E marte, 23.04.2024, 08:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Sabile Keçmezi-Basha: Fjalë e mbajtur në mbrëmjen ''Lyra Poetike'', në kuadër të manifestimit ''Drini Poetik''

E merkure, 15.06.2011, 08:02 PM


FJALË E MBAJTUR NË MBRËMJEN “LYRA POETIKE”, NË KUADËR TË MANIFESTIMIT “DRINI POETIK”

 

Nga Sabile Keçmezi-Basha, Moderatore e mbrëmjes “Lyra poetike”

sabile_basha@hotmail.com

 

I nderuari Zotëri Kryetar i LSHK, Adem Demaçi

Të nderuar të pranishëm,

 

Sot, ne qytetin historik të Prizrenit, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës me një angazhim të madh organizoi dhe po e  mbanë në mënyrën më të dinjitoze  Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini Poetik”.  Ky lloj festivali, i pari në Kosovë, ka filluar që nga viti i kaluar dhe nga komuniteti i krijuesve u pritë mirë, gjë që na kurajoji që të vazhdojmë me aktivitetin letrar “Drini poetik” edhe në këtë vit e dhashë zoti të vazhdojmë edhe në vitet e ardhura. Duhet falënderuar të gjithë ata që dhanë ndihmesën e tyre rreth organizimit dhe kushteve që na krijuan për mbajtjen e këtij festivali-Kuvendin Komunal të Prizrenit si dhe falë krijuesve që në çdo moment janë të gatshëm që të jenë pjesë të këtij manifestimi letrar si: nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe një falënderimi i veçantë do te shkojë për shkrimtarin e njohur në përmasa ndërkombëtare- Ataol Behramoglu nga Stambolli (Turqia) , si dhe shkrimtaren e njohur Beste Sakalli nga Qiproja.

Për të vlerësuar dhe për të par se ku ndodhej poezia sot, ne, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për këtë pjesë të programit “Lira magjike”, kemi ftuar dhe do iu prezantojmë mbi 27 poet të cilët do deklamojnë poezitë e tyre.

Por, gjithsesi duhet shtuar se historia e poezisë shqipe në ish Jugosllavi lirshëm mund të thuhej se ishte më tragjikja në Evropë. I ashtuquajturi “realizëm socialist” si në asnjë vend tjetër të botës, ka shterpëzuar dhe vrarë gjysmë shekulli të kulturës sonë kombëtare. Kundër krijuesve shqiptarë është ushtruar një dhunë dhe një masakër i programuar dhe i padëgjuar ndonjëherë.

Në asnjë tjetër vend evropian nuk janë dënuar e përndjekur kaq poetë sa në diktaturën komuniste të shtetit Jugosllavi. Për këtë “holokaust” letrar s’është folur kurrë deri sot përtej kufijve jugosllav, përkundrazi, është bërë ç’është e mundur që të fshihet e vërteta.

 

E sot, mund të thuhet pa ngurrim se opozitarët e parë të kastës okupuese ishin patriotet e shumtë dhe ishin, pikërisht poetët.

Dhe krejt në fund, do të parafrazoja fjalët e Mahat Magandit, se në çastin që skllavi vendos të mos jetë më skllav, prangat e tij janë veç të këputura, andaj ne kaherë kemi vendosur të mos jemi më rob, dhe do lexojmë vargjet tona, ashtu siç i ka krijuar shpirti i poetit.

Ju uroi shëndet e suksese.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora