E enjte, 28.03.2024, 09:57 PM (GMT)

Kulturë

Salvator Bushati: Ja projekti ynë për të futur Shqipërinë në Europë

E marte, 14.06.2011, 06:27 PM


Sekretari i Akademisë së Shkencave, akademiku, Salvator Bushati tregon rreth kontributit të institucionit për integrimin e Shqipërisë

 

Ja projekti ynë për të futur Shqipërinë në Europë

 

Nga Albert ZHOLI

 

Akademik Salvator Bushati, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është pranuar dhe si anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. Gjatë një interviste për “Telegraf” ai thotë:

Sa kontribuon veprimtaria e ASH-së në integrimin e Shqipërisë në Europë?

Për kryerjen e misionit të saj Akademia e Shkencave, në veprimtaritë e veta, ka synuar realizimin e funksioneve e saj kryesore lidhur me përmbushjen e detyrimeve për integrimin evropian në fushën e shkencës, në përputhje me Strategjinë e Kërkimit, Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve dhe ato të standardet evropiane. Në këtë kuadër veprimtaritë kryesore të Akademisë janë përqendruar në: -krijimin e një infrastrukture të përshtatshme, fuqizimin e forcimin e kapaciteteve, për rritjen e rolit të saj në zhvillimin e vendit; -bashkëpunimin me institucionet qeveritare në identifikimin e problematikave për angazhimin e ASh në realizimin e objektivave të Qeverisë; -këshillimin dhe ekspertizën e nevojshme për institucionet politikëbërëse dhe vendimmarrëse; -bashkëpunimin me institucionet kërkimore dhe mësimore, brenda dhe jashtë vendit, për kryerjen e studimeve në fusha të ndryshme të shkencës e teknologjisë; -propozimin e fushave të reja të kërkimit e studimit, në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik e social të vendit; -botimin e organeve periodike dhe veprave të tjera me nivel të lartë shkencor; -organizimin e kongreseve dhe konferencave shkencore dhe problemore në shkallë kombëtare e ndërkombëtare; -promovimin dhe mbështetjen e ekselencës e kërkuesve të rinj në shkencë në shkallë kombëtare, për të realizuar nivele të larta kërkimi dhe për të krijuar e mbështetur strukturat e saj të përfaqësimit; -dhënien e çmimeve shkencore, etj.

Për të arritur objektivat drejt integrimit si i keni shfrytëzuar eksperiencat e BE-së?

Vëmendje i është kushtuar studimit të analizave të BE, lidhur me zhvillimet e SHT në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe gjendjes së kërkimit shkencor në Shqipëri dhe masave që duhen ,marrë për intensifikimin e punës për zbutjen e dobësive në shkencë dhe teknologji (Sh&T), të tilla si: (I) mbizotërimi në Sh&T i sektorit publik mbi atë privat; (II) mungesa e integrimit ndërmjet axhendave të kërkimit dhe politikave të tjera; (III) thithja e dobët e fondeve; (IV) përfshirja e pamjaftueshme në Sh&T të sektorit privat apo mungesa e promovimit të arritjeve të shkencës dhe teknologjisë; (V) mungesa e mekanizmave nxitës për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar; (VI) zhvillimi dhe aplikimi i pamjaftueshëm i strategjive dhe ligjeve në Sh&T. Për këtë problematikë Akademia ka pasur parasysh dokumentin bazë, Strategjinë e KZhTI e strategjitë e tjera të Qeverisë, rekomandimet e Rrjetit të Gjithë Akademive të Europës (ALLEA), Panelit Ndërkombëtar të Akademive të Botës (IAP), Këshillit Ndërkombëtar të Shkencave të UNESCO-s, si dhe të institucioneve ndërkombëtare, duke pasur gjithmonë parasysh mundësitë e kushtet reale të vendit tonë, të zhvillimit ekonomik të vendit në përgjithësi.

Cilat janë veprimtaritë më të spikatura në fushat e shkencës?

Veprimtaria kërkimore shkencore ka qenë e drejtuar në fushën e shkencave shoqërore e Albanologjike si edhe në atë të Shkencave Natyrore e teknike. Kështu, në fushën e albanologjisë, ajo përfshiu tre fusha: atë të gjuhësisë, të historisë dhe të trashëgimisë së kulturës materiale dhe shpirtërore. Për kushtet e mundshme për zgjerimin dhe thellimin e kërkimeve, natyrshëm jemi përpara formimit të brezit të ri të kërkuesve në fushat e albanologjisë. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka në fokusin e saj, orientimin e kërkimeve në problematikën shkencore me rëndësi kombëtare, për ndriçimin e traditave e vlerave identitare të kombit në fushë të historisë dhe të kulturës, vlera që na integrojnë në bashkësinë evropiane me dinjitet me identitetin tonë si popull. E rëndësishme është shtrirja e tre fushave të lartpërmendura të kërkimit shkencor në mbarë hapësirat shqiptare, pra për bashkëpërfshirjen potenciale të studiuesve shqiptarë dhe të huaj në trajtimin e problematikave përkatëse: Në fushën e gjuhësisë, në rend të ditës qëndrojnë problemet e gjuhës së njësuar shqipe, për zbatimin e normës dhe përsosjen e standardit; Në fushën e historisë, trajtime të fushave apo periudhave me shtrembërime ideologjike të së kaluarës, punime me synime përgjithësuese, hulumtim arkivash të huaja mbi hapësirat shqiptare në shekuj, ndihmesë kjo për formimin e profesionistëve të rinj; Në fushën e trashëgimisë kulturore, veprimtari për identifikimin dhe dokumentimin e trashëgimisë materiale dhe gojore në mbarë trevat shqiptare në shekuj, botimet në gjuhën shqipe dhe veçanërisht në gjuhë të huaja, duke rritur bashkëpunimin ndërmjet kërkuesve shqiptare dhe të huaj sipas fushave, duke patur parasysh ngjashmëritë dhe dallimet në rajon; të gjitha këto për synimin madhor - kontributin në formimin e një shoqërie civile cilësore, me mentalitet demokratik, e aftë të përballojë sfidat e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, rritjen e kualitetit të jetës etj. Ndërsa prioritetet në shkencat natyrore dhe teknike janë orientuar në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Kërkimit, Teknologjive dhe Inovacionit, studimeve të orientuara Qeveritare, në fusha të tilla si teknologjitë e informimit e komunikimit, shëndetësisë dhe shërbimit parësor, rregullimit të regjimit ujor në liqene, lumenj e laguna, shfrytëzimit të energjisë së ripërtëritshme, vlerësimit, ruajtjes dhe rehabilitimit të ekosistemeve natyrore, biodiversitetit dhe cilësisë së ushqimit, transferimit dhe aplikimit të teknologjive të reja në fusha të ndryshme e me prioritet ato të trashëgimisë kulturore, etj.

A i disponon Akademia kapacitetet e duhura për kryerjen e veprimtarisë?

Rezultatet tregojnë që kemi aktualisht kapacitetet e mundshme, por vazhdojmë të bëjmë përpjekje për rritjen e forcimin e atyre ekzistuese; kështu forcimi i kapaciteteve të ASH, e aftë për këshillim të qeverisjes e shoqërisë civile, si domosdoshmëri për zhvillimin e vendit, në përputhje edhe me prioritetet e InterPanelit të Akademive të Shkencave, Rrjetit të Akademive të Shkencave të Europës (ALLEA), me fokus forcimin e kapaciteteve këshilluese të saj për kërkim shkencor e zhvillim në arritjen e treguesve të anëtarësimit në Europë, u zhvillua me mbështetjen e Projektit të Rrjetit të Akademive të Botës.

Po bashkëpunimi sot i Akademisë së Shkencave, si vlerësohet nga ana juaj?

Rritja e bashkëpunimit kombëtar e ndërkombëtar, realizimi i marrëveshjeve e protokolleve me institucione kërkimore shkencore e universitare si dhe prezantimi i denjë i ASh në takime ndërkombëtare, kanë qenë në fokus të veprimtarisë së saj, marrëdhënie këto që i shërbejnë transferimit të eksperiencave evropiane e ndërkombëtare në Shqipëri në të gjitha fushat e zhvillimit. Konsiderohet objektiv i veçantë, bashkëpunimi me jashtë në ndihmë të lidhjeve, njohjes e integrimit të Shqipërisë në bashkësinë europiane e lidhjet e saj në botë nëpërmjet rritjes cilësore të bashkëpunimeve në fusha të kërkimit shkencor në shkencat shoqërore e natyrore-teknike në pjesëmarrje aktive në partneritetin në 5 fusha të iniciativës së Programit të Hapësirës Europiane të Kërkimit, “ERA”, që konsistojnë në: (I) bashkëpunimin ndërkombëtar në shkencë dhe teknologji; (II) intensifikimin e partneritetit në kërkim; (III) transferimin e teknologjive; (IV) kërkimet në infrastrukturë; (V) zhvillimet më të reja në shkencë etj. Përpjekje të konsiderueshme janë bërë në drejtim të pjesëmarrjes së ASh në Programet Kuadër të BE apo programe të tjera me karakter kërkimor, ku Akademia përfaqësohet si koordinator apo jep kontribut në rang ekspertësh. Akademia inicioi disa lidhje të rëndësishme në nivel evropian e botëror si: -bashkëpunimi i vazhdueshëm me IAP dhe TVVAS, mbështetja me konsulta e grande në procesin e reformimit të ASh për ngritjen e forcimin e kapaciteteve në infrastrukturë etj; -Akademia, krahas institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfaqësohet në Këshillin Ndërkombëtar të Shkencës të UNESCOS me qendër në Paris; -Është anëtare e Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-Lindore, dhe kryetare e saj e radhës; -Është anëtare në Bashkimit Akademive Agrare Europiane; -Ka anëtarë të saj të zgjedhur në Akademinë Europiane të Shkencave, në Akademinë e Shkencave e Arteve të Zvicrës, në Akademinë e Shkencave e Arteve të Malit të Zi, etj;-Jep kontribut si anëtare në Komitetin Ekzekutiv të Shoqatës Ndërkombëtare të Oqeanografisë Biologjike; -Ka nënshkruar deklaratën e një Programi Ndërkombëtar për studimin e acidifikimit të ujërave oqeanike e të zvogëlimit të ndotjes së gazit karbonik në hapësirë, etj.

Zoti Bushati, kemi dëgjuar shpesh në intervistat tuaja të përdoren termat: produkti i kërkimit shkencor, biznesi dhe inovacioni?

Forcimi i ndërveprimit ndërmjet shkencës dhe biznesit për kontributet e saj drejtpërdrejt në kërkim e zhvillim është konsideruar si një objektiv i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave, në zbatimin e produktit shkencor, teknologjik e inovativ në zhvillimin e biznesit në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) e më gjerë. Ky fakt është pasur parasysh në propozimin e partneritetit në kuadër të projekteve të aplikuara deri tani, p.sh. në projektin për mbështetjen e NVM-ve shqiptare (me koordinator METE), për të qenë më konkurrues në tregun europian; projekti për nxitjen e kultivimit të specieve frutore autoktone të rralla nga fermerët, si një zbatim i eko-teknologjive për shfrytëzimin e specieve frutore me vlera ushqyese e mjedisore; teknologjitë e përparuara të vreshtarisë e verëtarisë, etj.. Prioritet i kërkimit shkencor është lidhja dhe zbatimi i produktit të kërkimit në biznes, në zbatim të konventës së Lisbonës, sipas së cilës reforma e KZHTI duhet të synojë reformimin e sistemit financiar drejt mekanizmave të ekonomisë së tregut. Vendosja e mekanizmave të kooperimit ndërmjet kërkimit dhe industrisë, nëpërmjet aplikimit të përbashkët në programe të kërkimit e zhvillimit, duhet të jetë thelbësore në veprimtaritë e ASh. Kohët e fundit shfaqet tendenca alternative për forcimin e inovacionit të NVM-ve, fakt ky që është marrë në konsideratë në propozimin e partnershipit në kuadër të aplikimit të projektit që drejtohet nga METE. Rritja e kapaciteteve të kërkimit shkencor në biznesi do të jetë promotor i investimeve më rentabël në sektorin privat. Kontributi i biznesit në kërkim është sfida e zhvillimit të sigurt e të shëndetshëm të shkencës, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në Shqipëri. Promovimi i rolit vital të sektorit privat në zhvillimin e KZHTI në vend, duhet kuptuar si gjeni i inovacionit. Një kombinim i mirë i politikave qeveritare me strategjitë e biznesit është vendimtar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për të gjeneruar novacion.

Nëpërmjet çfarë mekanizmash zhvillohen veprimtaritë e Akademisë së Shkencave.

Veprimtaritë e ASh zhvilluar me projekte, konferenca e botime monografish e periodikësh, brenda e jashtë vendit. Kështu janë zhvilluar: Projekte të Këshillit të Ministrave; Projekte të mbështetura nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim (PKKZh–AKTI); Protokolle të Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik Bilateral (MASh dhe AKTI) dhe programe të tjera; Projekte në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Kërkimor-Shkencor dhe Artistik midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; Projekte të mbështetura nga Akademitë e Shkencave dhe organizma evropiane apo ndërkombëtare dhe programeve FP7, UNESCO, VVBC-INCO. NET, etj.; një investim të konsiderueshëm zënë edhe aplikime në fushën e kërkimit në programe të BE. Rezultatet e punës shkencore të akademikëve brenda dhe jashtë vendit janë paraqitur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në botime shkencore.

Po në lidhje me arsimin e lartë a ka kontribut Akademia e Shkencave?

Siç del edhe nga veprimtaria e zhvilluar edhe gjatë vitit 2010, Akademia ka patur një kontribut në rritje në bashkëpunimin me universitetet e institucionet e arsimit të lartë, shtetëror e privat; të gjithë akademikët japin kontribut të konsiderueshëm në mësimdhënie, në udhëheqje doktoratash, në hartimin e teksteve mësimore, të kurrikulave e në veprimtari të përbashkëta të ASh me këto institucione.

Do të isha i interesuar të për veprimtaritë që Akademia ka planifikuar në vazhdimësi të kryerjes së misionit të saj?

Përparësitë e ASh përqendrohen, sipas problematikave në fushat prioritare: -Veprimtaritë në fushat e arsimit e të shkencës, të ujit, energjisë, emergjencave civile, bujqësisë dhe ushqimit, bioteknologjive e biosigurisë, biodiversitetit, shëndetësisë e kualitetit të jetës, teknologjive të informacionit e komunikimit mjedisit, gjuhësisë, historisë, trashëgimisë kulturore, sociologjisë, ekonomisë, financës dhe problemeve demografike, emergjencat civile, reformimin dhe funksionimin e Këshillit akademik kombëtar të gjuhës shqipe, lidhjes me universitetet e vendit (shtetërore e private) për forcimin e lidhjeve të ndërsjella ndërmjet mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, gjithmonë për një zhvillimin të qëndrueshëm të vendit: -Kërkuesit e rinj dhe edukimi në shkencë me grup mosha të ndryshme, do të përbëjë një prioritet të ASh në të ardhmen, ku do të përfshihet bashkëpunimi me aktorë të mësimdhënies në të gjitha nivelet, nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimtari të përbashkëta (projekte, konferenca, seminare, tavolina të përbashkëta, etj.).  -Prioritet i kërkimi shkencor do të jetë lidhja dhe zbatimi i produktit të kërkimit në biznes, në zbatim të konventës së Lisbonës, sipas së cilës reforma e KZhTI duhet të synojë reformimin e sistemit financiar drejt mekanizmave të ekonomisë së tregut. -Rritja e kapaciteteve të kërkimit shkencor në biznesi do të jetë promotor i investimeve më rentabël në sektorin privat. -Kontributi i biznesit në kërkim është sfida e zhvillimit të sigurt e të shëndetshëm të shkencës, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në Shqipëri. Promovimi i rolit vital të sektorit privat në zhvillimin e KZHTI në vend, duhet kuptuar si gjeni i inovacionit. Një kombinim i mirë i politikave qeveritare me strategjitë e biznesit është vendimtar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për të gjeneruar novacion. -Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet mosdiskriminimit dhe barazisë gjinore, një dukurie për të cilën duhet shumë punë e me përfshirje sa më të gjërë të shoqërisë civile. -ASh e sheh të rëndësishme dhënien e kontributeve në përmirësime të mëtejshme të legjislacionit për kërkimin shkencor e menaxhimin e tij me efikasitet. Për ASh është e rëndësishme vendosja e një dialogu konstruktiv e të vazhdueshëm me organizmat qeveritare për rritjen graduale të fondeve të caktuara për kërkim e zhvillim, në mënyrë që edhe për këtë tregues vendi të ecë krahas me vendet të tjera të Bashkimit Evropian, ku do të aderojmë së shpejti, për miradministrimin e rritjen e autonomisë së projekteve nga burokracia e sistemit financiar, duke ju përqasur sa më tepër praktikave të Bashkimit Evropian. Politikat e KZh duhet të ndryshojnë nga “politikat e sigurimit të fondeve”, tek politikat e “stimulimit për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin”. -Prioritet për vitin 2011 do të mbetet edhe botimi i veprave me vlera të veçanta shkencore të Akademikëve dhe të studiuesve më në zë që kryejnë veprimtari brenda e jashtë vendit. Me prioritetet e saj, Akademia e Shkencave synon arritje në një nga atributet kryesore të saj, prestigjin e lartë të merituar në komunitetin shkencor, shoqërinë civile e më gjerë, për të qenë forcë lëvizëse, ku ajo duhet të luajë rolin themelor për stimulimin e zhvillimit të vendit në të gjitha drejtimet; me përparësi në kërkimin shkencor (për vënien në jetë të SKZHTI), për një cilësi të lartë në shoqërinë shqiptare, institucionet politikëbërëse e vendimmarrëse si edhe në shoqërinë civile, biznesin vendas dhe të huaj, etj..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora