di ndonjë çam të ketë denoncue këte gazetë ultra antishqiptare. Pra, “Çamëria”, nuk mund të jetë diçka larg botës çame.

Natyrisht, debati me një gazetë të tillë, pak të thuesh kriminale, nuk ka vlerë. Por heshtja e institucioneve, heshtja e intelektualëve, veçanarisht e atyne çamë, para një masakre të tillë mediatike, asht sa shqetësuese, aq e pafalëshme.

Për ma se një shekull për shqiptarët ishin të hapuna dy plagë të randa: Kosovë e Çamëri. Për fat tëkeq plaga “Çamëri” mbetet përsëri e hapun dhe me pak shpresa që të gjejë rrugëzgjidhje, qoftë edhe për respektimin e të drejtave fillestare, siç asht ajo e pronësisë.

Nuk ka nevojë të bahen shumë shpjegime, si u mohue një e drejtë e shejtë dhe historike e popullit çam (ashtu siedhe deri para pak kohe e popullit të Dardansië) që të gëzonte lirinë në një komb të vetëm e një shtet të vetëm: Shtetin e lirë shqiptar, prej Preveze deri në Nish. E dinë kancelaritë botënore, e dinë historianët, se ishte dhe mbetet një nëpërmbëkamje e të drejtave të kombeve të vogla për hir të babëzitjes së fqinjeve.

Por nëse ka ende shqiptarë që dekalrojnë se janë “sternipat e Sulltan Muratit, Sternipat e Sulltan Fatihut” e se Shqipnonjën tonë të lavdishme andërrojnë të mos e shohin ma të valvitet as për 60 shekujt e ardhshëm, atëherë na kemi humbë çdo të drejtë morale me kërkue drejtësi.

Tashma anmiqtë tanë kryesorë nuk janë ma as greku, e as serbi (se edhe forcë nuk kanë të tundin bishtin para Shqiptarisë), por “sternipat e Sulltan Muratit, Sulltan Fatihut”.

Jam i vetëdijshëm se do të ngrihen menjëherë zane e të thonë se ata nuk përfaqësojnë Çamërinë. Po ju them paraprakisht: Atëherë, përse i lini të vjellin lumej vneri kundër shqiptarisë?! Përse nuk i denonconi moralisht si varrëmihës të shqiptarizmit?!

E nuk na mbetet tjetër të shtojmë, veç se:

Bir Selman i nënës,

cinë të qaj më parë …